Ngjarje Interesante Shiko Ketu
Shikojeni Te Verteten
6/26/12
Mega Koncert Ne Prishtine UNIKKATIL VJEN NË PRISHTINË
me>
Rebel a.k.a Unikkatil, rap artisti i njohur dhe i adhuruar nga të gjithë të rinjtë shqiptarë, do të performojë në Prishtinë. Kompania Powow Entertainment bëri të ditur se do të organizojë një festival të muzikës, ku do të performojë Unikkatil, ndërsa emrat tjerë që do të performojnë në këtë festival do të bëhen të ditur gjatë ditëve në vijim.
Rap këngëtari i njohur shqiptar Viktor Palokaj, i njohur si Rebel a.k.a Unikkatil do të performojë në Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur kompania Powow Entertainment, e cila do ta sjellë në Prishtinë artistin shqiptar që jeton në SHBA.
Kjo kompani, e krijuar gjatë vitit të kaluar, aktivitetin e parë që e organizoi ishte koncerti i The Game, që u mbajt në sallën ‘1 tetori’ e që i mblodhi mijëra adhurues të muzikës rap, të cilët u ndanë të kënaqur me organizimin dhe me performimin e këngëtarëve.
Rap këngëtarit shqiptar, Unikkatil, i cili e revolucionarizoi muzikën rap jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë hapësirat shqiptare, dhe i cili është mjaft i kërkuar nga adhuruesit e kësaj muzike, kompania Powow Entertainment ia kishte vënë syrin muaj më parë, por deri më tani nuk kishte arritur të bëjë ndonjë marrëveshje me të. Por, kërkesat e mëdha si nga kompania po ashtu edhe nga adhuruesit e Unikkatilit, si duket, ia kanë ‘thyer’ zemrën dhe ia kanë ndërruar mendjen atij.
Të dielën, në faqen e sa në Facebook, kompania Powow Entertainment deklaroi se ka kënaqësinë t’i njoftojë adhuruesit e muzikës rap se në Prishtinë do ta sjellë një rap këngëtar shumë të njohur e shumë të kërkuar.
“Ata që e përcollën koncertin e The Game në Prishtinë tashmë e kanë të qartë se kompania Powow Entertainment nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës. Kënaqësia jonë është më e madhe me faktin se ky artist që do të performojë në Prishtinë është shqiptar dhe emri i tij njihet nga të gjithë. Ai është Unikkatil”, thuhet në lajmërimin e kompanisë, i bërë në faqen zyrtare në Facebook. Sipas kësaj kompanie, Unikkatil është definitivisht artisti më i kërkuar shqiptar në botë.
“Vet fakti që ka refuzuar 15 oferta deri më tash tregon se sa i kërkuar është. Powow Entertainment si kompani që nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës, pas shumë përpjekjesh dhe negociatash, ka arritur që ta bindë rap këngëtarin shqiptar për të performuar, për herë të parë, në Kosovë”, thuhet në këtë komunikatë.
Por kjo nuk është e tëra. Risitë që kjo kompani do të sjellë për publikun kosovar nuk mbarojnë me kaq. Ata bëjnë të ditur se gjatë këtij viti do të organizojnë një festival muzikor në Prishtinë, ku do të performojnë edhe artistë të tjerë, por nuk kanë bërë të ditur emra të tjerë përpos Unikkatilit, i cili e ka pranuar ofertën e kompanisë Powow Entertainment.
Për detaje të tjera, kur do të vijë Unikkatil në Prishtinë dhe kush tjetër do të performojë në këtë festival, do të bëhet e ditur gjatë ditëve të ardhshme.
Unikkatil konsiderohet si njeriu që e ndryshoi rap skenën shqiptare. Karrierën muzikore e filloi në vitin 2004, ndërsa pasi u zhvendos në Bronx të New York-ut e intensifikoi përkushtimin e tij ndaj muzikës rap, duke qenë anëtar i grupit A.B.I. (Albanian Boys Incorporated) dhe më vonë e krijoi grupin T.B.A. (The Bloody Alboz) apo në shqip Shqipet e përgjakshme. Tekstet e këngëve të tij shpeshherë janë ofenduese dhe me këtë ai përpos që ka krijuar adhurues, në të njëjtën kohë ka krijuar edhe armiq, sidomos në mesin e rap këngëtarëve.
Deri më tani ka incizuar katër albume, ndërsa me gjithë se ka pasur kërkesa të mëdha, ai asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë koncert në Prishtinë.
No comments:
Post a Comment
Newer Post
Older Post
Home
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment