11/30/12
Mashtrim Optik I Pabesueshëm
Disa gjësende qëndrojnë mbi tavolinë. Asgjë nuk mund të na shtyjë të mendojmë se secila nga ato gjësende, në fakt është vetëm një copë letre.
Video incizimin, të cilin në YouTube e ka publikuar përdoruesi Brusspup, është shembull se asgjë nuk është ashtu siç na duket.
Teknika e shfrytëzuar në punimin e “gjësendeve” quhet anamorfoza dhe ajo ekziston që nga koha e Renesancës.
Shikoni në videon e mëposhtme se çfarë iluzionesh optike mund të shkaktojë kjo teknikë.
10/29/12
Jetimi
Shkon tek varri i te emes dhe duke qare i thote: Cohu mami! Ngrihu dhe hajde te klasa ime! Mesuesja gjithmone me ofendon dhe ironizon duke thene para gjithe klases: Jot eme te ka lene pas dore dhe ste kushton fare vemendje!
Te pakten keto dite mos e harroni shtresen e jetimeve! U falni dashuri dhe dhembshuri, i perkedhelni, i perqafoni, u blini ndonje veshje, nje loder etj...
Te pakten keto dite mos e harroni shtresen e jetimeve! U falni dashuri dhe dhembshuri, i perkedhelni, i perqafoni, u blini ndonje veshje, nje loder etj...
9/11/12
Linda Halimi publikon videoklipin +18 (VIDEO)
Këngëtarja Linda Halimi ka publikuar para pak çastesh në youtube vidoeklipin “I just wanna”.
Kënga e realizuar me të dashurin e saj, reperin amerikan Big D, përmban skena hot.
Vdieoklipi vjen me plot skena provokative e vajza joshëse gjysmë nudo, ku në mesin e vajzave në vidoeklip dy janë të nacionalitetit serb.
Promovimin e këngës së re përmes të cilës ajo synon tregun ndërkombëtar, këngëtarja Linda Halimi e ka bërë të premten në Prishtinë.
8/16/12
VDIQ ARBËN XHAFERI
Kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) vdiq sot pasdite si pasojë e hemorragjisë cerebrale, njofton Zhurnal.
Mjeku Sllobodan Damjanoski ka konfirmuar lajmin.
“I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja”, ka thënë Damjanoski.
8/8/12
8/2/12
7/30/12
Rrëfimi rrëqethës i Nebiut, babait të Dafina Zeqirt
‘Dafinën s’e kam takuar që kur ishte 2 vjeç, Ja pse më refuzon’
Rrëfimi rrëqethës i Nebiut, babait të këngëtares Zeqiri: Ma mori ish-gruaja kur isha në burg, dua t’i them të vërtetën e ndarjes.

Na trego pak për fëmijërinë e Dafinës, çfarë fëmije ka qenë dhe në cilën moshë e kanë larguar nga ju?
Aq sa mundem, ndonëse nuk kam asnjë fshehtësi, do doja që të mos i shkaktoj asnjë të keqe vajzës. E vogël ka qenë shumë aktive, fëmijë i veçantë, Besa ka qenë më e urtë, kurse Dafina më “agresive”. Unë jam i ati i Dafina dhe Besa Zeqirit, ato kanë mbiemrin e nënës për arsye se nëna e tyre është larguar nga unë dhe më vonë mori edhe dy vajzat, Dafinën dhe Besën. Ato janë larguar nga unë në moshën dyvjeçare.
Sa kohë keni qenë në martesë me të ëmën e Dafinës?
Kam qenë 4 vite.
I kujtoni ju vetëm ato 2 vitet e para që keni qenë bashkë, po pastaj pse vendosi ish-bashkëshortja juaj t’ju ndajë me vajzat?
Për arsye interesi më shumë sesa dashurie, ndaj vajzave të veta. Ajo ka ikur në Suedi, kurse unë atë kohë jam burgosur. Nëna e Dafinës ka punuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, kishte mundësi të bënte gjithçka që dëshironte.
Ke pasur mall për vajzat, kur i ke takuar ato për herë të fundit?
Nuk di si ta përshkruaj mallin ndaj fëmijëve që i desha dhe i pagëzova, Dafina dhe Besa. Besën unë e kam takuar pas 21 vitesh, mund të shihni dhe foton në profilin tim, ai takim ishte gëzimi më i madh i jetës sime pas çlirimit të Kosovës, që edhe unë isha pjesë e saj në vitin 1998.
Po tani cili është raporti juaj me vajzat, veçanërisht me Dafinën?
Me Dafinën nuk jam takuar asnjëherë, kam tentuar disa herë por nuk kam pasur sukses. Kurse me Besën jam takuar në momentin kur e ëma e saj e largoi nga apartamenti dhe e hodhi në rrugë. Kishte ngelur pa të holla dhe pa rroba dimri dhe për fatin tim një shoqe i kishte thënë pse nuk i kërkon ndihmë babait tënd, ndoshta nuk është dhe ai si mamaja. Kështu që unë menjëherë udhëtova drejt Suedisë dhe i ofrova ndihmë dhe deri tani po kalojmë shumë mirë bashkë. Besa ka probleme me të ëmën për shkak se takohet me mua, ajo nuk do që vajza të mbajë kontakt me mua, por sidoqoftë të gjitha të këqijat them se janë zbuluar e Dafina nuk e di deri kur do të mbajë këtë qëndrim.
