6/30/12

Mirjeta e Big Brother martohet me 9 gusht (FOTO)


Ajo është përfolur shumë për historitë e saj të dashurisë dhe karakterin e saj të hapur e miqësor. Bëhet fjalë për Mirjeta Bajramaj, një prej banoreve të Big Brother Albania, të vitit të kaluar. Vajza shtatlartë, e cila prej vitesh jeton në Londër duket se ka gjetur dashurinë e saj të vërtetë dhe së shpejti do të lidhë kurorë.

Lajmin e konfirmon vetë vajza, por edhe miqtë e saj, mes të cilëve edhe një prej banorëve që ka ndarë me të shtëpinë e Big Brother, Toros Shahanian. Në statusin e tij të para disa ditëve në rrjetin social facebook ai bën të ditur se Mirjeta Bajramaj martohet më 9 gusht 2012, e padyshim ai është i ftuar në dasmë! Ndërsa i premton mikeshës së vet se “do ta djegim fare zemër”.
Mirjeta Bajramaj është komentuar më parë për historitë e saj të dashurisë me një djalë nga Shkodra, por edhe për lidhjen me një prej banorëve të Big Brother 4, Marielin, djalin shqiptar që vinte nga Italia.
Të dy këto histori dashurie përfunduan në ndarje, por më në fund duket se Mirjeta e ka gjetur djalin e saj të zemrës, ‘’Unë nuk kam qenë kurrë më mirë se tani në vitin 2012, si duket paska qenë për mua. Me punë po eci përpara për ditë e më mirë, kam një punë për t’u admiruar, paguhem mirë dhe në të njëjtën kohë udhëtoj.

Aty kam gjetur dhe të dashurin dhe kam pesë muaj me të, është një djalë shumë i edukuar, i dashur dhe person me zemër të mirë e të madhe, më lumturon shpirtërisht dhe fizikisht’’, thekson Mirjeta në një bisedë të realizuar për ‘’Panorama plus’’, ku tregon se në plan të parë ka marrjen e një shtëpie në Gjenevë të Zvicrës. ‘’Në planet e mia është një shtëpi në Gjenevë.
Mendoj nëse je person i mirë me zemër, Zoti të sheh dhe t’i sjell gjithë të mirat’’, thotë Bajramaj. Ndërsa e pyetur për djaloshin i cili i ka rrëmbyer zemrën, ajo tregon: ‘’Është si ta them, alegro me shije në veshje si unë (qesh), i dashur, paraqitje fizike të mirë, sy të shkruar dhe buzëqeshje të ëmbël, por dhe sjellje të mirë.

Rrallë gjen të tillë, me pak fjalë si dihet, së shpejti mund të kemi dasmë… Edhe astrologia më ka thënë në emisionin ‘’E diell’’ se në të 25-at takon një person të fuqishëm dhe me dashuri të vërtetë, me të cilin mund të kesh martesë (qesh). Të jem unë e para nga gocat e “BB” që martohen, vërtet jam e lumtur!”, përfundon ajo.
Ndërsa ne nuk ngurruam të kontaktojmë edhe Burim Fejzullahun, djaloshin me të cilin është në lidhje Mirjeta, i cili me profesion është drejtor gjeneral në kompaninë ku punon Mirjeta ‘’Po, kemi 5 muaj bashkë dhe e them me plot gojën se është dashuri.
Mirjeta është ajo që kam kërkuar si një dhuratë nga Zoti, është një vajzë e ëmbël, e sjellshme dhe shumë e dashur, me një zemër floriri. Jemi njohur në punë, të dy së bashku punojmë në një kompani europiane ‘’publik relative’’, shitje shtëpie dhe biznese të tjera.

EL RAP DE MESSI QUE CAUSA SENSACION

Adelina Ismajli bllokon plazhin e Vlores ( Video )


Adelina Ismajli, intervista ekskluzive në... by TopChannelAlbania

Adelina Ismajli, intervista ekskluzive ne Top Channel.Do te mjaftonte nje dalje ne festival qe Adelina Ismajli te fitonte statusin e ikones! E kopjuar, e imituar, e dashur apo e perfolur prej 20 vitesh ajo eshte e vetmja qe gezon statusin e dives se pop-it ne trojet shqipfolese!Prej 10 vitesh, Adelina nuk ka shkelur ne televizionet shqiptare perjashto ketu nje dalje ose me sakte nje hyrje ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, ne “Big Brother Albania”.Intervistat e saj kane qene shume te rralla, per te mos thene inekzistente, por ne kete dekade shtypi roze e ka dashuruar Adelina Ismajlin si asnje kengetare tjeter!Kopertina revistash dhe faqe te para me shumice ne cdo fundjave! Turbullirat ne jeten e saj personale nuk e kane zbehur aspak yllin e saj profesional!Megjithate, Adelina ne Shqiperi nuk kendon prej aq shume kohesh sa me siguri brezi qe frekuenton sot diskotekat apo lokalet nuk e ka pare kurre ne skene, ndonese eshte e pamundur te gjesh njeri qe te mos njohe emrin e saj.
“Miss Kosova” e 1997-s ka ngjallur kuriozitet me jeten e saj personale dhe sukseseve ne karriere. Ka intriguar me performancat provokative e me karakterin pikant.
Historite e saj te dashurise kane zeven gjithmone vendin e merituar ne shtypin e shkruar, por Adelina vazhdon te jete e perqendruar gjithmone tek profesioni. Per te folur rreth kesaj dhe gjithckaje tjeter ne jeten e saj private, “diva” e popit mberriti ne studiot e Emisionit te Pasdites ne “Top-Channel”, ne nje interviste ekskluzive dhe te gjate qe kurorezoi me sukses nje sezon te plote emisionesh te pasditesh, te mbyllur diten e premte deri ne rihapjen e sezonit te ri ne shtator.
Tch: Adelina, mireserdhet ne studio. Si e gjeni Tiranen kete here?
Adelina – Kam qene perpara pak kohesh me pune private dhe sa here qe vij eshte gjithmone e me e bukur si qytet, por jane miqte dhe njerezit ata qe e bejne nje vend te bukur ose jo. E verteta eshte se nuk kam shume miq ne Tirane, por rendesi ka sasia dhe jo cilesia.


Tch: Cfare beni tjeter vec punes kur vini ne kryeqytet?
Adelina – Zakonisht vij vetem per pune, por kuptohet, ate kohe te lire perpiqem ta kaloj perkrah miqve dhe mikesha te mia.
Tch: Nuk ju kemi pare prej kohesh ne ekran. Cfare ka ndodhur me ju?
Adelina – Jane shume vite ne pyetje dhe do te mbetemi pese dite ketu nese do t’i shpjegonim me detaje. Nuk e di nese mund te quhet shkeputje ne Shqiperi, ku nuk kam qene aktive ne mediat vizive, por mediat e shkruara i kane percjelle aktivitetet e mia. Pas shpernguljes sime nga Kosova ne Zvicer kam pasur nje bashkepunim me nje dj shume te njohur ne Zvicer dhe kemi bere nje kenge tradicionale, potpuri kengesh, te Shqiperise se Mesme, ne rrymen house, qe korri shume sukses pas leshimit te saj ne shtetet e tjera ku ka shqiptare. Pasrtaj kam bere nje duet me nje kengetar franko-algjerian. Me pak fjale, shume bashkepunime e kontrata pa fund, per te cilat nuk eshte gjithmone interesante te flasesh.
Tch: Gjate ketyre viteve te zena me aktivitete nderkombetare, a keni menduar per Shqiperine?

Adelina – Nuk do te isha ketu nese s’do te kisha menduar. Kisha fiksim te ktheheesha ne nje forme, ndonese kane ardhur breza te rinj qe kane degjuar legjenda urbane per mua, ose kane degjuar nga prinderit dhe fundja kam nje nostalgji dhe deshire te madhe per t’u rikthyer aty ku kam bere kalimin e madh nga adoleshenca ne rini.
Tch: Adelina, nje jete qe e vogel ne skene. A ka qene e veshtire per ju?
Adelina – Jo. Mbase ngaqe nuk njoh jete tjeter jete dhe nuk me duket e veshtire, edhe pse kam deshiruar gjithmone nje jete te zakonshme dhe normale, mbase ngaqe se kam pasur kurre. Kam admiruar fshehurazi jeten e nje njeri te thjeshte, qe ulet perpara televizorit dhe ben thashetheme. Por, kur nga mosha 6-vjecare futesh ne festivale jugosllave, meson qe televizorin ta shohesh jo thjeshte per argetim, por edhe per te thithur mencuri apo kualitete te personave qe sheh ne te. Eshte dicka e ndryshme nga bashkemoshataret e mia qe atehere thjesht argetoheshin.
Tch: Si nje person tejet publik, si perpiqesh te ruash ate pjesen tende personale?
Adelina – Bej shkeputjen sepse jane 26 vite ne pyetje dhe nuk do te mund te mbijetoja ndryshe, edhe pse kamera di te jete edhe nje sabotazh per jeten dhe njeriun faktikisht. Shkeputem automatikisht, sepse gjithmone kam te qarte qe perparesore eshte lumturia ime, shendeti i dhe jeta ime. Eshte me te vertete keshtu, ndonese si shprehje eshte nje klishe qe e thote cdo njeri i famshem qe del perpara kamerave.
Tch: Megjithate, duhet te jete e veshtire te shkeputesh nga jeta profesionale aq thjeshte, kur je nje person publik i ketyre permasave.
Adelina – Jo nuk eshte aspak e veshtire sepse vjen nje moment kur nuk mundesh me. Te jesh qendra e vemendjes per 26 vjet ben qe gjithcka te teprohet dhe te merr malli te jesh thjesht nje njeri si te gjithe te tjeret. Zvicra me ka ndihmuar per kete. Zviceranet jane njerez qe shikojne punet e tyre dhe ne Zvicer nuk isha aspak e njohur fillimisht, ndaj mund te merrja fryme lirshem.
Tch: Si eshte marredhenia juaj me mediat shqiptare? Shume thashetheme jane thene edhe ketu.


