6/23/12

Një javë pushim nuk mjafton, 4 ditë duhen vetëm për të hequr ankthin



Një javë pushim mund të mos jetë e mjaftueshme për t’u çlodhur nga stresi i punës. Kush zgjedh ‘shtatë ditë’ pushim duke shpresuar se do të kthehet në formë të mirë në fakt shijon relaksin aq shumë të dëshiruar vetëm në tre ditë.
Kjo për shkak se katër ditë janë të nevojshme për të ulur nivelet e akumuluara të ankthit. Një studim i ‘Liverpool Victoria Travel Insurance’ që ka pyetur 2021 persona ka konkluduar se vetëm në gjysmën e ditës së katërt personi ndihet më i relaksuar dhe më në fund arrin të shijojë pushimet.
Por për psikologun Glenn Wilson i intervistuar nga ‘The Telegraph’ ka plot fakte që pushimet mund të kenë një efekt pozitiv në humor, mirëqenie dhe shëndet mendor edhe pse sipas tij është më mirë që të merren pushime të shpeshta sesa disa shumë të gjata.

No comments:

Post a Comment