Me gjithe kerkesat per anulim te koncertit, Noizy dhe organizatori nuk kishin hequr dore nga kjo mbremje, andaj Noizy pati mundesi qe perveƧ performimit te kengeve, te sqaroje edhe mosmarreveshjen rreth raportit te tij me shqiptaret e Kosoves.
“Kane thene se i kam share shqipet e Kosoves. Kjo eshte propagande nga ata qe mendojne se munden me me rrezu me genjeshtra. Te gjithe e dine se fansat me te medhenje i kam ne Kosove,” ka thene reperi ne prononcim per mediat ne Prishtine.
Gjate mbremjes, Noizy ka bere thirrje patriotike per bashkim kombetar, e me e shpeshta ishte ‘’Shqiperi e madhe’’.
Noizy aktualisht po punon ne realizimin e disa projekteve te reja muzikore:“Para veres dhe para albumit te dyte jam duke punuar ne nje mixtape, qe do te kete 10 kenge.Pas saj, pason albumi i ri.”
Albumi i tij i dyte do te permbaje dhe bashkepunime me Duden, Double G Army, Dj Blunt, Etnon dhe te tjere.
Ai i ka premtuar publikut se do te vije serish ne Prishtine : “Me dore ne zemer ju premtoj se Noizy ka me qene edhe nje here ketu’’ dhe ka shprehur dashurine per publikun prishtinas me fjalet: ''Te dua Prishtine!"
No comments:
Post a Comment