7/13/12

Ledri Vula largohet nga muzika















Tashmë pothuajse është e sigurt – sipas informatave të para, anëtari i grupit Skillz, Ledri Vula, ka vendosur të heqë dorë nga muzika.
Kështu bën të ditur faqja zyrtare e labelit BabaStars në Facebook, që ka publikuar një fotomesazh të anëtarit tjetër të Skillz, Visarit, në të cilën konfirmohet largimi i Ledrit nga muzika.
“Pas një kohe sot u takova me mikun tim Ledrin. Pas shtatë viteve karrierë, Ledri ma dha lajmin që tash e tutje ai më nuk do të vazhdojë me muzikë. Po ndihem i obliguar t’ju sqaroj të gjithë juve që na keni përkrahur gjithmonë, se unë, Visari, do të vazhdoj me muzikën e Skillz. Me shumë dashuri, SkiviUndercover”, shkruan në fotomesazh.






Nga ana tjetër, edhe vet Ledri në Tëitter ka konfirmuar largimin nga muzika, duke përshëndetur të gjithë fansat e tij dhe duke i falënderuar për përkrahjen.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të Ledrit, por një gjë është e sigurtë – incidentet e fundit me Noizyn dhe konflikti muzikor me të, ashtu sikurse problemet në jetën private, mund ta kenë detyruar Ledrin të largohet, por pa marrë parasysh kësaj, ai do të mbetet gjithmonë ikonë e hip-hopit shqiptar, si një prej më të mirëve ndonjëherë.


Plagoset Big Mama, vdes shoqëruesi i saj








Këngëtarja Big Mama ka pësuar një aksident të rëndë me skuterë (motor uji), duke u plagosur rëndë, ndërsa miku i saj Lirim Jusufi ka ndërruar jetë. Mediat maqedonase janë ndarë lidhur me të ndjerin. Disa thonë se Lirim Jusufi ishte i dashuri i Big Mama (Besiana Kasami) , kurse të tjera thonë se ai ishte një mik i saj i ngushtë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Liqenin e Ohrit, një kilometër larg Strugës. Zëdhënësi i Policisë së Ohrit, Stefan Dimovski deklaroi se jetën e ka humbur një 27 vjeçar nga Debreshti i Tetovës, i cili ishte me punë të përkohshme në Danimarkë.
Ai së bashku me këngëtaren Big Mama po drejtonin motorin e ujit në Liqenin e Ohrit në orët e mbrëmjes, dhe në një moment kanë humbur drejtimin dhe janë përplasur në ujë, me ç'rast motori me shpejtësi të lartë ka goditur në kokë shoqëruesin e Big Mamës, Lirim Jusufi, 27 vjecar, i cili nga goditja e rëndë është fundosur disa metra në thellësi të Liqenit.




Një grup tjetër ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë viktimën me plagë të rënda, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Strugës, mirëpo edhe përkundër ndërhyrjes mjekësore ai ka ndërruar jetë në orën 20.00. Këngëtarja Big Mama ka pësuar tronditje të thellë dhe se është në gjendje të rëndë shpirtërore, duke pasur edhe lëndime trupore.
Aksidenti ka ndodhur sot kur ka hyrë në fuqi ndalesa për vozitjen e motorëve në ujë nëpër liqene nga ora 11 deri në ora 18 dhe e njejta ndalesë do të vlejë deri më 31 gusht.
Në Liqenin e Strugës nga fillimi i sezonit kanë ndodhur tre fatkeqësi të tilla, me persona të plagosur


7/12/12

Njësiti special në koncertin e Unikkatilit





Unikkatil në Prishtinë, kompania Powow Entertainment ka zbuluar detaje të organizimit të kësaj ngjarje që ka ngjallur shumë interesim.

Organizatorët e koncertit kanë njoftuar se:

Biletat do të jenë në shitje deri në ora 18:00 të së shtunës – 14 korrik, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë mbetur vetëm edhe disa bileta të fundit ”Unik ”.

Dyert e stadionit do te hapen diten e koncertit ne ora 16:00 dhe do te mbyllen ne ora 21:00.





Sigurimi do te jete strikt dhe do te beje kontrollimin e çdo personi qe hyne ne stadium dhe do te konfiskoj te gjitha mjetet e ndaluara, si shkrepsa, thika, pije dhe mjete te tjera te forta.

Ne çdo hyrje dhe ne stadium do te kete pjesëtar te Njesisë Speciale ROSU si dhe pjesëtarë nga Policia e rendit publik.





Poashtu kanë njoftuar se çdo bilete do te skenohet ne hyrje te stadionit. Njesiti i Policise do te jete prezent bashkë me pjestaret e sigurimit dhe nese persona te caktuar do te tentojne te hyne me bileta fallco, do te arrestohen.

