6/30/12

Adelina Ismajli bllokon plazhin e Vlores ( Video )


Adelina Ismajli, intervista ekskluzive në... by TopChannelAlbania

Adelina Ismajli, intervista ekskluzive ne Top Channel.Do te mjaftonte nje dalje ne festival qe Adelina Ismajli te fitonte statusin e ikones! E kopjuar, e imituar, e dashur apo e perfolur prej 20 vitesh ajo eshte e vetmja qe gezon statusin e dives se pop-it ne trojet shqipfolese!Prej 10 vitesh, Adelina nuk ka shkelur ne televizionet shqiptare perjashto ketu nje dalje ose me sakte nje hyrje ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, ne “Big Brother Albania”.Intervistat e saj kane qene shume te rralla, per te mos thene inekzistente, por ne kete dekade shtypi roze e ka dashuruar Adelina Ismajlin si asnje kengetare tjeter!Kopertina revistash dhe faqe te para me shumice ne cdo fundjave! Turbullirat ne jeten e saj personale nuk e kane zbehur aspak yllin e saj profesional!Megjithate, Adelina ne Shqiperi nuk kendon prej aq shume kohesh sa me siguri brezi qe frekuenton sot diskotekat apo lokalet nuk e ka pare kurre ne skene, ndonese eshte e pamundur te gjesh njeri qe te mos njohe emrin e saj.
“Miss Kosova” e 1997-s ka ngjallur kuriozitet me jeten e saj personale dhe sukseseve ne karriere. Ka intriguar me performancat provokative e me karakterin pikant.
Historite e saj te dashurise kane zeven gjithmone vendin e merituar ne shtypin e shkruar, por Adelina vazhdon te jete e perqendruar gjithmone tek profesioni. Per te folur rreth kesaj dhe gjithckaje tjeter ne jeten e saj private, “diva” e popit mberriti ne studiot e Emisionit te Pasdites ne “Top-Channel”, ne nje interviste ekskluzive dhe te gjate qe kurorezoi me sukses nje sezon te plote emisionesh te pasditesh, te mbyllur diten e premte deri ne rihapjen e sezonit te ri ne shtator.
Tch: Adelina, mireserdhet ne studio. Si e gjeni Tiranen kete here?
Adelina – Kam qene perpara pak kohesh me pune private dhe sa here qe vij eshte gjithmone e me e bukur si qytet, por jane miqte dhe njerezit ata qe e bejne nje vend te bukur ose jo. E verteta eshte se nuk kam shume miq ne Tirane, por rendesi ka sasia dhe jo cilesia.


Tch: Cfare beni tjeter vec punes kur vini ne kryeqytet?
Adelina – Zakonisht vij vetem per pune, por kuptohet, ate kohe te lire perpiqem ta kaloj perkrah miqve dhe mikesha te mia.
Tch: Nuk ju kemi pare prej kohesh ne ekran. Cfare ka ndodhur me ju?
Adelina – Jane shume vite ne pyetje dhe do te mbetemi pese dite ketu nese do t’i shpjegonim me detaje. Nuk e di nese mund te quhet shkeputje ne Shqiperi, ku nuk kam qene aktive ne mediat vizive, por mediat e shkruara i kane percjelle aktivitetet e mia. Pas shpernguljes sime nga Kosova ne Zvicer kam pasur nje bashkepunim me nje dj shume te njohur ne Zvicer dhe kemi bere nje kenge tradicionale, potpuri kengesh, te Shqiperise se Mesme, ne rrymen house, qe korri shume sukses pas leshimit te saj ne shtetet e tjera ku ka shqiptare. Pasrtaj kam bere nje duet me nje kengetar franko-algjerian. Me pak fjale, shume bashkepunime e kontrata pa fund, per te cilat nuk eshte gjithmone interesante te flasesh.
Tch: Gjate ketyre viteve te zena me aktivitete nderkombetare, a keni menduar per Shqiperine?

