6/30/12

Sa fiton Google për një sekondë!


Paniku i javës së kaluar pas problemeve disa minutëshe të Google u bë shkak për shfaqjen e shumë skenareve të ndryshme në lidhje me problemin.

Por meqë Google nuk bëri ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë problem, atëherë gjithçka që shkruhet mbetet thjesht hipotezë, shkruan Portali Albeu.

Por Adam Thompson, themeluesi i RYP Marketing ka bërë një analizë interesante në lidhje me dëmin që një ndërprerje disa minutëshe mund t'i shkaktojë kompanisë gjigande.

Gjatë analizës së tij, Thompson analizon këtë çështje duke thënë se llogaritja është bërë duke marrë si bazë mesataren vjetore të të ardhurave të Google.

Në vitin 2011, Google realizoi të ardhura rreth 38 miliardë dollarë. Nëse kjo shumë pjestohet me numrin e minutave gjatë një viti (525.600 sekonda), atëherë mund të nxirret përfundimi se fitimi për një minutë është 72.380,95 dollarë.

Në rastin e ndërprerjes 10 minutëshe (aq sa ndodhi javën e kaluar), nxirret përfundimi se për 10 minuta Google ka shënuar një humbje nga të ardhurat në vlerën 725.000 dollarë!

No comments:

Post a Comment