Ish-bashkëshortja juaj jua ka marrë me dhunë vajzat?
Melihatja i ka marrë vajzat në të njëjtën ditë kur unë jam arrestuar nga policia.
Cilat kanë qenë tentativat tuaja për të takuar Dafinën, nuk ka dashur ajo të takohet?
Kam tentuar përmes një shoqeje të saj, ajo është mjeke me profesion, kurse bashkëshorti i saj është kryekameraman në RTV21. Kam pirë kafe me ta dhe ua kam shpjeguar të gjitha si ka ndodhur dhe kam kërkuar që të kem një takim e t’ia tregoj të vërtetën, por nuk kam pasur sukses. Madje kam qenë në një mbrëmje në Gjermani, i dola përpara, por ajo është larguar menjëherë nga skena e kështu edhe kjo tentativë dështoi.
Sikur ta lexojë ajo këtë intervistë, çfarë mesazhi do i kishit dhënë?
Kisha një lutje, që vetëm një orë të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën. Jam një baba që e dua shumë, sikur të ishte e mundur do të bëja gjithçka që është e mundur dhe e ndershme vetëm që ta dijë të vërtetën sikur motra e saj, Besa.
Po Besa tani jeton me ju bashkë?
Jo, ajo ka shtetësinë suedeze dhe jeton atje, tani është punësuar, jeton vetëm, por kontaktojmë shumë shpesh me njëri-tjetrin.
Si e shihni karrierën e Dafinës si këngëtare, si e keni pritur lajmin që ajo po merret me muzikë?
Sigurisht që e kam pritur me shumë kënaqësi, për herë të parë e kam parë në një emision ku ajo ka interpretuar këngën e parë në Suedi. I kam thënë bashkëshortes sime, sikur po më duket e njohur kjo vajza, e ndërkohë papritur i del emri poshtë në titra Dafina Zeqiri, ky ka qenë takimi i parë përmes televizionit.
Tashmë jeni i martuar e përveç Besës e Dafinës, keni edhe fëmijë të tjerë dhe një familje sigurisht?
Jam i martuar, kam 5 fëmijë, plus Besa e Dafina. Jetoj shumë mirë, jam veteran i luftës, kam arritur të ndërtoj shtëpinë time në Ferizaj, kurse fëmijën më të vogël e kam 14 vjeç.
Po kur lexon artikuj mbi jetën private të Dafinës të prekin?
Më prekin shumë, në zemër kam dhimbje e në shpirt, jam munduar që ta ndihmoj sa ka qenë në lidhje me Krenarin. Kam pasur shumë herë kontakt me të atin e Krenarit, unë dhe bashkëshortja ime kemi biseduar shumë gjëra me Sadikun, më ka njoftuar për të gjitha që kanë ndodhur. Mes Dafinës dhe nënës së saj ka pasur shumë probleme me prindërit e Krenarit, por aq sa kam mundur kam bërë. Më e keqja është se kur babai i Krenarit i kishte thënë Dafinës pse nuk takohesh me babain tënd, ajo kishte ikur pa i kthyer përgjigje.
7/27/12
Anëtarët e LDK-së janë vrarë për motive politike
Njësia për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it, është duke hetuar dhjetëra vrasje. Sipas një raporti të EULEX-it, dhjetëra vrasje janë kryer për motive politike.
Të gjitha viktimat, sipas Policisë së EULEX-it, ose kanë qenë anëtarë të LDK-së si parti politike, kundërshtari kryesor i PDK-së, apo besohej që kanë pasur lidhje me regjimin paraprak serb, shkruan koha.
Në raport renditen vrasjet prej Xhemajl Mustafës e deri tek ajo e Shaban Manajt.
Prapa këtyre vrasjeve, vrasjeve tentativë, sipas hetuesve të Policisë së EULEX-it, qëndron një organizatë e mirëfilltë e financuar mirë
7/26/12
Ledri Vula, “kërcënon” me vetëvrasje (FOTO)

Në të dyja fotot, mbi tavolinë janë të shpërndara edhe foto të tjera, të cilat e shqetësojnë në dukje këngëtarin, por cila është ajo që e shqetëson më shumë është e vështirë të thuhet.
Pse Blero rrezikon deri ne 5 vjet burg?
Kengetari nga Kosova, Blerim Muharremi i njohur me emrin e artit si Blero, duket se nuk ka kaluar 34-vjetorin sic duhet pasi i eshte dashur te jete prezent ne banken e te akuzuarve ne Gjykaten Komunale ne Prishtine.
Mediat vendase bejne me dije se Bleros nuk i kane munguar urimet as ne sallen e gjyqit, ku ai diten e enjte ndoqi seances gjyqesore ndaj tij.
