
Vajza nga Këlni, Evelin Pollok, për të cilën Liami pohoi se ka një lidhje serioze tashmë prej nëntë muajsh, ishte e pranishme në natën finale të spektaklit, për të vazhduar dhe disa ditë pushime në qytetin e Vlorës si çift. Ndërkohë që Liami, edhe pse kishte pohuar se në qoftë se nuk do fitonte, do të rikthehej sërish në Gjermani, ai nuk e bëri. Ai përcolli Evelin drejt Gjermanisë pak javë më parë dhe vendosi të qëndrojë në Tiranë, ku nën menaxhimin e Dritanit të BB5 do të luajë si DJ në disa club-e të njohura të jetës së natës.

Tashmë duket se dashuria e bërë publike për Evelin është lëkundur. Ai është parë lokaleve të ndryshme të Tiranës në shoqërinë e Gerit, duke shkëmbyer puthje dhe sjellje intime. Duket se për të jetuar këtë marrëdhënie mes tyre ata kanë zgjedhur lokale apo clube jo shumë të frekuentuara. Në tregun e jetës së natës ai do të luajë me emrin “DJ LIAM MANDIARO” në shoqërinë e Gerit.
Përveç Dritanit të BB5, ai do po shoqërohet në këto koncerte pikërisht nga Geri. Ky bashkëpunim është konsideruar si një “alibi” e tyre për të fshehur marrëdhënien, duke e trajtuar si marrëdhënie pune mes tyre. Ndërkohë që Geri nga ana e saj hyri në BB5 me statusin “single”, dhe po ashtu në faqet e shtypit rozë është komentuar me po të njëjtin status. Për sa i përket kësaj lidhjeje, ata po tregohen skeptikë ndaj medias, duke mos pranuar të flasin as njëri as tjetri në lidhje me këtë histori, por pa fshehur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.

Gjithsesi ne bëhemi kureshtarë të dimë nëse lidhja mes tyre do të marrë një drejtim serioz, apo do të mbetet si një flirt, e ndërsa nuk dihet se sa mund të rezistojë dashuria në distancë e Liamit me vajzën gjermane. Ish-banorët e tjerë të “Big Brother 5” e kishin parashikuar që mes Liamit dhe Gertës do të niste një histori jashtë kamerave, gjë që ndodhi vërtet.
No comments:
Post a Comment