6/22/12

QË NGA VITI I ARDHSHËM – EDHE DY FESTIVALE

Korrespodencë nga Suedia

Përpos festivalit të Folkorit Shqiptar dhe Festivalit të Poezisë dhe i Muzikës Krijuese

Shqiptare në Diasporë, në Suedi do të mbahet edhe Festivali për Fëmijë dhe Festivali i Filmit për krijuesit nga diaspora



Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, në mbledhjen e vetë të fundit, e kryesoi Fikrije Bajraktari, kryeatre, analizoi veprimtarinë e Unionit gjatë vitit 2011 dhe mori disa vendime të rëndësishme për veprimtarinë që shoqatat anëtare dhe Unionin e presin vitin e ardhshëm. Kryesia vlerësoi se gjatë vitit 2011, Unioni, organet e tij dhe shoqatat anëtare kanë pasur veprimtari të sukseshme në zhvillimin e jetës kulturore dhe në integrimin e bashkëkombasëve tanë në shoqërinë suedeze, konform planit vjetor për veprimtari.
Në fjalën e rastit për këto veprimtari që e paraqiti Ahmet Bella, sekretar organizativ, por edhe në diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje, u tha se ndër veprimtaritë kryesore të Unionit gjatë këtij viti ishin dy faestivalet tashmë tradicionale: Festivali i Folklorit Shqiptar dhe Festivali i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare në Diapsorë.

Festivali i Foklorit Shqiptar, që ishte i pesti me radhë, u mbajt gjatë muajit maj në qytetin e Kristianstadit, ku bartëse e organizimit ishte shoqata ”Ardhmëria”. Për të shfaqur vlerat e pasura të fokilorit dhe të traditës shqiptare, në këtë festival morën pjesë Shoqata "Nëna Terezë" nga Ängelholmi, Grupi i Vallëzimit "Shqiponja" nga Linköpingu, Shoqata "Ilirida" nga Halmstadi, Shoqata Muzikore “Collegium-Dardanum” nga Falkenbergu me grupin folklorik ”Shota”, amatorët e Shoqatës "liria" nga Växjö, Ansmabli Foklorik i Shoqatës “Alba” nga Lessebo, Ansambli "Bilbilat e Diasporës" nga Göteborgu dhe Shoqata nikoqire "Ardhmëria" nga Kristianstadi. Amatorët e shoqatës ”Ardhmëria”, Ansambli Foklorik suedez ”Kristianstads Hembygdsgille” si dhe grupi muzikor filipinas nga Kalmari, në bazë të marrëveshjes me Këshillin organizativ, nuk morën pjesë në konkurencën garuese të festivalit. Festivali ishte i organizuar mirë në të gjitha aspektet, duke përfshirë këtu edhe defilimin e amatorëve pjesëmarrës, me veshje kombëtare rrugëve qëndrore të qytetit nikoqir. Kryesia me këtë rast falenderoi të gjithë ata që u angazhuan në organizimin e Festivalit të Pestë.

No comments:

Post a Comment