7/7/12
Vret shpërndarësin e drogës që i çoi djalin drejt vdekjes
Një baba i brengosur në Britaninë e Madhe vrau veten pasi vrau më parë një shpërndarës droge që mendohej se i kishte çuar të birin drejt vdekjes.
Detektivët po hetojnë pretendimet se Roy Allison, 65 vjeç, kishte bërë në plan të vriste Duncan Bell, 36 vjeç dhe më pas kreu vetëvrasje. Të gjitha detajet ai ia dërgoi një gazete lokale përpara se të vetëvritej.
Në letër, dërguar gazetës lokale, ai thotë se vendosi të bënte vetë drejtësi për birin e tij, Roy Allison Junior, një instruktor i arteve marciale, që vdiq më 21 mars, një ditë pasi kishte mbushur 28 vjeç.
Në letër babai fajësonte trafikantin e dyshuar të drogës se i kishte dhënë të birit drogë gjatë festës së ditëlindjes. “Besoj se ishte e drejtë për mua që të hiqja qafe një plehrë nga komuniteti,” shkroi ai.
Në letër ai shkruan se deshi të kryente vetëvrasje pas vdekjes së të birit. Por më pas vendosi të kryente disa hetime dhe të gjente fajtorin për vdekjen e të birit. Ai sqaron në letër se i biri kishte pasur më parë një problem me drogërat e rënda, por kishte arritur ta kalonte dhe kishte nisur një jetë të shëndetshme dhe konstruktive
7/5/12
Gold AG dhe Andini këngë kundër abortimit(VIDEO)

Kënga që titullohet “Djali Yt”, posedon një tekst mjaft prekës dhe nuk dihet nëse do t’i realizohet videoklipi.
Abortimi është bërë një çështje e ndjeshme jo vetëm në vendin tonë, por edhe në gjithë botën, ku rastet e ‘vrasjes’ së jetërave të reja po shtohen gjithnjë e më shumë.
Gold AG është një prej reperëve më aktivë, ndërsa i tillë është edhe Andini që njihet për hitin e tij me Nogën
Poni prej kengetareve ka zerin me Seksi ne Muzikë
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të përpunuar Poni tregon për fillimet e karrierës së saj dhe për suksesin në këtë gjini të muzikës. Ajo tregon për Dashurinë labe që ndjen në shpirt dhe për albumin e saj me të njëjtin titull. Këngëtarja shprehet se karakteri i saj 24 karat lab ka bërë që ajo të këndoj këngë labe dhe të zgjedhi këtë gjini të muzikës. Këngëtarja e njohur Poni shprehet se Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu.
Si e ka nisur Poni karrierën e saj artistike?
Poni: Unë kam një vit që kam dalë në skenë megjithëse kam kënduar edhe më herët. Kam qenë e shkëputur nga Shqipëria për dy vjet dhe jam kthyer për të bërë diçka si albumi im i kaluar me këngën Dale moj dalë.
Si ndiheni që megjithëse ka dalë albumi juaj i ri vazhdon të dëgjohet përsëri albumi i kaluar
Poni: Normalisht që ndihem mirë, por jam ndjerë keq kur kam dëgjuar këtë këngë e cila është një hit i dimrit, një ditë në rrugë. U ndjeva edhe mirë por më erdhi edhe keq në të njëjtën kohë.
Ju keni sjellë në tregun muzikor një rrymë të re ...
Poni: Po, së bashku me Adi Hilën kemi sjellë diçka të re. Kemi përzgjedhur materialet, dhe kënga nga e cila ka marrë titullin edhe albumi Dashuria labe është kënga që unë kam më përzemër, dhe mënyra se si është trajtuar në videoklip ka qenë një ide e imja, megjithëse kanë punuar njerëz të tjerë, një staf i madh për këtë videoklip, ideja ka qenë e imja.
Mendon se e ka kuptuar publiku se çfarë mesazhi përcjell albumi Dashuria labe?
Poni: Që në momentin kur ka dalë kënga e kanë kuptuar sepse ajo në refren e thotë shumë mirë Të dua për kokën tënde, do vij ti them satëme, aty është labe 24 karat e gjithë shprehja dhe publiku arrin në konkluzionin që këtë shprehje ia thotë labi labes. Pjesa u tërbofsh se na tërbove është një mallkim. Në fakt ai është një mallkim me dashuri brenda, i cili thotë se, nëse ti nuk do të më duash aq sa të dua unë, u tërbofsh se na ke tërbuar.
Si është dashuria labe?
Poni: Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu.
Në shumë këngë tuajat në albumin e ri përdoret gajdja. Si e keni përshtatur këtë instrument për këngët e jugut
Poni: Po, edhe pse gajdja përdoret për këngët veriore ne kemi gjetur një gajde të butë sepse në albumin e parë unë kam patur mjaft shitje edhe në veri dhe doja që në këtë album të ndërthurja. Në fakt kisha dëshirë të kisha edhe këngë polifonike të shoqëruara me çifteli, por në një album tjetër ndoshta e realizoj këtë dëshirë.
Albumi juaj i parë ka patur mjaft sukses. Po atë sukses ka patur edhe albumi juaj i dytë
Poni: Normalisht në albumin e dyte bie pak kurioziteti, veçanërisht kur janë shumë pranë njëri tjetrit. Albumi i dytë ka shkuar mirë dhe ndoshta edhe pak më mirë se i pari.
Kur ka dalë albumi juaj i parë?
Poni: Albumi i parë ka dalë në muajin gusht vitin e kaluar, ka pothuajse një vit.
Krijimtaria në këtë album është e re apo janë tekste të përpunuara?
Poni: Të gjitha këngët popullore janë këngë të vjetra, por të pakënduara dhe të pakonsumuara prej vitesh. Janë edhe katër këngë të reja si kënga E kam unë e ke ti, Thashethemet apo Të kam shpirt janë kompozime të pastra dhe tekstet janë të rinj.
Si keni mundur që të grumbulloni materialet për këtë album?
Poni: Është e vështirë. Duhet të shkosh edhe në fshatra të thell, të takosh njerëz dhe të më japin tekstet dhe të të tregojnë melodinë e këtyre këngëve. Natyrisht që gjetja e materialeve nuk është shumë komode, por kur gjen diçka që ka vlera nuk quhen sakrifica ato.
Të gjitha materialet janë nga Vlora apo të trevës së jugut?
Poni: Jo, nuk janëvetëm nga Vlora. Ky album ka këngë nga i gjithë jugu, por labëri si, Tepelenë, Gjirokastër, etj.
Ju keni dhënë koncerte edhe në qytete të tjera përveç Vlorës, si jeni pritur atje?
Poni: Në fakt pritjet kanë qenë të mira. Në Gjirokastër sa herë kam shkuar biletat janë shitur të gjitha shumë më përpara se të mbërrija unë atje. Madje ka patur edhe reagime nga publiku i Tepelenës pasi nuk ka patur bileta për të gjithë.
Mendoni se jeni prezantuar vonë në skenën shqiptare?
Poni: Në atë periudhë ka qenë ëndërr të këndoje në festivale. Unë jam kthyer me mendimin që të shkoj në një kompeticion me një kompozitor të mirë. Në momentin që erdha Adrian Hila, kompozitori me të cilin bashkëpunoj, dëgjoi zërin tim më thë, Ti je shumë karakter lab dhe nëse do të sjellësh diçka të bukur futu njëherë me këtë çfarë je. Më pas mendova se bëra shumë mirë që zgjodha këtë gjini.
Në ato momente kur Adi Hila ju drejtoi në këtë rrugë vazhdonit të kishit përsëri dëshirën për të marrë pjesë në një kompeticion?
Poni: Po. Dëshira ishte e madhe, por mendoj se është më mirë që njeriu të bëj atë që i përshtatet.
Si mendoni se është më mirë, të këndoni në një kompeticion apo të bëni një album dhe të keni të gjithë publikun për vete?
Poni: Festivalet të ngrenë në nivel dhe të japin një tjetër status, është normale. Unë i dua kompeticionet, por duhet që të kesh kujdes me çfarë prezantohesh sepse mund të jesh shumë këngëtare e talentuar edhe me cilësi të mëdha vokale, por në momentin që nuk prezantohesh mirë të bie tregu.