Blero akuzohet se 4 vjet me pare, nga pakujdesia ka vene ne rrezik jeten e dy nxeneseve nga Komuna e Dragashit, te cilat i kishte perplasur me veture teksa po kalonin rrugen te Bulevardi i Deshmoreve ne Prishtine Nese shpallet fajtor, Blero, sipas paragrafit 5 te nenit 297 te Kodit Penal te Kosoves, mund te denohet prej gjashte muaj deri ne pese.
7/24/12
7/17/12
Reklama që përloti sytë e miliona shikuesëve (VIDEO)
Miliona perdorues te internetit pane kete video e cila u krijua nga kompania e sigurimeve. (Thai Insurance).Por asnje nuk mund te garantoje, nese i kujton reklamen… dhe jo nje histori te dhimbshme midis nje babai dhe vajzes se tij.Ndonjehere, nuk eshte e nevojshme ta thuash me fjale se sa “E DO” dike.Tani kemi rastin ta shikojme dhe ne shqip.
7/16/12
Oops, edhe Blero ndahet nga…
Kengetari i mirepritur i estrades kosovare Blero, eshte ne kerkim te nje producenti te ri.
Mos t’iu mashtrojë titulli, as fotoja!
Me DJ Cekikin duket se i ka prishur punet per shkak se sic mesohet, DJ Cekici po eshte shume i zene per shkak te angazhimeve te shumta edhe me kengetare tjere.
“Ai po kerkon talente te reja” i ka thene portalit burimi. indeksonline.
7/13/12
Ledri Vula largohet nga muzika
Tashmë pothuajse është e sigurt – sipas informatave të para, anëtari i grupit Skillz, Ledri Vula, ka vendosur të heqë dorë nga muzika.
Kështu bën të ditur faqja zyrtare e labelit BabaStars në Facebook, që ka publikuar një fotomesazh të anëtarit tjetër të Skillz, Visarit, në të cilën konfirmohet largimi i Ledrit nga muzika.
“Pas një kohe sot u takova me mikun tim Ledrin. Pas shtatë viteve karrierë, Ledri ma dha lajmin që tash e tutje ai më nuk do të vazhdojë me muzikë. Po ndihem i obliguar t’ju sqaroj të gjithë juve që na keni përkrahur gjithmonë, se unë, Visari, do të vazhdoj me muzikën e Skillz. Me shumë dashuri, SkiviUndercover”, shkruan në fotomesazh.
Nga ana tjetër, edhe vet Ledri në Tëitter ka konfirmuar largimin nga muzika, duke përshëndetur të gjithë fansat e tij dhe duke i falënderuar për përkrahjen.
Ende nuk dihen arsyet e largimit të Ledrit, por një gjë është e sigurtë – incidentet e fundit me Noizyn dhe konflikti muzikor me të, ashtu sikurse problemet në jetën private, mund ta kenë detyruar Ledrin të largohet, por pa marrë parasysh kësaj, ai do të mbetet gjithmonë ikonë e hip-hopit shqiptar, si një prej më të mirëve ndonjëherë.
Plagoset Big Mama, vdes shoqëruesi i saj
Këngëtarja Big Mama ka pësuar një aksident të rëndë me skuterë (motor uji), duke u plagosur rëndë, ndërsa miku i saj Lirim Jusufi ka ndërruar jetë. Mediat maqedonase janë ndarë lidhur me të ndjerin. Disa thonë se Lirim Jusufi ishte i dashuri i Big Mama (Besiana Kasami) , kurse të tjera thonë se ai ishte një mik i saj i ngushtë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Liqenin e Ohrit, një kilometër larg Strugës. Zëdhënësi i Policisë së Ohrit, Stefan Dimovski deklaroi se jetën e ka humbur një 27 vjeçar nga Debreshti i Tetovës, i cili ishte me punë të përkohshme në Danimarkë.
Ai së bashku me këngëtaren Big Mama po drejtonin motorin e ujit në Liqenin e Ohrit në orët e mbrëmjes, dhe në një moment kanë humbur drejtimin dhe janë përplasur në ujë, me ç'rast motori me shpejtësi të lartë ka goditur në kokë shoqëruesin e Big Mamës, Lirim Jusufi, 27 vjecar, i cili nga goditja e rëndë është fundosur disa metra në thellësi të Liqenit.
Një grup tjetër ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë viktimën me plagë të rënda, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Strugës, mirëpo edhe përkundër ndërhyrjes mjekësore ai ka ndërruar jetë në orën 20.00. Këngëtarja Big Mama ka pësuar tronditje të thellë dhe se është në gjendje të rëndë shpirtërore, duke pasur edhe lëndime trupore.
Aksidenti ka ndodhur sot kur ka hyrë në fuqi ndalesa për vozitjen e motorëve në ujë nëpër liqene nga ora 11 deri në ora 18 dhe e njejta ndalesë do të vlejë deri më 31 gusht.