Adelina – E kote te komentohen thashethemet, por me duket normale qe mediat shqiptare ka percjelle ate qe eshte transmetuar dhe perfolur ne Kosove. Thashethemet krijohen ne Kosove, ku jane formuar brutalitete, genjeshtra qe i kam dhene me prova qe nuk kane qene keshtu. Une nuk doja te merresha me to sepse nuk e besoja qe njerezit e besonin seriozisht dhe une si ve faj Shqiperise, medias se shkruar shqiptare qe po transmetonte dicka qe eshte marre nga Kosova pa asnje lloj fakti sepse fundja ne nuk kemi nje kontroll mbi ate qe quajme nje shtyp roze… Nuk kam preferuar te komentoj, por atehere kur eshte tepruar dhe me kane shpikur martesa apo dasma, e kam pare te arsyeshme te nderhyj dhe te shkoj deri ne gjyq. Gjithsesi, une di pak per keto, pasi eshte kompania qe menaxhon te drejtat e mia ajo qe merret me kete pune. Di vetem qe aktualisht jam e paditur ne Vlore (qesh).
Tch: Atehere eshte e vertete qe ju keni qene burim trazirash ne Vlore?
Adelina – (Qesh). Trazira eshte nje fjale e madhe, por ne Vlore u xhirua nje videoklip veror. Nuk them qe eshte videoklipi me i mire i veres, por eshte nje gje e bukur e interesante dhe ndoshta vlen te shikohet. Ka shume situate komike brenda dhe estetike te tepruar per shkaqe skenari, por s’dua ta zbuloj te gjithin. Eshte nje situate komike qe ndodh mes dy personazheve dhe ka dy kuptime, jo perqeshje, por kemi ngacmuar pak klipet ballkanike ku ka hiperbolizime te te gjitha lllojeve, qe tek zgjatimet e flokeve, gjestet e tepruara, ngjyrat etj. Ajo qe ndodhi ne Vlore ishte pak komike, sepse videoklipi solli shume terheqje vemendje dhe per pak kohe u bllokua plazhi. Keto kane qene te gjitha trazirat, asgje me shume. Ne fakt, Vlore e kisha imagjinuar ndryshe, si hera e pare qe shkoja kisha rene edhe une pjese e propagandes apo klisheve te ndryshme. Mbase po, sic thoni ju (I drejtohet prezantueses se Pasdites, Lira Burgijes), i mendoja vlonjatet pak te vrazhde, por Vlora eshte nje qytet shume mikprites dhe ashtu jane edhe njerezit ne te. Pjesa qe kane nje krenari te vecante, qe nuk te hapin rrugen ne timon eshte normale. Ne Kosove ndodh gjithashtu keshtu, ndryshe nuk mbijetohet ndryshe (qesh).
Tch: Ne cilen gjuhe eshte ky videoklip?
Adelina – Eshte ne shqip. Kisha marre kritika nga fansat qe te behej dicka shqip, kisha kater dite te lira dhe thashe pse jo. Kur ke nje kenge qe eshte krijuar nga nje mjeshter si Ardit Gjebrea, eshte mekat qe puna te mos behet klip. Ndaj s’donim nje klip te ekzagjeruar, qe te degjohet kenga.
Tch: Partneri juaj ne klip eshte Julian Deda. Duhet te kete shume gjera per te qeshur?
Adelina – Juli ka nje rol pak me ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim, eshte pak me ndryshe. Personalisht, mendoj se ta quash humorist apo aktor eshte e vogel, pasi ai eshte nje artist i vertete. Une kam pasur fatin qe te aktroj edhe me Zef Deden dhe tani me te birin dhe po i thoja Juilit: “Aman mos e bej djalin aktor se do te arrij deri atje njohjen” (qesh).
Tch: Por, ndersa Juli eshte partneri juaj ne videoklip, Vali eshte partneri juaj ne jete dhe ne pune, si menaxheri juaj. Kush eshte mashkulli qe ka fituar zemren e nje prej femrave me te bukura dhe te talentuara shqiptare?
Adelina – Eshte e veshtire ta pershkruash ne nje interviste. Ne te vertete, eshte pershtypja dhe pamja qe me kane bere te dashurohem. Ne nje koncert ne Zvicer, ne temperatura teper te larta ai po punonte ne skene gjysme i zhveshur dhe me terhoqi menjehere vemendjen. Vali eshte pronari i nje diskotekte ku do promovoja albumin e kaluar dhe atje e kam njohur. Ne kontaktin e pare, po e mendoja per “dj” ose punetor skene. S’me shkonte mendja qe eshte pronari sepse mamaja ime kishte kontaktuar me te dhe se dija si dukej. Doja gjithsesi te bisedoja me te dhe gjeta si menyre per te folur te shaja gjithcka ne ate klab dhe menyren se si pronari e kishte organizuar. Ai qeshte dhe me degjonte. Ne fund mesova qe ishte pronari. Pa dyshim, menyra ime e joshjes ishte me katastrofikja e ndonje femre ne histori (qesh).
Tch: Por, si lindi ajo shkendije mes jush?
Adelina – Ne ishim miq fillimisht dhe ky eshte nje komponent i vecante i lidhjes dhe bisedonim pa tabu per tema te ndryshme. Vali eshte i rritur ne Zvicer dhe France, ndaj ndihesha e lire me dike qe s’ka paragjykime apo stereotipe. Pastaj lindi ajo kimia midis dy njerezve, jam une ajo qe bera hapin e pare, ne fakt s’mund te quhet as hap, sepse ishte direkt nje puthje. Me pas, ai kembenguli qe ndiente te njejten gje, ndonese s’kishte marre kure kurajo qe ta bente per shkak te respektit qe ndiente ndaj meje.
Tch: A kane baze zerat per dasmen tuaj qe jane degjuar?
Adelina – Ne fakt nuk kemi planifikuar ndonje dasem, vetem po na e beri ndonje gazete, shkojme bejme edhe ndonje tjeter pa problem. Une dhe Vali as qe do e benim publike lidhjen tone, por do te ishte e pandershme qe te kem nje lidhje te fshehte, pasi jam person publik dhe i kam falur gjithe jeten publikut. Prandaj, tani te fsheh lidhjen time s’me duket e ndershme. Besoj se duhet te jete keshtu, qe jeta private te jete sa me private, por gjithsesi kam disa pergjegjesira si person publik.
Tch: Adelina nene?
Adelina – Jo, nuk e kam menduar kete ende. Gjithsesi, se kam menduar ndonjehere seksin e femijes, e rendesishme eshte te jete i shendoshe dhe te kete nje jete te lumtur. Vajze a djale nuk ka rendesi. Megjithate, preferencat e mia personale jane qe ne radhe te pare te jem nene dhe pastaj kengetare. Per momentin jam e perqendruar tek karriera. Kur te vendos te beje femije, nuk do te jem me.
Tch: Adelina, si e mbani trupin gjithmone ne forme?
Adelina – Besoj se te gjithe ata qe ulen ne kete studio thone se eshte gjenetike. Ne rastin im eshte pak edhe ajo, por edhe perpiqem shume. Bej cdo dite 60 minuta not, palester, plus impenjimet e shumta me mbajne te gjithe kohen ne levizje. /top channel/