Adelina – Nuk do te isha ketu nese s’do te kisha menduar. Kisha fiksim te ktheheesha ne nje forme, ndonese kane ardhur breza te rinj qe kane degjuar legjenda urbane per mua, ose kane degjuar nga prinderit dhe fundja kam nje nostalgji dhe deshire te madhe per t’u rikthyer aty ku kam bere kalimin e madh nga adoleshenca ne rini.
Tch: Adelina, nje jete qe e vogel ne skene. A ka qene e veshtire per ju?
Adelina – Jo. Mbase ngaqe nuk njoh jete tjeter jete dhe nuk me duket e veshtire, edhe pse kam deshiruar gjithmone nje jete te zakonshme dhe normale, mbase ngaqe se kam pasur kurre. Kam admiruar fshehurazi jeten e nje njeri te thjeshte, qe ulet perpara televizorit dhe ben thashetheme. Por, kur nga mosha 6-vjecare futesh ne festivale jugosllave, meson qe televizorin ta shohesh jo thjeshte per argetim, por edhe per te thithur mencuri apo kualitete te personave qe sheh ne te. Eshte dicka e ndryshme nga bashkemoshataret e mia qe atehere thjesht argetoheshin.
Tch: Si nje person tejet publik, si perpiqesh te ruash ate pjesen tende personale?
Adelina – Bej shkeputjen sepse jane 26 vite ne pyetje dhe nuk do te mund te mbijetoja ndryshe, edhe pse kamera di te jete edhe nje sabotazh per jeten dhe njeriun faktikisht. Shkeputem automatikisht, sepse gjithmone kam te qarte qe perparesore eshte lumturia ime, shendeti i dhe jeta ime. Eshte me te vertete keshtu, ndonese si shprehje eshte nje klishe qe e thote cdo njeri i famshem qe del perpara kamerave.
Tch: Megjithate, duhet te jete e veshtire te shkeputesh nga jeta profesionale aq thjeshte, kur je nje person publik i ketyre permasave.
Adelina – Jo nuk eshte aspak e veshtire sepse vjen nje moment kur nuk mundesh me. Te jesh qendra e vemendjes per 26 vjet ben qe gjithcka te teprohet dhe te merr malli te jesh thjesht nje njeri si te gjithe te tjeret. Zvicra me ka ndihmuar per kete. Zviceranet jane njerez qe shikojne punet e tyre dhe ne Zvicer nuk isha aspak e njohur fillimisht, ndaj mund te merrja fryme lirshem.
Tch: Si eshte marredhenia juaj me mediat shqiptare? Shume thashetheme jane thene edhe ketu.