Në Liqenin e Strugës nga fillimi i sezonit kanë ndodhur tre fatkeqësi të tilla, me persona të plagosur
7/12/12
Njësiti special në koncertin e Unikkatilit
Unikkatil në Prishtinë, kompania Powow Entertainment ka zbuluar detaje të organizimit të kësaj ngjarje që ka ngjallur shumë interesim.
Organizatorët e koncertit kanë njoftuar se:
Biletat do të jenë në shitje deri në ora 18:00 të së shtunës – 14 korrik, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë mbetur vetëm edhe disa bileta të fundit ”Unik ”.
Dyert e stadionit do te hapen diten e koncertit ne ora 16:00 dhe do te mbyllen ne ora 21:00.
Sigurimi do te jete strikt dhe do te beje kontrollimin e çdo personi qe hyne ne stadium dhe do te konfiskoj te gjitha mjetet e ndaluara, si shkrepsa, thika, pije dhe mjete te tjera te forta.
Ne çdo hyrje dhe ne stadium do te kete pjesëtar te Njesisë Speciale ROSU si dhe pjesëtarë nga Policia e rendit publik.
Poashtu kanë njoftuar se çdo bilete do te skenohet ne hyrje te stadionit. Njesiti i Policise do te jete prezent bashkë me pjestaret e sigurimit dhe nese persona te caktuar do te tentojne te hyne me bileta fallco, do te arrestohen.
Ndërkohë, vetëm pesë ditë pasi që biletat kanë dalë në shitje, Powow Entertainment ka konfirmuar se stadiumi i Prishtinës me 15 korrik nuk do të jetë i zbrazur.
Alba Morina, nga Powow ka deklaruar më herët për Indeksonline, se kanë ngelur edhe shumë pak bileta:
“U kisha thënë edhe atyre që si kanë blerë biletat, të nxitojnë dhe t’i blejnë sepse janë duke u shitur në një masë shumë të madhe”.
Dafina mesazh Ledrit per….
Pas shume versioneve mbi rrjedhen e ngjarjeve, megjithate duket se keta te dy kane marredhenie te mira mes vehte.
Dy kengetaret me te perfolur shqiptar te koheve te fundit, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, nuk kane komentuar per media asgje rreth asaj qe eshte shkruar mbi marredheniet mes tyre.
Pas shume versioneve mbi rrjedhen e ngjarjeve, megjithate duket se keta te dy kane marredhenie te mira mes vehte.
Kete e deshmon nje ”cicerime” e Dafines, ne faqen e saj ne rrjetin social Twitter, ku pak minuta pas mesnates ajo i ka uruar Ledrit ditelindjen, duke i uruar ”realizim te te gjitha endrrave”
7/9/12
Shota Baraliu puthet live me një femër tjetër
E veshur me një fustan të bardhë, ajo dukej më elegante se kurrë. Ishte kjo veshja që kishte zgjedhur të vishtë këngëtarja Shota Baraliu në mbyllje të sezonit të “Zonë e Lirë” Ajo është nga të vetmet artiste që nuk ka komplekse e mund të bëjë gjithçka për artin edhe nëse i kërkohet live.
Shota ka mbaruar Akademinë e Arteve për aktore dhe një ndër provokimet që iu bënë në studio nga Çani ishte edhe një puthje kinematografike në buzë më një aktore tjetër të ftuar, Ina Gjonçi. Sigurisht që nuk mund të mendohej se Shota do të kompleksohej për këtë kërkesë.
Kështu, ajo u çua dhe u puth në buzë me Inën. Menjëherë, pas kësaj puthjeje vjen një tjetër, se pse e njëjta kërkesë iu bë më pas edhe Inës, por ajo u mundua që ta anashkalonte duke bërë në fillim një puthje në faqe dhe më pas edhe një në buzë kalimthi.
Këto janë veprime që mund të shihen vetëm në emisionin “Zonë e lirë” që sigurisht do na mungojë për disa të premte me radhë deri në shtator.
Kthehet Kuçi në qeveri?
Kishte dhënë dorëheqje nga dy poste, nga ai i zëvendëskryeministrit dhe nga posti i ministrit të Drejtësisë.
Por shumë shpejt ai mund të kthehet sërish në pozitat e mëparshme.
Burime të “Zërit” kanë thënë se Hajredin Kuçi mund të kthehet shumë shpejt në dy pozitat. Madje sipas këtij burimi, ky kthim i tij mund të ndodh qysh në fillim të kësaj jave.
Mirëpo, edhe vetë Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të shpejtë në Qeveri. Ai ka thënë se sot do ta bëjë publike hapin e ardhshëm të tij.
“Unë do të konsultohem me kryeministrin dhe PDK-në dhe do të vendos. Asnjë shqetësim tjetër ditën e dorëheqjes nuk e kam pasur përveç votimit të atyre neneve. Unë shpreh falënderimin tim për deputetët e pozitës dhe opozitës për votimin në Kuvend dhe mendoj se është një vendim i drejtë, sikurse që mendoj se mediat duhet të kryejnë punën me profesionalizëm” ka thënë Kuçi
Por shumë shpejt ai mund të kthehet sërish në pozitat e mëparshme.
