6/23/12

Një javë pushim nuk mjafton, 4 ditë duhen vetëm për të hequr ankthin



Një javë pushim mund të mos jetë e mjaftueshme për t’u çlodhur nga stresi i punës. Kush zgjedh ‘shtatë ditë’ pushim duke shpresuar se do të kthehet në formë të mirë në fakt shijon relaksin aq shumë të dëshiruar vetëm në tre ditë.
Kjo për shkak se katër ditë janë të nevojshme për të ulur nivelet e akumuluara të ankthit. Një studim i ‘Liverpool Victoria Travel Insurance’ që ka pyetur 2021 persona ka konkluduar se vetëm në gjysmën e ditës së katërt personi ndihet më i relaksuar dhe më në fund arrin të shijojë pushimet.
Por për psikologun Glenn Wilson i intervistuar nga ‘The Telegraph’ ka plot fakte që pushimet mund të kenë një efekt pozitiv në humor, mirëqenie dhe shëndet mendor edhe pse sipas tij është më mirë që të merren pushime të shpeshta sesa disa shumë të gjata.

Majmuni talent i pabesueshëm si kauboj



Ata janë të pandashëm: majmuni Whiplash dhe qeni i tij.

Në rodeon e zhvilluar në Nevada ky çift i pazakontë është shumë i famshëm sepse jep spektakël për publikun njësoj si çiftet e tjera “kalë-njeri”.

Sipas pronarit të majmunit, Tommy Lucia, Whiplash është shumë i zoti: “Ai di të japë urdhra dhe qeni i zbaton me përpikmëri. Ka një talent të pabesueshëm si kauboj.”

“Kur mbaron garën e tij, majmuni kthehet në shtëpi për të ngrënë mollë, banane dhe të preferuarat e tij, luleshtrydhet”, shton Lucia, i cili nuk i pranon kritikat nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve të cilët mendojnë se Whiplash do të jetonte më mirë në habitatin e tij natyral.



“E kam shpëtuar nga kafazi në Florida që kur ishte shumë i vogël dhe i siguroj të gjithë se nëse do të ishte i pakënaqur do të ma bënte të ditur”, thekson pronari për ‘Daily Mail.

ERMAL MAMAQI FT DR FLORI - KU KA SI TIRONA ( OFFICIAL VIDEO )



Music Production: Dr. Flori & Edlir Begolli
Regjia: Ermal Mamaqi
Video Production: Chill ( Ernis Cili )

Liami, ja ku po i kerkon ato qe nuk i fitoi dot neBB5...



Sic duket, ish-banori i ka vene qellim vetes qe leket qe nuk fitoi ne BB5 t’i fitoje duke punuar si Dj. Ofertat nuk kane munguar dhe as fansat e shumte te Liamit. Kjo vere do te jete me shume pune sesa pushime per Liamin nese do te vazhdoje me kete ritem. Nderkohe, fanset jane perhere e kudo me afer tij, sidomos tani qe Evelina eshte larguar drejt Gjermanise. Nese behet sadopak xheloze ajo duke pare fotot ne Facebook, kete nuk dime ta themi, po cifti duket se ka vertet nje marredhenie speciale dhe te konsoliduar.

6/22/12

QË NGA VITI I ARDHSHËM – EDHE DY FESTIVALE

Korrespodencë nga Suedia

Përpos festivalit të Folkorit Shqiptar dhe Festivalit të Poezisë dhe i Muzikës Krijuese

Shqiptare në Diasporë, në Suedi do të mbahet edhe Festivali për Fëmijë dhe Festivali i Filmit për krijuesit nga diaspora



Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, në mbledhjen e vetë të fundit, e kryesoi Fikrije Bajraktari, kryeatre, analizoi veprimtarinë e Unionit gjatë vitit 2011 dhe mori disa vendime të rëndësishme për veprimtarinë që shoqatat anëtare dhe Unionin e presin vitin e ardhshëm. Kryesia vlerësoi se gjatë vitit 2011, Unioni, organet e tij dhe shoqatat anëtare kanë pasur veprimtari të sukseshme në zhvillimin e jetës kulturore dhe në integrimin e bashkëkombasëve tanë në shoqërinë suedeze, konform planit vjetor për veprimtari.
Në fjalën e rastit për këto veprimtari që e paraqiti Ahmet Bella, sekretar organizativ, por edhe në diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje, u tha se ndër veprimtaritë kryesore të Unionit gjatë këtij viti ishin dy faestivalet tashmë tradicionale: Festivali i Folklorit Shqiptar dhe Festivali i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare në Diapsorë.

Festivali i Foklorit Shqiptar, që ishte i pesti me radhë, u mbajt gjatë muajit maj në qytetin e Kristianstadit, ku bartëse e organizimit ishte shoqata ”Ardhmëria”. Për të shfaqur vlerat e pasura të fokilorit dhe të traditës shqiptare, në këtë festival morën pjesë Shoqata "Nëna Terezë" nga Ängelholmi, Grupi i Vallëzimit "Shqiponja" nga Linköpingu, Shoqata "Ilirida" nga Halmstadi, Shoqata Muzikore “Collegium-Dardanum” nga Falkenbergu me grupin folklorik ”Shota”, amatorët e Shoqatës "liria" nga Växjö, Ansmabli Foklorik i Shoqatës “Alba” nga Lessebo, Ansambli "Bilbilat e Diasporës" nga Göteborgu dhe Shoqata nikoqire "Ardhmëria" nga Kristianstadi. Amatorët e shoqatës ”Ardhmëria”, Ansambli Foklorik suedez ”Kristianstads Hembygdsgille” si dhe grupi muzikor filipinas nga Kalmari, në bazë të marrëveshjes me Këshillin organizativ, nuk morën pjesë në konkurencën garuese të festivalit. Festivali ishte i organizuar mirë në të gjitha aspektet, duke përfshirë këtu edhe defilimin e amatorëve pjesëmarrës, me veshje kombëtare rrugëve qëndrore të qytetit nikoqir. Kryesia me këtë rast falenderoi të gjithë ata që u angazhuan në organizimin e Festivalit të Pestë.

Noizy sqaron mosmarrveshjet ne mes te Prishtines

Reperi i perfolur se fundmi per konflikte me reperet e labelit Babastars, Noizy, mbreme ka mbajtur koncert ne Prishtine.



Me gjithe kerkesat per anulim te koncertit, Noizy dhe organizatori nuk kishin hequr dore nga kjo mbremje, andaj Noizy pati mundesi qe perveç performimit te kengeve, te sqaroje edhe mosmarreveshjen rreth raportit te tij me shqiptaret e Kosoves.
“Kane thene se i kam share shqipet e Kosoves. Kjo eshte propagande nga ata qe mendojne se munden me me rrezu me genjeshtra. Te gjithe e dine se fansat me te medhenje i kam ne Kosove,” ka thene reperi ne prononcim per mediat ne Prishtine.
Gjate mbremjes, Noizy ka bere thirrje patriotike per bashkim kombetar, e me e shpeshta ishte ‘’Shqiperi e madhe’’.
Noizy aktualisht po punon ne realizimin e disa projekteve te reja muzikore:“Para veres dhe para albumit te dyte jam duke punuar ne nje mixtape, qe do te kete 10 kenge.Pas saj, pason albumi i ri.”
Albumi i tij i dyte do te permbaje dhe bashkepunime me Duden, Double G Army, Dj Blunt, Etnon dhe te tjere.
Ai i ka premtuar publikut se do te vije serish ne Prishtine : “Me dore ne zemer ju premtoj se Noizy ka me qene edhe nje here ketu’’ dhe ka shprehur dashurine per publikun prishtinas me fjalet: ''Te dua Prishtine!"

Zbulohet lidhja e kengetares Ronela Hajati dhe VIP-it te BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë.



Këtë e ka deklaruar vetë ajo përmes statuseve të njëpasnjëshme që ka publikuar në ‘Facebook’, por arsyet e këtyre udhëtimeve duket se nuk lidhen vetëm me punën. Këngëtarja Hajati po korr një sukses të madh këto kohë dhe dihet që ka një axhendë të ngjeshur koncertesh, ama jo gjithçka ka lidhje me muzikën.Siç kemi mësuar një arsye që Ronela shkonë kaq shpesh në Kosovë, është Modeli nga Prishtina dhe ish banori i Big Brother 5 (BB5) Meti Alshiqi. Siç tregojnë miq të afërt mes tyre ka nisur të lindë një ndjenjë që i kalon kufijtë e miqësisë,ata po dalin bashkë”- i ka thënë burimi Kosovalbaner.com. “Unë nuk e di nëse kjo është ekskluzive”, tha një burim tjetër, duke shtuar se këngëtarja shqiptare e pëlqen vërtet shumë Metin, dhe se ajo po shpreson që sa më shpejt ai të bëjë publike lidhjen e tyre. ata këto ditë jan parë nëpë disa clube të natës në Prishtinë.