Adelina – E kote te komentohen thashethemet, por me duket normale qe mediat shqiptare ka percjelle ate qe eshte transmetuar dhe perfolur ne Kosove. Thashethemet krijohen ne Kosove, ku jane formuar brutalitete, genjeshtra qe i kam dhene me prova qe nuk kane qene keshtu. Une nuk doja te merresha me to sepse nuk e besoja qe njerezit e besonin seriozisht dhe une si ve faj Shqiperise, medias se shkruar shqiptare qe po transmetonte dicka qe eshte marre nga Kosova pa asnje lloj fakti sepse fundja ne nuk kemi nje kontroll mbi ate qe quajme nje shtyp roze… Nuk kam preferuar te komentoj, por atehere kur eshte tepruar dhe me kane shpikur martesa apo dasma, e kam pare te arsyeshme te nderhyj dhe te shkoj deri ne gjyq. Gjithsesi, une di pak per keto, pasi eshte kompania qe menaxhon te drejtat e mia ajo qe merret me kete pune. Di vetem qe aktualisht jam e paditur ne Vlore (qesh).
Tch: Atehere eshte e vertete qe ju keni qene burim trazirash ne Vlore?
Adelina – (Qesh). Trazira eshte nje fjale e madhe, por ne Vlore u xhirua nje videoklip veror. Nuk them qe eshte videoklipi me i mire i veres, por eshte nje gje e bukur e interesante dhe ndoshta vlen te shikohet. Ka shume situate komike brenda dhe estetike te tepruar per shkaqe skenari, por s’dua ta zbuloj te gjithin. Eshte nje situate komike qe ndodh mes dy personazheve dhe ka dy kuptime, jo perqeshje, por kemi ngacmuar pak klipet ballkanike ku ka hiperbolizime te te gjitha lllojeve, qe tek zgjatimet e flokeve, gjestet e tepruara, ngjyrat etj. Ajo qe ndodhi ne Vlore ishte pak komike, sepse videoklipi solli shume terheqje vemendje dhe per pak kohe u bllokua plazhi. Keto kane qene te gjitha trazirat, asgje me shume. Ne fakt, Vlore e kisha imagjinuar ndryshe, si hera e pare qe shkoja kisha rene edhe une pjese e propagandes apo klisheve te ndryshme. Mbase po, sic thoni ju (I drejtohet prezantueses se Pasdites, Lira Burgijes), i mendoja vlonjatet pak te vrazhde, por Vlora eshte nje qytet shume mikprites dhe ashtu jane edhe njerezit ne te. Pjesa qe kane nje krenari te vecante, qe nuk te hapin rrugen ne timon eshte normale. Ne Kosove ndodh gjithashtu keshtu, ndryshe nuk mbijetohet ndryshe (qesh).
Tch: Ne cilen gjuhe eshte ky videoklip?
Adelina – Eshte ne shqip. Kisha marre kritika nga fansat qe te behej dicka shqip, kisha kater dite te lira dhe thashe pse jo. Kur ke nje kenge qe eshte krijuar nga nje mjeshter si Ardit Gjebrea, eshte mekat qe puna te mos behet klip. Ndaj s’donim nje klip te ekzagjeruar, qe te degjohet kenga.
Tch: Partneri juaj ne klip eshte Julian Deda. Duhet te kete shume gjera per te qeshur?
Adelina – Juli ka nje rol pak me ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim, eshte pak me ndryshe. Personalisht, mendoj se ta quash humorist apo aktor eshte e vogel, pasi ai eshte nje artist i vertete. Une kam pasur fatin qe te aktroj edhe me Zef Deden dhe tani me te birin dhe po i thoja Juilit: “Aman mos e bej djalin aktor se do te arrij deri atje njohjen” (qesh).
Tch: Por, ndersa Juli eshte partneri juaj ne videoklip, Vali eshte partneri juaj ne jete dhe ne pune, si menaxheri juaj. Kush eshte mashkulli qe ka fituar zemren e nje prej femrave me te bukura dhe te talentuara shqiptare?
Adelina – Eshte e veshtire ta pershkruash ne nje interviste. Ne te vertete, eshte pershtypja dhe pamja qe me kane bere te dashurohem. Ne nje koncert ne Zvicer, ne temperatura teper te larta ai po punonte ne skene gjysme i zhveshur dhe me terhoqi menjehere vemendjen. Vali eshte pronari i nje diskotekte ku do promovoja albumin e kaluar dhe atje e kam njohur. Ne kontaktin e pare, po e mendoja per “dj” ose punetor skene. S’me shkonte mendja qe eshte pronari sepse mamaja ime kishte kontaktuar me te dhe se dija si dukej. Doja gjithsesi te bisedoja me te dhe gjeta si menyre per te folur te shaja gjithcka ne ate klab dhe menyren se si pronari e kishte organizuar. Ai qeshte dhe me degjonte. Ne fund mesova qe ishte pronari. Pa dyshim, menyra ime e joshjes ishte me katastrofikja e ndonje femre ne histori (qesh).
Tch: Por, si lindi ajo shkendije mes jush?
Adelina – Ne ishim miq fillimisht dhe ky eshte nje komponent i vecante i lidhjes dhe bisedonim pa tabu per tema te ndryshme. Vali eshte i rritur ne Zvicer dhe France, ndaj ndihesha e lire me dike qe s’ka paragjykime apo stereotipe. Pastaj lindi ajo kimia midis dy njerezve, jam une ajo qe bera hapin e pare, ne fakt s’mund te quhet as hap, sepse ishte direkt nje puthje. Me pas, ai kembenguli qe ndiente te njejten gje, ndonese s’kishte marre kure kurajo qe ta bente per shkak te respektit qe ndiente ndaj meje.
Tch: A kane baze zerat per dasmen tuaj qe jane degjuar?
Adelina – Ne fakt nuk kemi planifikuar ndonje dasem, vetem po na e beri ndonje gazete, shkojme bejme edhe ndonje tjeter pa problem. Une dhe Vali as qe do e benim publike lidhjen tone, por do te ishte e pandershme qe te kem nje lidhje te fshehte, pasi jam person publik dhe i kam falur gjithe jeten publikut. Prandaj, tani te fsheh lidhjen time s’me duket e ndershme. Besoj se duhet te jete keshtu, qe jeta private te jete sa me private, por gjithsesi kam disa pergjegjesira si person publik.
Tch: Adelina nene?
Adelina – Jo, nuk e kam menduar kete ende. Gjithsesi, se kam menduar ndonjehere seksin e femijes, e rendesishme eshte te jete i shendoshe dhe te kete nje jete te lumtur. Vajze a djale nuk ka rendesi. Megjithate, preferencat e mia personale jane qe ne radhe te pare te jem nene dhe pastaj kengetare. Per momentin jam e perqendruar tek karriera. Kur te vendos te beje femije, nuk do te jem me.
Tch: Adelina, si e mbani trupin gjithmone ne forme?
Adelina – Besoj se te gjithe ata qe ulen ne kete studio thone se eshte gjenetike. Ne rastin im eshte pak edhe ajo, por edhe perpiqem shume. Bej cdo dite 60 minuta not, palester, plus impenjimet e shumta me mbajne te gjithe kohen ne levizje. /top channel/

No comments:

Post a Comment