Burime të “Zërit” kanë thënë se Hajredin Kuçi mund të kthehet shumë shpejt në dy pozitat. Madje sipas këtij burimi, ky kthim i tij mund të ndodh qysh në fillim të kësaj jave.
Mirëpo, edhe vetë Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të shpejtë në Qeveri. Ai ka thënë se sot do ta bëjë publike hapin e ardhshëm të tij.
“Unë do të konsultohem me kryeministrin dhe PDK-në dhe do të vendos. Asnjë shqetësim tjetër ditën e dorëheqjes nuk e kam pasur përveç votimit të atyre neneve. Unë shpreh falënderimin tim për deputetët e pozitës dhe opozitës për votimin në Kuvend dhe mendoj se është një vendim i drejtë, sikurse që mendoj se mediat duhet të kryejnë punën me profesionalizëm” ka thënë Kuçi
7/8/12
Adelina Berisha “shkon” në burg

Zbulohen fotot intime me një adoleshente te Noizyt! (Fotot)
Javes qe kaloi, reperi i mirenjohur Noizy ndodhej ne Prishtine per te mbajtur nje koncert me anetaret e grupit OTR, nen masa te rrepta sigurie, per shkak te konfliktit ende te ndezur me grupin e mirenjohur kosovar Baba Stars, me Getoar Selimin ne krye.Por pavaresusht konflikteve te shumta me keta artiste nga Kosova, Noizy nuk i ka humbur kurre fanset femra atje, sidomos ato adoleshente qe bien koke e kembe brenda me te.Keshtu ka ndodhur pikerisht para disa ditesh, kur nje vajze nga Prishtina ka postuar ne profilin e saj ne Facebook disa foto intime me Noizyn,

Noizy nga ana e tij është përfolur gjithmonë për marrëdhënie të shumta me femra të njohura, edhe pse ai nuk ka pranuar të flasë për ndonjë lidhje konkrete. Ashtu si të gjithë artistët që janë në treg, duket se dhe Noizit i intereson më shumë të prezantohet në publik me statusin “single”. Ndërkohë që duket se vajzat e Prishtinës janë të dhëna më shumë pas tij. Në koncertin e tij të fundit edhe pse u shfaq si armik i Getoar Selimit, kishte shumë femra që shtyheshin për të blerë bileta për ta parë nga afër. Veç këngëve dhe hiteve të tij, ai ka performuar edhe këngën e fundit, të cilën ua kishte dedikuar “Baba Stars”. Pasi ka performuar këngën e fundit, ai ka thënë se kjo këngë nuk është asgjë në krahasim me atë që “Baba Stars” i ka dedikuar atij, pra një album të plotë. Pas koncertit, Noizy ka filluar të ‘’çmendet’’ pas femrave në klub, ndërsa fotot ekskluzive nga kjo ngjarje, teksa disa femra ledhatohen me reperin duke iu ulur atij në prehër, u botuan ekluzivisht javën e kaluar te gazeta “Panorama”. Noizy është komentuar si reperi i vetëm që ka një jetë vërtet interesante. Ai është bërë baba shumë i ri, në Londër, pas një lidhjeje me një vajzë më të madhe në moshë, dhe është baba i vajzës me emrin Leandra.
Digjet konvikti numër 5
Konviktin numër pesë e merr zjarri. Burime tona bëjnë ditur se kati i parë i objektit pesë, është kapluar nga zjarri për arsye që ende nuk dihen.
Zjarrëfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Zjarrëfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Video qe beri te derdhin lot Miliona njerez
Unë nuk jam duke u përpjekur për të parë snobish ose budalla, por unë do të thotë të paktën gjysma e këtyre aksidenteve janë për shkak të unprofessionalism e shoferit dhe budallallëku në një farë mase.
Një nuk mund të përzënë një makinë si një biçikletë (lloj nge dhe dritë zemër), ose si i ulur në një divan në shtëpi, dikush duhet të jetë gjithmonë vigjilent dhe në tension. Unë personalisht nuk mendoj se shoferi është vetëm për të gjithë, siç është zakon në "botën e zhvilluar / vendet".
Absolutisht e nevojshme për çdo Walker dhe shofer për të shikuar këtë video. Ata që nuk duan të duhet të jetë i lidhur në karrige dhe e bëri për të parë atë me dhunë. Kjo është ndoshta mundësia e vetme për të bërë të dy shoferët dhe rrethoresh vlera e tyre dhe jetët e të tjerëve.
Unë e kam matur vetëm distancë frenave dhe është 45 metra nga 100 km / h. ABS e bën të rritur distancën frenave, unë nuk e kanë atë. Mendoni se ajo. Edhe nëse jeni shofer mirë (ju nuk jeni të!), Ju nuk mund të mbrojë nga një rrugë për këmbësorë e kalimit në forbidd
Një nuk mund të përzënë një makinë si një biçikletë (lloj nge dhe dritë zemër), ose si i ulur në një divan në shtëpi, dikush duhet të jetë gjithmonë vigjilent dhe në tension. Unë personalisht nuk mendoj se shoferi është vetëm për të gjithë, siç është zakon në "botën e zhvilluar / vendet".