Nëse albumi i parë nuk do të kishte sukses do të guxonit përsëri të bënit një album të dytë?
Poni: Jo. Natyrisht që jo, të paktën jo kaq shpejt. Do përpiqesha të bëja diçka më të bukur, nuk është e thënë se dështove në albumin e parë të mos bësh më albume. Vendosa që të bëja albumin e dytë kaq herët sepse shkoj mirë i pari.
Si është e mundur që të gjitha këngët tuaja ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe janë të gjitha të bukura?
Poni: Faleminderit. Normalisht nja album nuk mund ti ketë të gjitha këngët të një niveli, është normale, por ne jemi përpjekur që ti përzgjedhim me kujdes matrialet.
Në cilën nga këngët e këtij albumi keni patur më shumë emocione?
Poni: Është kënga Shpirti im dhe natyrisht Dashuria labe është kënga në të cilën kam kënduar me shpirt.
Video Seks-Skandali e Ponit me një reper nga Kosova
Agjensia e lajmeve Kosova press ka njoftuar për një seks skandal të këngëtares vlonjate Poni, dhe reperit të njohur shqiptar Viktor Palokaj (i njohur si Unikkatil). Siç njofton Kosova Press, çifti ka bërë një video seksi në prapaskenë pas një koncerti të Ponit në SHBA. Viktor Palokaj është 28 vjeç, i martuar dhe me një djalë dhe është një raper kosovar mjaft i famshëm.
E pyetur nga ”Bluetooth”, këngëtarja Poni e ka mohuar kategorikisht që të ketë njohur ndonjë reper nga Kosova. ”Nuk e njoh këtë reper që as emrin nuk i di dhe kjo është e gjitha spekullim, nga njerëz që mund të më kenë inat. Unë asnjëherë nuk kam rënë pre e provokimeve dhe e gjitha mund të jetë montazh nga ndonjë njeri”.
E pyetur nga ”Bluetooth”, këngëtarja Poni e ka mohuar kategorikisht që të ketë njohur ndonjë reper nga Kosova. ”Nuk e njoh këtë reper që as emrin nuk i di dhe kjo është e gjitha spekullim, nga njerëz që mund të më kenë inat. Unë asnjëherë nuk kam rënë pre e provokimeve dhe e gjitha mund të jetë montazh nga ndonjë njeri”.
7/1/12
Profesori ngacmon për tre vite Luanën, bukuroshen e TCH
Ky është një denoncim publik i një vajze të njohur të ekranit shqiptar. Luana Vjollca, bukuroshja e Top Channel, flet hapur për një problem për të cilin kjo shoqëri hesht. Ndërsa në mbarë botën stalking është një nga shqetësimet kryesore për njerëzit e famshëm, por jo vetëm për ata, këtu nuk para flitet shumë.
Luana, duke folur për PanoramaPlus, thotë se një pedagog e ngacmon çdo ditë prej tre vitesh.
“Gjërat janë tejkaluar, duke qenë se është një personazh që më bezdis, të them të drejtën çdo ditë prej tre vitesh. Si fillim më është bërë qejfi, sepse vura re një interes të madh tijin, por pas tre vitesh ka ardhur koha t’i them stop këtij personi, që tashmë po shqetëson vërtet. Jam munduar të qëndroj indiferente. Mirëpo me aq sa mund të them, ai mundohet të jetë në kontakt të përditshëm me e-mailin tim,” thotë Luana.
“Mund të zbuloj vetëm inicialet O.Z dhe thotë që është profesor në një universitet. Nuk e kam takuar dhe nuk e di nëse më përndjek ose jo. Di që është i informuar kudo që ndodhem dhe kjo është shqetësuese të dish se të ndjek përditë një person i fiksuar pas teje.”
E pyetur se pse nuk ka bërë denoncim, ajo thotë: “E kam menduar shumë herë, por nuk kam dashur t’i bëj keq një personi që ndoshta më do me të veten”.
Subscribe to:
Posts (Atom)