Sherri Rezi-Rozi, gjykata: Rozana Radi ishte e droguar!

Rozana, hedh ne gjyq per prishje imazhi!
Prokuroria e shpalli fajtore, mirëpo ja që gjykata nxorri të kundërtën. Vendimi i Gjykatës në lidhje me sherrin midis Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit ka qenë pafajësi për këngëtaren Shkurta, e cila s’ka vonuar të shprehë edhe gëzimin e saj nëpër mjet profilit të vet në Facebook.

Leonora Jakupi: “Ciko, mos u merr me emrin tim!”

Kengetarja e njour  Leonora Jakupi thote se “Nga ajo cika, Adelina, une kerkoj qe t’mos sillet fort kah emri im, sepse ajo e ka treguar veten, ne e kemi pasur njehere nje duel fizik me te. Ka forma dhe menyra tjera te i bej vetes reklame, e jo me emrin tim. Ne e kemi kryer me te duelin fizik…tjeter duel me te nuk pres”

Noizy - Boll jena perça (Prod. by A-Boom)

STRESI VS NOIZY NE MOS U NXEH

6/21/12

Ku do të pushojnë këtë verë?

E ndërsa ditët e pushimit kanë trokitur për të gjithë dhe temperaturat janë gjithmonë e më të larta, VIP-at kanë planifikuar pushimet e tyre. Periudha e shumëpritur përgjatë gjithë vitit ka mbërritur ndërsa të gjithë mundohen të relaksohen sa më shumë. Larg angazhimeve dhe streseve të përditshme. Por si do i kalojnë pushimet ata? Ndjekim rrëfimet e disa prej artistëve dhe politikanëve.

Alban Skenderaj

Korriku dhe Gushti është tërësisht i zënë me kon certe të ndryshme për të. Udhëtime intensive, skenë më skenë në qytete të ndryshyme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë. Është shumë i zënë dhe I paqartë për ditë të planifikuara pushimi pasi nuk mund të ketë të tilla. Gjithsesi në këtë periudhë këngëtari do të përfitojë të realizojë edhe disa ditë pushimi me shoqërinë e tij më të ngushtë.

Ami dhe Ermali

Java tjetër do i gjejë në Turqi. Pushime siç i quajnë vetë ata ‘flash’, vetëm katër ditë pasi prenotimet në agjencinë janë shumë të ngjeshura dhe janë të detyruar të qëndrojnë në kryeqytet. Vendi që kanë zgjedhur për të kaluar ato pak ditë është Beleku, ndërsa çifti thekson se pas sezonit të përfundimit të dasmave në agjencinë e tyre, do të bëjnë edhe pesë ditë të tjera pushimi ende të paqartë se ku.

Ilir Babaramo

Edhe pse ende nuk i ka planifikuar ditët e pushimit se kur do t’i realizojë kryeredaktori i lajmeve në News24 Babaramo do të kalojë disa ditë qetësie pranë detit në Shqipëri ndërsa tregon se këtë vit nuk do të lërë pa i treguar Arbrit, djalit të tij Parisin, kryeqytetin e Francës, gjë të cilën ka disa kohë që ia ka premtuar.

Sokol Balla

Kryeredaktori i lajmeve në “Top Channel” pushimet e para do t’i nisë në Kretë. Aty do të qëndrojë për të bërë disa ditë plazh dhe për të shijuar momente qetësuese larg punës së përditshme. Më pas pushimet do të vijojnë për një javë tjetër, këtë herë në Pekin, ku do të shohë nga afër edhe lojërat Olimpike.

Arta Dade

I pëlqen shumë Himara dhe edhe këtë vit ka mend uar të shkojë atje. ‘Nëse ka një vend që unë kaloj shumë mirë pushimet është Himara dhe nuk e ndërroj kollaj. Më pëlqen edhe Saranda por gjithsesi pas Himarës.’- thotë Dade duke theksuar se vitet e fundit ditët e pushimit I ka rezervuar tërësisht atje. Do të pushojë bashkë me familjen, djemtë dhe familjet e tyre.