Absolutisht e nevojshme për çdo Walker dhe shofer për të shikuar këtë video. Ata që nuk duan të duhet të jetë i lidhur në karrige dhe e bëri për të parë atë me dhunë. Kjo është ndoshta mundësia e vetme për të bërë të dy shoferët dhe rrethoresh vlera e tyre dhe jetët e të tjerëve.
Unë e kam matur vetëm distancë frenave dhe është 45 metra nga 100 km / h. ABS e bën të rritur distancën frenave, unë nuk e kanë atë. Mendoni se ajo. Edhe nëse jeni shofer mirë (ju nuk jeni të!), Ju nuk mund të mbrojë nga një rrugë për këmbësorë e kalimit në forbidd
7/7/12
Vret shpërndarësin e drogës që i çoi djalin drejt vdekjes
Një baba i brengosur në Britaninë e Madhe vrau veten pasi vrau më parë një shpërndarës droge që mendohej se i kishte çuar të birin drejt vdekjes.
Detektivët po hetojnë pretendimet se Roy Allison, 65 vjeç, kishte bërë në plan të vriste Duncan Bell, 36 vjeç dhe më pas kreu vetëvrasje. Të gjitha detajet ai ia dërgoi një gazete lokale përpara se të vetëvritej.
Në letër, dërguar gazetës lokale, ai thotë se vendosi të bënte vetë drejtësi për birin e tij, Roy Allison Junior, një instruktor i arteve marciale, që vdiq më 21 mars, një ditë pasi kishte mbushur 28 vjeç.
Në letër babai fajësonte trafikantin e dyshuar të drogës se i kishte dhënë të birit drogë gjatë festës së ditëlindjes. “Besoj se ishte e drejtë për mua që të hiqja qafe një plehrë nga komuniteti,” shkroi ai.
Në letër ai shkruan se deshi të kryente vetëvrasje pas vdekjes së të birit. Por më pas vendosi të kryente disa hetime dhe të gjente fajtorin për vdekjen e të birit. Ai sqaron në letër se i biri kishte pasur më parë një problem me drogërat e rënda, por kishte arritur ta kalonte dhe kishte nisur një jetë të shëndetshme dhe konstruktive
7/5/12
Gold AG dhe Andini këngë kundër abortimit(VIDEO)

Kënga që titullohet “Djali Yt”, posedon një tekst mjaft prekës dhe nuk dihet nëse do t’i realizohet videoklipi.
Abortimi është bërë një çështje e ndjeshme jo vetëm në vendin tonë, por edhe në gjithë botën, ku rastet e ‘vrasjes’ së jetërave të reja po shtohen gjithnjë e më shumë.
Gold AG është një prej reperëve më aktivë, ndërsa i tillë është edhe Andini që njihet për hitin e tij me Nogën
Poni prej kengetareve ka zerin me Seksi ne Muzikë
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të përpunuar Poni tregon për fillimet e karrierës së saj dhe për suksesin në këtë gjini të muzikës. Ajo tregon për Dashurinë labe që ndjen në shpirt dhe për albumin e saj me të njëjtin titull. Këngëtarja shprehet se karakteri i saj 24 karat lab ka bërë që ajo të këndoj këngë labe dhe të zgjedhi këtë gjini të muzikës. Këngëtarja e njohur Poni shprehet se Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu.
Si e ka nisur Poni karrierën e saj artistike?
Poni: Unë kam një vit që kam dalë në skenë megjithëse kam kënduar edhe më herët. Kam qenë e shkëputur nga Shqipëria për dy vjet dhe jam kthyer për të bërë diçka si albumi im i kaluar me këngën Dale moj dalë.
Si ndiheni që megjithëse ka dalë albumi juaj i ri vazhdon të dëgjohet përsëri albumi i kaluar
Poni: Normalisht që ndihem mirë, por jam ndjerë keq kur kam dëgjuar këtë këngë e cila është një hit i dimrit, një ditë në rrugë. U ndjeva edhe mirë por më erdhi edhe keq në të njëjtën kohë.
Ju keni sjellë në tregun muzikor një rrymë të re ...
Poni: Po, së bashku me Adi Hilën kemi sjellë diçka të re. Kemi përzgjedhur materialet, dhe kënga nga e cila ka marrë titullin edhe albumi Dashuria labe është kënga që unë kam më përzemër, dhe mënyra se si është trajtuar në videoklip ka qenë një ide e imja, megjithëse kanë punuar njerëz të tjerë, një staf i madh për këtë videoklip, ideja ka qenë e imja.
Mendon se e ka kuptuar publiku se çfarë mesazhi përcjell albumi Dashuria labe?
Poni: Që në momentin kur ka dalë kënga e kanë kuptuar sepse ajo në refren e thotë shumë mirë Të dua për kokën tënde, do vij ti them satëme, aty është labe 24 karat e gjithë shprehja dhe publiku arrin në konkluzionin që këtë shprehje ia thotë labi labes. Pjesa u tërbofsh se na tërbove është një mallkim. Në fakt ai është një mallkim me dashuri brenda, i cili thotë se, nëse ti nuk do të më duash aq sa të dua unë, u tërbofsh se na ke tërbuar.
Si është dashuria labe?
Poni: Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu.
Në shumë këngë tuajat në albumin e ri përdoret gajdja. Si e keni përshtatur këtë instrument për këngët e jugut
Poni: Po, edhe pse gajdja përdoret për këngët veriore ne kemi gjetur një gajde të butë sepse në albumin e parë unë kam patur mjaft shitje edhe në veri dhe doja që në këtë album të ndërthurja. Në fakt kisha dëshirë të kisha edhe këngë polifonike të shoqëruara me çifteli, por në një album tjetër ndoshta e realizoj këtë dëshirë.
Albumi juaj i parë ka patur mjaft sukses. Po atë sukses ka patur edhe albumi juaj i dytë
Poni: Normalisht në albumin e dyte bie pak kurioziteti, veçanërisht kur janë shumë pranë njëri tjetrit. Albumi i dytë ka shkuar mirë dhe ndoshta edhe pak më mirë se i pari.
Kur ka dalë albumi juaj i parë?
Poni: Albumi i parë ka dalë në muajin gusht vitin e kaluar, ka pothuajse një vit.
Krijimtaria në këtë album është e re apo janë tekste të përpunuara?
Poni: Të gjitha këngët popullore janë këngë të vjetra, por të pakënduara dhe të pakonsumuara prej vitesh. Janë edhe katër këngë të reja si kënga E kam unë e ke ti, Thashethemet apo Të kam shpirt janë kompozime të pastra dhe tekstet janë të rinj.
Si keni mundur që të grumbulloni materialet për këtë album?
Poni: Është e vështirë. Duhet të shkosh edhe në fshatra të thell, të takosh njerëz dhe të më japin tekstet dhe të të tregojnë melodinë e këtyre këngëve. Natyrisht që gjetja e materialeve nuk është shumë komode, por kur gjen diçka që ka vlera nuk quhen sakrifica ato.
Të gjitha materialet janë nga Vlora apo të trevës së jugut?
Poni: Jo, nuk janëvetëm nga Vlora. Ky album ka këngë nga i gjithë jugu, por labëri si, Tepelenë, Gjirokastër, etj.
Ju keni dhënë koncerte edhe në qytete të tjera përveç Vlorës, si jeni pritur atje?
Poni: Në fakt pritjet kanë qenë të mira. Në Gjirokastër sa herë kam shkuar biletat janë shitur të gjitha shumë më përpara se të mbërrija unë atje. Madje ka patur edhe reagime nga publiku i Tepelenës pasi nuk ka patur bileta për të gjithë.
Mendoni se jeni prezantuar vonë në skenën shqiptare?
Poni: Në atë periudhë ka qenë ëndërr të këndoje në festivale. Unë jam kthyer me mendimin që të shkoj në një kompeticion me një kompozitor të mirë. Në momentin që erdha Adrian Hila, kompozitori me të cilin bashkëpunoj, dëgjoi zërin tim më thë, Ti je shumë karakter lab dhe nëse do të sjellësh diçka të bukur futu njëherë me këtë çfarë je. Më pas mendova se bëra shumë mirë që zgjodha këtë gjini.
Në ato momente kur Adi Hila ju drejtoi në këtë rrugë vazhdonit të kishit përsëri dëshirën për të marrë pjesë në një kompeticion?
Poni: Po. Dëshira ishte e madhe, por mendoj se është më mirë që njeriu të bëj atë që i përshtatet.
Si mendoni se është më mirë, të këndoni në një kompeticion apo të bëni një album dhe të keni të gjithë publikun për vete?
Poni: Festivalet të ngrenë në nivel dhe të japin një tjetër status, është normale. Unë i dua kompeticionet, por duhet që të kesh kujdes me çfarë prezantohesh sepse mund të jesh shumë këngëtare e talentuar edhe me cilësi të mëdha vokale, por në momentin që nuk prezantohesh mirë të bie tregu.
Nëse albumi i parë nuk do të kishte sukses do të guxonit përsëri të bënit një album të dytë?
Poni: Jo. Natyrisht që jo, të paktën jo kaq shpejt. Do përpiqesha të bëja diçka më të bukur, nuk është e thënë se dështove në albumin e parë të mos bësh më albume. Vendosa që të bëja albumin e dytë kaq herët sepse shkoj mirë i pari.
Si është e mundur që të gjitha këngët tuaja ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe janë të gjitha të bukura?
Poni: Faleminderit. Normalisht nja album nuk mund ti ketë të gjitha këngët të një niveli, është normale, por ne jemi përpjekur që ti përzgjedhim me kujdes matrialet.
Në cilën nga këngët e këtij albumi keni patur më shumë emocione?