Premtim Xhandarmërisë në Kosovë (Video)

Kur e pyetën pse betimi tërë është praktikisht i aplikueshëm për mbrojtjen e Kosovës, xhandarmëria të them se këto janë metafora në frymën e Shën Vitus.

Xhandarmëria serbe ka një betim i ri, i cili është nisur zyrtarisht dje. Përmbajtja e betimit të cilin ai mësoi për luftën B92 për Kosovën, pa të cilën nuk ka Serbia. Shkrimtari është Bratislav Dikiç, kreu i xhandarmërisë.

Betimi Xhandarmërisë
Kosova ishte nëna ime,
prejardhja ime është në Kosovë,
stërgjyshërit e mi janë nga Kosova,
historia ime është në Kosovë,
populli serb e mi ka lindur në Kosovë,
minave serbe është bërë në Kosovë. Kosova nuk kanë nënën, jo ne nuk kemi origjinën e Kosovës, Kosova nuk kanë paraardhës, nuk kam asnjë historia e Kosovës, Kosova nuk ekziston pa popullin serb tim, Kosova nuk ekziston pa serbe e mia. popullit serb, vëllezër dhe motra, unë betohem në Zot, unë do të fitojë ose të vdesin me nder, për nderin tim, për prejardhjen time, për familjen time, për Serbinë e mia. Me besim në Zot, Kryqit të Shenjtë dhe Nënë Serbia. Rroftë Serbia!
Kur u pyetën se çfarë "do të fitojë apo të vdesin për Serbinë se Kosova nuk është e mundur pa" Xhandarmërisë thonë se njësitë e MPB-së është festuar Shën Vitus, si lavdinë e tyre, dhe prandaj fokusi i betimit të Kosovës. "Kjo është metaforë e pastër. Ne kemi kërkuar për të treguar shpirtin e St 'Vitus për të kërkuar të historisë dhe mos harroni heronjtë e vjetër të Kosovës dhe të përgjithshme të ditës, si në ditën e Betejës së Kosovës dhe për këtë arsye ajo është e thënë do të fitojë apo të vdesin. Asgjë nuk të bëjë me ndryshimin e qeverisë bën betimin dhe Kosovën simbolike Lidhje me një ndryshim të qeverisë në Serbi. Kosova ka qenë gjithmonë e rëndësishme të kësaj njësie, që nga themelimi i saj deri më sot ", thotë stacion Puzović, PR Xhandarmërisë. Për Philip Švarm, krijuesit e "njësi", e cila merret me ngritjen dhe rënien e JSO-së, kjo këngë, thotë ai, "përpjekje e ngathët në krijimin e unitetit dhe solidaritet". "Mendoj se tani është tregues i tanishëm i patriotizmit, sidomos në këtë marrëdhënie politike që është krijuar në Serbi. Pra, ne jemi partioti, ne kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, do të mbajë një preambulën kushtetuese dhe theksoj rëndësinë mitik poetik të Kosovës, "tha ai. Megjithatë, Antonijeviç Milan, avokatët dhe të drejtave të njeriut aktivist , kjo është një surprizë të pakëndshme për dy arsye: theksi mbi përkatësinë dhe duke luftuar për popullin serb dhe referencat për Kosovën, si i vetëm thelbësor. "Kjo njëjti shqetësim sidomos kur ju shikoni në se kjo njësi do të jenë të angazhuar në zonat multiancionalnim, ajo do të ketë kontakte me kombet drugiunm që duhet të veprojnë në Serbi okakva kështu, Serbia jo vetëm Kosova. Kushtetuta thotë që qeveria serbe i rregulluar, ka shumë kombe të tjera që jetojnë në të dhe ne nuk mund vetëm Preambula e Kushtetutës të mbështeten, kur njerëzit të bëjnë një betim për të mbrojtur këtë vend në mënyrën e përcaktuar për të, "thotë ai. Përndryshe, Më shumë se 3000 pjesëtarë të Xhandarmërisë, nën armatim të rëndë, sistematizimin miratuar kohët e fundit, e praktikisht nën komandën e një njeriu. Me të njëjtën punë, rreth 600 i përkasin një skuadër të veçantë, e cila është strukturë të ngjashme me ushtri se policia.