Valentina Leskaj

Do të jem brenda në Shqipëri, sigurisht në jug të vendit, në Vlorë ose Himarë me principin që edhe mund të jemi të zënë. Është edhe më komode edhe më e lirë. Mendoj që pushimet këtë vit më mirë t’i bëj në vendin tim. Do të jem me familjen sepse më mungon përgjatë gjithë vitit, nuk mblidhem në shtëpi për shkak të punëve që kam ditëve të javës por edhe fundjavave. Dua të paktën të shfrytëzoj këtë kohë për të qëndruar me ta’.

Ermelinda Meksi

Jugu i vendit është zgjedhja edhe për deputeten e Partisë Socialiste Ermelinda Meksi. Pranë detit me familjen e saj. Fundi i Korrikut apo edhe fillim Gushti do të jetë periudha e pushimit të cilën dëshiron ta kalojë sa më mirë pranë njerëzve më të dashur.

Elvira Diamanti

Puna praën Protokollit në Presidencë bën që të jetë shumë e angazhuar aq sa nuk ka planifikuar ende ditët e pushimit. Nuk ka vendosur akoma asgjë ndërsa mendon se nuk do të largohet shumë. Puna dhe faktorë të tjerë sipas aktores, e bëjnë të jetë larg planifikimeve të paktën për këtë periudhë.

Jonida Maliqi

Nuk ka kaluar shumë që nga përfundimi i muajit të mjaltit të cilin e kaloi në Majami dhe Neë York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë ndodhet në Tiranë ndërsa ditët e pushimit i bën herë pas here, kryesisht tek pishinat tek ’Kartodromi’, vend i cili është nën menaxhimin e Gentit bashkëshortit të saj. Shkon atje çdo fundjavë duke u bashkuar kështu me shumë VIP-a të tjerë që e zgjedhin pishinën si vend relaksi.

Enada Atnikolla

Nuk kemi ditë të caktuara pushimesh. Nuk jemi ende të vendosur se çfarë do të bëjmë me saktësi pasi i përkasim atij grupi që në verë ka shumë punë dhe angazhime. Por disa ditë i kemi planifikuar për t’i shpenzuar në Durrës e më pas disa të tjera në Korfuz. Gjithmonë kështu i vendosim gjërat, në momentin e fundit, kjo na bën t’i shijojmë edhe më shumë.

Ola dhe Esdalini

Nga data 22 Korrik e deri në 1 Gusht do të jemi në Kemer. Kemi zgjedhur një hotel resort në Kemer ku do të qëndrojmë për disa ditë pushimi. Për momentin jemi në Kavajë duke shfrytëzuar disa plazhe të virgjëra ku është shumë bukur dhe ndihemi shumë mirë. Po kalojmë shumë mirë, disa ditë pushimi absolute.

Fjodora Fjora

Do të jetë pranë familjes në Greqi për t’iu përkush tuar totalisht prindërve këtë verë. Do të udhëtojë drejt Kretës ku në fakt Greqia hyn në vendet e saj të preferuara për t’u relaksuar. Pushimet i ka zgjedhur nga fundi i Korrikut ndërsa për momentin është ende e përkushtuar në punë me përjashtim të ndonjë udhëtimi në bregdet ditëve të pushimit.

Ingrid Gjoni

Do të jem nga Velipoja në Sarandë, nga Saranda në Pejë, më pas në Itali në Milano për tre ditë. Më pas sërish në Shqipëri, do jem Në Borsh. Të gjitha këto janë data të zëna koncertesh. Është një periudhë shumë e ngjeshur për mua por megjithatë paraditeve do të përfitoj pak për të bërë disa orë plazh. I kam të gjithë datat e zëna deri në Shtator. Ndërsa një 5 ditësh ia kam kushtuar familjes time pasi nuk mund të bëj dot pa mamin, nuk rri dot larg saj. Këto do t’i kaloj në Vlorë sigurisht pa u shkëputur nga koncertet. Në shtator bashkë me një grup këngëtarësh do të shkojmë në Turqi.

Çiljeta

Të njëjtën periudhë intensive me koncerte ka edhe Ciljeta. Janë po të njëjtat data si të Ingridit por të realizuara veç e veç ndërsa fundjavat janë të njëjta. Në fakt dy vajzat kishin shumë plane për të kaluar disa ditë pushimi bashkë, porpër shkak të koncerteve për momentin është hequr dorë. Ciljeta do të shoqërohet në pjesën më të madhe të rasteve edhe nga i dashuri i saj tashmë prej shumë kohësh Romeo.

Anjeza Branka

Nuk do të largohet shumë nga kryeqyteti. DO të jetë në Durrës bashkë me bashkëshortin e saj dhe djalin e vogël. NË durrës këngëtarja ka prindërit e saj ku do të pushojë bashkë me ta. Po kështu edhe Anjeza është e zënë me koncerte një pjesë të mirë të të cilave I ka refuzuar për shkak të disa angazhimeve familjare.

Juli Deda

Shkodra është vendi i tij i preferuar, aty ku ka edhe prindërit. Bashkë me tad he me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën, do të qëndrojnë për disa ditë në Velipojë, në plazhin më të mrekullueshëm për ta. Veç Velipojës çifti do të udhëtojë edhe fundjavave pa u larguar nga Shqipëria, për të shfrytëzuar sa më mirë këto ditë të nxehta vere praën detit të freskët.

Sonila Meco

Plazhin e kemi planifikuar në Turqi, në Kemer. Do të jemi aty për të bërë pushimin absolut, aty ku edhe deti vjen tek ti dhe jo e kunderta (Qesh). Më pas Eurotrip me makinë. Do të udhëtojmë në Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani. Kuptohet destinacioni ‘Franku’, nipçja im, se ndruyshe nuk bëj dot. Pushimet do të nisin nga mes Gushti.’

Erion Veliaj

Gjatë turit që po bëjmë në rrethe ‘vjedh’ ca orë për një libër, një shezlong e pak det në Velipojë, Durrës, Vlorë e Himarë. Ato pak të holla na pëlqen t’i shpenzojmë këtu e për më tepër na shijon pafund shoqëria e gjithë miqve që kthehen nga jasht për verën. Javën e fundit të Korrikut do mblidhemi të 50 organizatorët e G99 nga 12 qytete tek Rapo’s në Himarë’

Landi - “West Side Family”

Është ende i angazhuar me shumë punë por pady shim disa ditë pushimi do t’i gjejë dhe do t’i qëndrojë besnik jugut të vendit, ku dhe preferon të shkojë zakonisht. Disa ditë në Vlorë, Himarë, Dhërmi e më larg bashkë me të fejuarën Irisin dhe shoqërinë e përbashkët që kanë. Megjithatë ditët e pushimit për Landin do të jenë të pakëta për shkak të përkushtimit dhe angazhimit të tij të tepërt me punën.

Rudina Magjistari

Aktualisht i ka nisur pushimet dhe për momentin ndodhet në Turqi për të pushuar atje për 10 ditë. Ndodhet aty me disa miq të afërt ndërsa ka lënë për pak kohë angazhimin në qendrën estetike “Velur”. Në fakt pritej një periudhë e tillë relaksimi për Rudinën e cila ndodh menjëherë pas përfundimit të edicionit të parë të emisionit të saj në TVSH “Tkam zemër” dhe lodhjes së përjetuar nga udhëtimet qytet më qytet të Shqipërisë.

Marko Bello

Heq dorë nga pushimet e gjata jashtë vendit. Në tre Gusht ai do të jetë për disa ditë në Sarandë bashkë me familjen. Katër ditët e fundit të muajit Gusht do të jenë në Korfuz sërish me familjen.

Andis Harasani

Në Gusht do të udhëtojë jashtë vendit e pikërisht në USA me familjen e tij për të lëvizur që aty drejt oqeanit për pushimet e dyta si baba. Pas pushimeve bashkë me bashkëshorten dhe vajzën do jetojnë përfundimisht në Shqipëri për të mos qëndruar më larg njëri-tjetrit. Këto pritet të jenë dhe pushimet më të bukura të Harasanit deri më tani.

Erion Braçe

Pas debateve të shumta në kuvend por edhe në Partinë Socialiste, Erion Braçe e ka mëse të nevojshme një periudhë pushimi. Do të relaksohet në bregdetin e Vlorës me vajzën dhe bashkëshorten ku do të kalojë atje 15 ditë nga pushimi 1 mujor i deputetëve të Kuvendit.

Gazeta Bluetooth

6/20/12

NËNA (Film shqip qe te ben me qajte)

Mos e Prek UÇK

Plaku tu knu RAP

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (9)

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (8)

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (7)

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (6)

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (5)

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (4)

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (3)

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (2)

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (1)