Ndërkohë, vetëm pesë ditë pasi që biletat kanë dalë në shitje, Powow Entertainment ka konfirmuar se stadiumi i Prishtinës me 15 korrik nuk do të jetë i zbrazur.

Alba Morina, nga Powow ka deklaruar më herët për Indeksonline, se kanë ngelur edhe shumë pak bileta:
“U kisha thënë edhe atyre që si kanë blerë biletat, të nxitojnë dhe t’i blejnë sepse janë duke u shitur në një masë shumë të madhe”.



Dafina mesazh Ledrit per….


Pas shume versioneve mbi rrjedhen e ngjarjeve, megjithate duket se keta te dy kane marredhenie te mira mes vehte.
Dy kengetaret me te perfolur shqiptar te koheve te fundit, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, nuk kane komentuar per media asgje rreth asaj qe eshte shkruar mbi marredheniet mes tyre.
Pas shume versioneve mbi rrjedhen e ngjarjeve, megjithate duket se keta te dy kane marredhenie te mira mes vehte.
Kete e deshmon nje ”cicerime” e Dafines, ne faqen e saj ne rrjetin social Twitter, ku pak minuta pas mesnates ajo i ka uruar Ledrit ditelindjen, duke i uruar ”realizim te te gjitha endrrave”


7/9/12

Shota Baraliu puthet live me një femër tjetër




E veshur me një fustan të bardhë, ajo dukej më elegante se kurrë. Ishte kjo veshja që kishte zgjedhur të vishtë këngëtarja Shota Baraliu në mbyllje të sezonit të “Zonë e Lirë” Ajo është nga të vetmet artiste që nuk ka komplekse e mund të bëjë gjithçka për artin edhe nëse i kërkohet live.
Shota ka mbaruar Akademinë e Arteve për aktore dhe një ndër provokimet që iu bënë në studio nga Çani ishte edhe një puthje kinematografike në buzë më një aktore tjetër të ftuar, Ina Gjonçi. Sigurisht që nuk mund të mendohej se Shota do të kompleksohej për këtë kërkesë.

Kështu, ajo u çua dhe u puth në buzë me Inën. Menjëherë, pas kësaj puthjeje vjen një tjetër, se pse e njëjta kërkesë iu bë më pas edhe Inës, por ajo u mundua që ta anashkalonte duke bërë në fillim një puthje në faqe dhe më pas edhe një në buzë kalimthi.

Këto janë veprime që mund të shihen vetëm në emisionin “Zonë e lirë” që sigurisht do na mungojë për disa të premte me radhë deri në shtator.



Kthehet Kuçi në qeveri?

Kishte dhënë dorëheqje nga dy poste, nga ai i zëvendëskryeministrit dhe nga posti i ministrit të Drejtësisë.
Por shumë shpejt ai mund të kthehet sërish në pozitat e mëparshme.







Burime të “Zërit” kanë thënë se Hajredin Kuçi mund të kthehet shumë shpejt në dy pozitat. Madje sipas këtij burimi, ky kthim i tij mund të ndodh qysh në fillim të kësaj jave.
Mirëpo, edhe vetë Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të shpejtë në Qeveri. Ai ka thënë se sot do ta bëjë publike hapin e ardhshëm të tij.
“Unë do të konsultohem me kryeministrin dhe PDK-në dhe do të vendos. Asnjë shqetësim tjetër ditën e dorëheqjes nuk e kam pasur përveç votimit të atyre neneve. Unë shpreh falënderimin tim për deputetët e pozitës dhe opozitës për votimin në Kuvend dhe mendoj se është një vendim i drejtë, sikurse që mendoj se mediat duhet të kryejnë punën me profesionalizëm” ka thënë Kuçi


7/8/12

Adelina Berisha “shkon” në burg



Ka kaluar disa ditë në burg dhe këtë gjë e ka bërë me dëshirën e saj. Këngëtarja Adelina Berisha së shpejti nxjerr klipin e saj më të ri, skenat e të cilit janë xhiruar në një burg në Shkup. Për të gjitha prapaskenat e klipit, vështirësive etj ajo rrëfehet në një intervistë për Bluetooth ku nuk lë pa treguar edhe lidhjen e fortë që ka me Stinen.





Zbulohen fotot intime me një adoleshente te Noizyt! (Fotot)











Javes qe kaloi, reperi i mirenjohur Noizy ndodhej ne Prishtine per te mbajtur nje koncert me anetaret e grupit OTR, nen masa te rrepta sigurie, per shkak te konfliktit ende te ndezur me grupin e mirenjohur kosovar Baba Stars, me Getoar Selimin ne krye.Por pavaresusht konflikteve te shumta me keta artiste nga Kosova, Noizy nuk i ka humbur kurre fanset femra atje, sidomos ato adoleshente qe bien koke e kembe brenda me te.Keshtu ka ndodhur pikerisht para disa ditesh, kur nje vajze nga Prishtina ka postuar ne profilin e saj ne Facebook disa foto intime me Noizyn,
në një album të titulluar “Me zemrën time”. Nga komentet lihej të kuptohej se kjo vajzë që shihni në foto është e dashura aktuale e Noizit, i cili gjatë gjithë këtyre viteve të karrierës së tij si reper është komentuar vazhdimisht për marrëdhëniet e tij me femra. Por edhe kësaj here mbetet vetëm në dëshirën e vajzës që ta bëjë publike lidhjen me këngëtarin, pasi brenda pak minutave fotot janë zhdukur nga profili. Burime pranë Noizit kanë pohuar se ai nuk ka aspak dëshirë që ta bëjë publike një gjë të tillë, për faktin se deri tani nuk ka pasur asnjë lidhje të qëndrueshme, për të cilën të mund të flasë vetë në faqet e shtypit rozë. Kjo pasi ai ka shumë fanse në Shqipëri e diasporë dhe kështu preferon ta jetojë jetën intime në fshehtësi, për të mos humbur vëmendjen e femrave që e adhurojnë dhe mblidhen në koncertet e tij. Edhe pse ai u këndon shumë femrave, asnjëherë nuk ka pohuar se ka rënë në dashuri me ndonjë femër, për të cilën mund të flasë hapur. Nuk dihet shumë për këtë lidhje të re, me një vajzë që duket se s’i ka mbushur 20 vitet, gjithsesi do të shohim në daljet e tij të mëvonshme nëse do të shoqërohet me të, apo ka qenë thjesht një flirt. Para disa javësh, Noizy u komentua për një lidhje dashurie të krijuar me fituesen e “X Factor” Sheila Haxhiraj, të cilën e kishte përmendur në fillim si fanse të tij, ndërsa më vonë u pa ta shoqëronte në netët e spektaklit në sallë.

Noizy nga ana e tij është përfolur gjithmonë për marrëdhënie të shumta me femra të njohura, edhe pse ai nuk ka pranuar të flasë për ndonjë lidhje konkrete. Ashtu si të gjithë artistët që janë në treg, duket se dhe Noizit i intereson më shumë të prezantohet në publik me statusin “single”. Ndërkohë që duket se vajzat e Prishtinës janë të dhëna më shumë pas tij. Në koncertin e tij të fundit edhe pse u shfaq si armik i Getoar Selimit, kishte shumë femra që shtyheshin për të blerë bileta për ta parë nga afër. Veç këngëve dhe hiteve të tij, ai ka performuar edhe këngën e fundit, të cilën ua kishte dedikuar “Baba Stars”. Pasi ka performuar këngën e fundit, ai ka thënë se kjo këngë nuk është asgjë në krahasim me atë që “Baba Stars” i ka dedikuar atij, pra një album të plotë. Pas koncertit, Noizy ka filluar të ‘’çmendet’’ pas femrave në klub, ndërsa fotot ekskluzive nga kjo ngjarje, teksa disa femra ledhatohen me reperin duke iu ulur atij në prehër, u botuan ekluzivisht javën e kaluar te gazeta “Panorama”. Noizy është komentuar si reperi i vetëm që ka një jetë vërtet interesante. Ai është bërë baba shumë i ri, në Londër, pas një lidhjeje me një vajzë më të madhe në moshë, dhe është baba i vajzës me emrin Leandra.

Digjet konvikti numër 5

Konviktin numër pesë e merr zjarri. Burime tona bëjnë ditur se kati i parë i objektit pesë, është kapluar nga zjarri për arsye që ende nuk dihen.
Zjarrëfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.







Video qe beri te derdhin lot Miliona njerez

Unë nuk jam duke u përpjekur për të parë snobish ose budalla, por unë do të thotë të paktën gjysma e këtyre aksidenteve janë për shkak të unprofessionalism e shoferit dhe budallallëku në një farë mase.
Një nuk mund të përzënë një makinë si një biçikletë (lloj nge dhe dritë zemër), ose si i ulur në një divan në shtëpi, dikush duhet të jetë gjithmonë vigjilent dhe në tension. Unë personalisht nuk mendoj se shoferi është vetëm për të gjithë, siç është zakon në "botën e zhvilluar / vendet".
Absolutisht e nevojshme për çdo Walker dhe shofer për të shikuar këtë video. Ata që nuk duan të duhet të jetë i lidhur në karrige dhe e bëri për të parë atë me dhunë. Kjo është ndoshta mundësia e vetme për të bërë të dy shoferët dhe rrethoresh vlera e tyre dhe jetët e të tjerëve.
Unë e kam matur vetëm distancë frenave dhe është 45 metra nga 100 km / h. ABS e bën të rritur distancën frenave, unë nuk e kanë atë. Mendoni se ajo. Edhe nëse jeni shofer mirë (ju nuk jeni të!), Ju nuk mund të mbrojë nga një rrugë për këmbësorë e kalimit në forbidd