6/30/12
Mirjeta e Big Brother martohet me 9 gusht (FOTO)
Ajo është përfolur shumë për historitë e saj të dashurisë dhe karakterin e saj të hapur e miqësor. Bëhet fjalë për Mirjeta Bajramaj, një prej banoreve të Big Brother Albania, të vitit të kaluar. Vajza shtatlartë, e cila prej vitesh jeton në Londër duket se ka gjetur dashurinë e saj të vërtetë dhe së shpejti do të lidhë kurorë.
Lajmin e konfirmon vetë vajza, por edhe miqtë e saj, mes të cilëve edhe një prej banorëve që ka ndarë me të shtëpinë e Big Brother, Toros Shahanian. Në statusin e tij të para disa ditëve në rrjetin social facebook ai bën të ditur se Mirjeta Bajramaj martohet më 9 gusht 2012, e padyshim ai është i ftuar në dasmë! Ndërsa i premton mikeshës së vet se “do ta djegim fare zemër”.
Mirjeta Bajramaj është komentuar më parë për historitë e saj të dashurisë me një djalë nga Shkodra, por edhe për lidhjen me një prej banorëve të Big Brother 4, Marielin, djalin shqiptar që vinte nga Italia.
Të dy këto histori dashurie përfunduan në ndarje, por më në fund duket se Mirjeta e ka gjetur djalin e saj të zemrës, ‘’Unë nuk kam qenë kurrë më mirë se tani në vitin 2012, si duket paska qenë për mua. Me punë po eci përpara për ditë e më mirë, kam një punë për t’u admiruar, paguhem mirë dhe në të njëjtën kohë udhëtoj.
Aty kam gjetur dhe të dashurin dhe kam pesë muaj me të, është një djalë shumë i edukuar, i dashur dhe person me zemër të mirë e të madhe, më lumturon shpirtërisht dhe fizikisht’’, thekson Mirjeta në një bisedë të realizuar për ‘’Panorama plus’’, ku tregon se në plan të parë ka marrjen e një shtëpie në Gjenevë të Zvicrës. ‘’Në planet e mia është një shtëpi në Gjenevë.
Mendoj nëse je person i mirë me zemër, Zoti të sheh dhe t’i sjell gjithë të mirat’’, thotë Bajramaj. Ndërsa e pyetur për djaloshin i cili i ka rrëmbyer zemrën, ajo tregon: ‘’Është si ta them, alegro me shije në veshje si unë (qesh), i dashur, paraqitje fizike të mirë, sy të shkruar dhe buzëqeshje të ëmbël, por dhe sjellje të mirë.
Rrallë gjen të tillë, me pak fjalë si dihet, së shpejti mund të kemi dasmë… Edhe astrologia më ka thënë në emisionin ‘’E diell’’ se në të 25-at takon një person të fuqishëm dhe me dashuri të vërtetë, me të cilin mund të kesh martesë (qesh). Të jem unë e para nga gocat e “BB” që martohen, vërtet jam e lumtur!”, përfundon ajo.
Ndërsa ne nuk ngurruam të kontaktojmë edhe Burim Fejzullahun, djaloshin me të cilin është në lidhje Mirjeta, i cili me profesion është drejtor gjeneral në kompaninë ku punon Mirjeta ‘’Po, kemi 5 muaj bashkë dhe e them me plot gojën se është dashuri.
Mirjeta është ajo që kam kërkuar si një dhuratë nga Zoti, është një vajzë e ëmbël, e sjellshme dhe shumë e dashur, me një zemër floriri. Jemi njohur në punë, të dy së bashku punojmë në një kompani europiane ‘’publik relative’’, shitje shtëpie dhe biznese të tjera.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment