6/27/12

Aksidentohet reperi 50 Cent


Reperi me famë botërore 50 Cent ka pësuar një aksident paraditen e së martës në autostradën e ‘Long Island’ në New York. Zëdhënësi i reperti bëri të ditur se “50 Cent tani është mirë dhe ka dalë nga spitali. Fatmirësisht ai shpëtoi me disa plagë në qafë”, transmeton BW.
TMZ theksoi se plagët e reperit u shkaktuan pasi automjeti i tij u përplas me një kamion.
50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson u dërgua menjëherë në spital dhe pas mjekimit doli nga spitali.

No comments:

Post a Comment