SuperMario, sinjal Spanjës para finales



Italia është kualifikuar në finale të kampionatit evropian Euro 2012, pasi ka mposhtur me rezultat 2:1 Gjermaninë në gjysmëfinalen e zhvilluar në Varshavë Ndeshja filloi në mënyrë të qetë, e në një atmosferë të mirë në Varshavë, ku dominonin gjermanët në numër, por as italianët nuk ishin të heshtur.
Historia e cila flet për Italinë, u tregua në këtë takim, ndonëse edhe ndryshimet e Loew me inkuadrimin e Kroos u treguan negative.
Pas dhjetë minutash lojë, Gjermania bën sulmin e parë. Breshëri goditjesh drejt portës së Italisë ndalen nga Buffon, ndërsa Pirlo largon një top nga vija fatale. Fat i madh për Italinë.
Nga ana tjetër dukshëm u shfaq disponimi i Balotellit, që dy-tri herë dështoi të hapej, por në sytë e këtij leopardi shihej dëshira e zjarrtë për të realizuar.
Gjermania vazhdoi sulmet e vazhdueshme me goditjet nga distanca, të cilat u treguan të dobëta për Gianluigi Buffon, i cili po ashtu ishte tejet në disponim.
Dhe, pasi kaloi bukur dy lojtarë gjermanë, Antonio Cassano edhe më bukur harkoi për Mario Balotellin (20’), i cili ishte i pa përmbajtshëm për Badstuberin, për të shënuar me kokë për 1-0 dhe epërsinë e Italisë
Pas këtij dushi të ftohtë për gjermanët, pasojnë përsëri sulmet e tyre. Podolski dhe Khedira nuk u treguan klinikë para portës, por kur flasim për gjakftohtësi, e kemi një lojtar tjetër në listën tonë.
Një pasim gjenial të Riccardo Montolivos e shfrytëzoi në mënyrë hyjnore Mario Balotelli, i cili i iku grackës së ofsajdit dhe me top vrapoi drejt portës duke e pasur prapa përsëri Badstuberin, por nuk vendosi ta kalonte portierin Neuer, për të vendosur për një goditje nga 16 metra, e cila e la të traumatizuar dhe të shokuar portierin gjerman. 2-0 dhe epërsia e dyfshtë e Balotellit (36’), i cili iu gëzua golit të tretë në këtë kampionat.
Me këtë rezultat mbaroi dhe pjesa e parë, kurse në pushime sigurisht se Loew kishte dy fjalë me mbrojtësit e tij, të cilët nuk ishin kërkah
Pjesa e dytë – Gjermania e filloi këtë fraksion me dy ndryshime. Gomez u largua nga loja, ashtu sikurse Podolski, për të liruar vend për Mario Gomez dhe Marco Reus.
Ishte pikërisht Reus ai që filloi të shfaqej rrezikshëm me disa dalje, duke paralajmëruar një pjesë të dytë të zjarrtë. Pas një gjuajtje të lirë, Marco Reus ishte pranë golit kur në shprehje erdhi supremacia e Buffon, që me ndihmën e shtyllës parandaloi golin.
Në vazhdim prandelli reagoi dhe solli në lojë Alessandro Diamantin në vend të Cassanos, për të stabilizuar lojën dhe pak më vonë në lojë u inkuadrua edhe Thiago Motta, për të forcuar repartin defensiv.
Kështu, Gjermania u hodh në sulm me të gjitha forcat, kurse Italia e forcoi shumë mbrojtjen, duke bërë që nga dy kundërsulme të mos realizonte në portën e zbrazët Marchisio dhe më pas një rast të njëjtë humbi edhe Antonio Di Natale.
Në minutat shtesë, Balzaretti luajti me dorë në zonë, për të detyruar gjyqtarin Stefano Lanoy që të akordojë penalti për gjermanët, të cilën, me sukses e realizoi Mesut Ozil, për të mbajtur gjallë shpresat e gjermanëve në dy minutat e fundit.
Edhe pse rezultati ka mundur të jetë 5:1 për Italinë, ndeshja përfundoi me rezultat 2:1, pasi Gjermania dështoi të realizonte deri në fund.
Në finale Italia do të takohet të dielën më 1 korrik me kampionen aktuale të botës Spanjën. Sfida do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Kievit.

Sa fiton Google për një sekondë!


Paniku i javës së kaluar pas problemeve disa minutëshe të Google u bë shkak për shfaqjen e shumë skenareve të ndryshme në lidhje me problemin.

Por meqë Google nuk bëri ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë problem, atëherë gjithçka që shkruhet mbetet thjesht hipotezë, shkruan Portali Albeu.

Por Adam Thompson, themeluesi i RYP Marketing ka bërë një analizë interesante në lidhje me dëmin që një ndërprerje disa minutëshe mund t'i shkaktojë kompanisë gjigande.

Gjatë analizës së tij, Thompson analizon këtë çështje duke thënë se llogaritja është bërë duke marrë si bazë mesataren vjetore të të ardhurave të Google.

Në vitin 2011, Google realizoi të ardhura rreth 38 miliardë dollarë. Nëse kjo shumë pjestohet me numrin e minutave gjatë një viti (525.600 sekonda), atëherë mund të nxirret përfundimi se fitimi për një minutë është 72.380,95 dollarë.

Në rastin e ndërprerjes 10 minutëshe (aq sa ndodhi javën e kaluar), nxirret përfundimi se për 10 minuta Google ka shënuar një humbje nga të ardhurat në vlerën 725.000 dollarë!

6/29/12

Patenta e Chuck Norris


A e Dini Çfare Janë Këta Shiritë qe ka Mario Balotelli


Te shumica e lojtarëve të EURO 2012 janë vërejtur disa shirita me ngjyrë, në qafë, në shpinë por edhe përpara në bark.
Edhepse ajo dukej si një copë e fanellës së lojtarëve ose ndonjë ‘kreativitet’ i ri i prodhuesve të fanellave – në të vërtetë nuk është kështu.

Kjo u vërejt më së miri mbrëmë kur Mario Balotelli nuk mundi ta ndalë veten pas golit të dytë të shënuar ndaj Gjermanisë dhe e hoqi fanellën.
Çka është?
Ky është shirit special që quhet kinesio-shirit, e që jep përkrahje dhe stabilitet për muskujt e njeriut pa afektuar qarkullimin e gjakut ose shpejtësinë e lëvizjes. Ajo gjithashtu shërben edhe për të trajtuar dhimbjet.
Kinesio-shiriti është një teknikë e bazuar në procesin e shërimit natyral të trupit. Me përdorjen e këtij shiriti është zbuluar se muskujt mund të ndihmohen shumë dhe bashkë me ato edhe organet tjera si dhe mund bëhet trajtimi nervor.
Kinesio-shiriti aplikohet te muskujt për të zvogëluar dhimbjet dhe inflamimin, gjithashtu shiriti relakson muskujt e stërlodhur si dhe përkrah lëvizjen muskulare për 24 orë.
Për herë të parë ky shirit u përdorë nga ekipi i volejbollit të Japonisë dhe shumë shpejtë u shpërnda te sportistët tjerë. Sot, Kinesio-shiriti përdoret nga shumica e sportistëve rreth botës.

