Në Shtetet e bashkuara të Amerikës po diskutohet një projektligj i ri për të lënë trashëgimi llogarinë në Facebook apo rrjete të tjera sociale.
Aktualisht, kur Facebook mëson por vdekjen, bllokon atë llogari dhe e mban atë në gjendje të memorizuar.
Për projektligjin po bën fushatë Karen Williams, djali i së cilës, Loren, vdiq pas një përplasje me motoçikletë.
U desh një betejë dyvjeçare që Williams të fitonte akses tek llogaria e të birit, por pas disa muajsh, llogaria iu mbyll.
Tani ligjvënësit në të paktën dy shtete po propozojnë që Facebook dhe të tjera rrjete sociale të mundësojnë që të afërmit të kenë akses në llogaritë e të dashurve të tyre pasi ata të vdesin.
Natyrisht Facebook është nën presion pasi llogaria mund të keqpërdoret. Beteja ligjore mund të jetë e gjatë dhe interesante.
4/7/12
4/2/12
Pse quhet diata e gënjeshtrave 1 Prilli
Në shumë vende të ndryshme ajo festohet dhe në mënyra të ndryshme. Madje dhe në vendin tonë kur ishim fëmijë por dhe tani gënjenim ose ndërtonim një situate për dike që të besonte se ishte e vërtetë, por askush nuk mund të inatosej përkundrazi qeshte dhe të falënderonte.
Shumë burime pohojnë se dita e gënjeshtrave, filloi në Francë pasi Mbreti Charles IX dha urdhër të prerë që të gjithë qytetarët duhet të fillojnë kalendarin e tyre më 1 janar, duke u kthyer pas , në fillim 3 muaj. Por pati edhe nga ata, që e filluan në fillim të prillit pra në 1 prill dhe u konsideruan qesharake.
Duke marrë parasysh këtë festë, në Francë festohet çdo vit dhe origjina është peshku i vogël. Në Francë vetë njerëzit janë si peshq në këtë ditë dhe ndërtojnë peshq prej letre dhe i ngjisin në kurrizin e personave që mendojnë se janë gënjeshtarë.
Në këtë mënyrë krijohet një atmosferë e këndshme dhe askush nuk mërzitet.
Në vende të tjera festohet në mënyra të tjera si në Ukrainë ku ngatërrojnë gjëra duke i futur njerëzit në debate, në Indi ku parada në rrugë, hedhin bojë dhe ujë te njëri tjetri duke luajtur.
Lirohen dy policët e Kosovës nga gjykata serbe
Janë liruar dy policët e arrestuar të shtunën nga Policia Kufitare Serbe. Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi. “Dy policët i janë dorëzuar EULEX-it”, ka thënë ministri Rexhepi. Rexhepi ka thënë gjithashtu se të dy policët pritet të kthehen në Kosovë sot pasdite.
Ai gjithashtu ka thënë se lajmin ja ka përcjell shefi i EUELX-it Xavier Bout De Marnhac.
Subscribe to:
Posts (Atom)