6/28/12

TE PATHENAT E JAVES

Adelina Tahiri nderron lekure


Të gjithë artistët po përgatiten sa më parë që të jenë në treg gjatë kësaj stine të nxehtë me një këngë.
Edhe këngëtarja Adelina Tahiri po përgatitet për videon e re dhe ajo duket sikur e ka ndërruar edhe lëkurën, nga një bionde e bukur në një zezake “hot”. Urojmë që edhe kënga të pritet mirë, po ashtu ju paralajmërojmë me këtë foto se si do të duket këngëtarja që është shquar gjithmonë për simpati në skenë dhe klipe, në mënyrë që ta njihni se është ajo.

Konvertohet në mysliman


Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Admir Mehmedit, Valon Behramit e Blerim Xhemajlit në kombëtaren zvicërane, mbrojtësi Philip Senderos është konvertuar në fenë myslimane. Ish mbrojtësi i Arsenalit, tani anëtar i skuadrës angleze Fulham është konvertuar nga feja katolike në atë muslimane.
”Kur isha i lirë më pëlqente të lexoja shumë libra për religjionet botërore. Përfaqova islamin si fenë që më bindi më së shumti” deklaroi Senderos. Mbrojtësi zvicëran është konvertuar në një nga qendrat islamike të qytetit të Manchesterit

Kjo pilote bombardoi Serbinë për 200 orë rresht (VIDEO)



Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila sot e 13 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzoj Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”.

Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”.

Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”.

Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj,

Roberti i Nora Istrefit tregon muskujt (Foto)


Edhe muzikanti i njohur tashmë ka kohë si i dashuri i Nora Istrefit, që përbëjnë kështu një nga çiftet më simpatike të estradës kosovare, Robert Berisha vazhdon të reklamohet nëpërmjet fotove.

Këtë foto që zbuluam tregohet Roberti dhe tatuazhet e tij duke forcuar muskujt, me siguri gjatë ushtrimeve në fitnes. Por kush ia ka bërë foton? Ndoshta Nora?

Urojmë që këngëtarja të mos bëhet xheloze kur të shikojë shumë pëlqime të kësaj fotoje nga ana e femrave të tjera.

Drita D’Avanzo: Jam krenare per prejardhjen time Shqiptare (Foto)


Eshte shqiptare dhe njihet si nje nga yjet e televizionit amerikan. Drita D’Avanzo, mund te renditet pa frike ne listen e personazheve qe na bejne te ndihemi krenare… E angazhuar ne nje prej spektakleve me te ndjekur atje, Drita ka arritur te kthehet me kohen ne nje prej figurave me te dashura te ekranit. Ne kete interviste ekskluzive per “Bluetooth”, shqiptarja e “Mob Wives” rrefen rrugetimin e saj ne televizion, jeten ne Amerike, familjen, divorcin, deshiren e madhe qe ka per te ardhur ne Shqiperi dhe lidhjet me shqiptaret e famshme Rita Ora dhe Bleona Qereti.



Ndahen Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri


Pas sukseseve të fundit me videoklipin ‘Tonight’, Ledri dhe Dafina kanë vendosur ti japin fund lidhjes së tyre disa mujore.
Sipas disa burimeve është arritur të kuptohet se çifti Dafina-Ledri janë ndarë përfundimisht.
“Të mërkurën e kaluar, pas një zënke janë ndarë Ledri dhe Dafina” ka thënë burimi.
Info Globi ka tentuar ta kontaktoj Ledrin mirëpo kjo ka qenë e pamundur.Para disa ditësh pati një perleshje fizike mes ish te dashurit të Dafinës , Krenarit dhe Ledrit ku keqas përfundoi ky i fundit.

6/27/12

Fjolla Morina ndahet nga i dashuri, Kushtrim Geci


“Ka kohë që njerëzit kanë dashur të më shohin me dikë dhe shpeshherë edhe kanë spekuluar për lidhje të ndryshme që gjoja kam pasur, mirëpo unë gjithnjë i kam përgënjeshtruar dhe u kam thënë se në momentin kur ta gjej princin e ëndrrave do ta bëj publike.
Dhe kështu fillimi i vitit 2012 solli fat në dashuri për mua, sepse takova princin tim. Tani jam në një lidhje me dikë që e dua shumë dhe do ta dua deri në frymën time të fundit.

Ja pra, ky është tipi im, është personi që më bën të lumtur, që më bën të qesh, më bën ta dua dhe më do, një tip që më kupton, më përkrah në profesionin e këngës, më çmon dhe i di vlerat e mia”, kështu kishte deklaruar këngëtarja Fjolla Morina, gjatë një interviste dhënë në Kosovë për lidhjen e saj të re me biznesmenin Kushtrim Geci.

Por si duket kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë pasi Fjolla tashmë është single dhe është ndarë nga Kushtrimi. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ndarjeje, por këngëtarja Morina ka hequr të gjitha fotot në të cilat ka qenë bashkë me Kushtrimin nga profili i saj, madje edhe ato në të cilat ka festuar ditëlindjen e fundit. Fjolla hedh mbrapa edhe një lidhje tjetër, ndërsa së shpejti pritet të hedhë në qarkullim këngën më të re të shoqëruar me klip, që do ta ndjekë këngëtaren gjatë gjithë agjendës verore.

Aksidentohet reperi 50 Cent


Reperi me famë botërore 50 Cent ka pësuar një aksident paraditen e së martës në autostradën e ‘Long Island’ në New York. Zëdhënësi i reperti bëri të ditur se “50 Cent tani është mirë dhe ka dalë nga spitali. Fatmirësisht ai shpëtoi me disa plagë në qafë”, transmeton BW.
TMZ theksoi se plagët e reperit u shkaktuan pasi automjeti i tij u përplas me një kamion.
50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson u dërgua menjëherë në spital dhe pas mjekimit doli nga spitali.

6/26/12

Gerta lidhje sekrete me Liamin, punojn ne club-e per ”alibi”



Flirti mes tyre brenda lojës në shtëpinë e “Big Brother 5” nuk mund të konsiderohej aq i papërfillshëm. Fakti që Liami dhe Gerta fjetën bashkë në prani të kamerave, duket se nuk ishte aq i rastësishëm sa ata pohuan. Mes tyre kishte një tërheqje fizike, dhe arsyeja e një stepjeje për ta pohuar ndoshta ishte pikërisht fakti se Liami luajti me statusin “i dashuruar”.
Vajza nga Këlni, Evelin Pollok, për të cilën Liami pohoi se ka një lidhje serioze tashmë prej nëntë muajsh, ishte e pranishme në natën finale të spektaklit, për të vazhduar dhe disa ditë pushime në qytetin e Vlorës si çift. Ndërkohë që Liami, edhe pse kishte pohuar se në qoftë se nuk do fitonte, do të rikthehej sërish në Gjermani, ai nuk e bëri. Ai përcolli Evelin drejt Gjermanisë pak javë më parë dhe vendosi të qëndrojë në Tiranë, ku nën menaxhimin e Dritanit të BB5 do të luajë si DJ në disa club-e të njohura të jetës së natës.
Tashmë duket se dashuria e bërë publike për Evelin është lëkundur. Ai është parë lokaleve të ndryshme të Tiranës në shoqërinë e Gerit, duke shkëmbyer puthje dhe sjellje intime. Duket se për të jetuar këtë marrëdhënie mes tyre ata kanë zgjedhur lokale apo clube jo shumë të frekuentuara. Në tregun e jetës së natës ai do të luajë me emrin “DJ LIAM MANDIARO” në shoqërinë e Gerit.
Përveç Dritanit të BB5, ai do po shoqërohet në këto koncerte pikërisht nga Geri. Ky bashkëpunim është konsideruar si një “alibi” e tyre për të fshehur marrëdhënien, duke e trajtuar si marrëdhënie pune mes tyre. Ndërkohë që Geri nga ana e saj hyri në BB5 me statusin “single”, dhe po ashtu në faqet e shtypit rozë është komentuar me po të njëjtin status. Për sa i përket kësaj lidhjeje, ata po tregohen skeptikë ndaj medias, duke mos pranuar të flasin as njëri as tjetri në lidhje me këtë histori, por pa fshehur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.
Gjithsesi ne bëhemi kureshtarë të dimë nëse lidhja mes tyre do të marrë një drejtim serioz, apo do të mbetet si një flirt, e ndërsa nuk dihet se sa mund të rezistojë dashuria në distancë e Liamit me vajzën gjermane. Ish-banorët e tjerë të “Big Brother 5” e kishin parashikuar që mes Liamit dhe Gertës do të niste një histori jashtë kamerave, gjë që ndodhi vërtet.

Mega Koncert Ne Prishtine UNIKKATIL VJEN NË PRISHTINË