Poni: Është kënga Shpirti im dhe natyrisht Dashuria labe është kënga në të cilën kam kënduar me shpirt.
Video Seks-Skandali e Ponit me një reper nga Kosova
Agjensia e lajmeve Kosova press ka njoftuar për një seks skandal të këngëtares vlonjate Poni, dhe reperit të njohur shqiptar Viktor Palokaj (i njohur si Unikkatil). Siç njofton Kosova Press, çifti ka bërë një video seksi në prapaskenë pas një koncerti të Ponit në SHBA. Viktor Palokaj është 28 vjeç, i martuar dhe me një djalë dhe është një raper kosovar mjaft i famshëm.
E pyetur nga ”Bluetooth”, këngëtarja Poni e ka mohuar kategorikisht që të ketë njohur ndonjë reper nga Kosova. ”Nuk e njoh këtë reper që as emrin nuk i di dhe kjo është e gjitha spekullim, nga njerëz që mund të më kenë inat. Unë asnjëherë nuk kam rënë pre e provokimeve dhe e gjitha mund të jetë montazh nga ndonjë njeri”.
E pyetur nga ”Bluetooth”, këngëtarja Poni e ka mohuar kategorikisht që të ketë njohur ndonjë reper nga Kosova. ”Nuk e njoh këtë reper që as emrin nuk i di dhe kjo është e gjitha spekullim, nga njerëz që mund të më kenë inat. Unë asnjëherë nuk kam rënë pre e provokimeve dhe e gjitha mund të jetë montazh nga ndonjë njeri”.
7/1/12
Profesori ngacmon për tre vite Luanën, bukuroshen e TCH
Ky është një denoncim publik i një vajze të njohur të ekranit shqiptar. Luana Vjollca, bukuroshja e Top Channel, flet hapur për një problem për të cilin kjo shoqëri hesht. Ndërsa në mbarë botën stalking është një nga shqetësimet kryesore për njerëzit e famshëm, por jo vetëm për ata, këtu nuk para flitet shumë.
Luana, duke folur për PanoramaPlus, thotë se një pedagog e ngacmon çdo ditë prej tre vitesh.
“Gjërat janë tejkaluar, duke qenë se është një personazh që më bezdis, të them të drejtën çdo ditë prej tre vitesh. Si fillim më është bërë qejfi, sepse vura re një interes të madh tijin, por pas tre vitesh ka ardhur koha t’i them stop këtij personi, që tashmë po shqetëson vërtet. Jam munduar të qëndroj indiferente. Mirëpo me aq sa mund të them, ai mundohet të jetë në kontakt të përditshëm me e-mailin tim,” thotë Luana.
“Mund të zbuloj vetëm inicialet O.Z dhe thotë që është profesor në një universitet. Nuk e kam takuar dhe nuk e di nëse më përndjek ose jo. Di që është i informuar kudo që ndodhem dhe kjo është shqetësuese të dish se të ndjek përditë një person i fiksuar pas teje.”
E pyetur se pse nuk ka bërë denoncim, ajo thotë: “E kam menduar shumë herë, por nuk kam dashur t’i bëj keq një personi që ndoshta më do me të veten”.
6/30/12
Mirjeta e Big Brother martohet me 9 gusht (FOTO)
Ajo është përfolur shumë për historitë e saj të dashurisë dhe karakterin e saj të hapur e miqësor. Bëhet fjalë për Mirjeta Bajramaj, një prej banoreve të Big Brother Albania, të vitit të kaluar. Vajza shtatlartë, e cila prej vitesh jeton në Londër duket se ka gjetur dashurinë e saj të vërtetë dhe së shpejti do të lidhë kurorë.
Lajmin e konfirmon vetë vajza, por edhe miqtë e saj, mes të cilëve edhe një prej banorëve që ka ndarë me të shtëpinë e Big Brother, Toros Shahanian. Në statusin e tij të para disa ditëve në rrjetin social facebook ai bën të ditur se Mirjeta Bajramaj martohet më 9 gusht 2012, e padyshim ai është i ftuar në dasmë! Ndërsa i premton mikeshës së vet se “do ta djegim fare zemër”.
Mirjeta Bajramaj është komentuar më parë për historitë e saj të dashurisë me një djalë nga Shkodra, por edhe për lidhjen me një prej banorëve të Big Brother 4, Marielin, djalin shqiptar që vinte nga Italia.
Të dy këto histori dashurie përfunduan në ndarje, por më në fund duket se Mirjeta e ka gjetur djalin e saj të zemrës, ‘’Unë nuk kam qenë kurrë më mirë se tani në vitin 2012, si duket paska qenë për mua. Me punë po eci përpara për ditë e më mirë, kam një punë për t’u admiruar, paguhem mirë dhe në të njëjtën kohë udhëtoj.
Aty kam gjetur dhe të dashurin dhe kam pesë muaj me të, është një djalë shumë i edukuar, i dashur dhe person me zemër të mirë e të madhe, më lumturon shpirtërisht dhe fizikisht’’, thekson Mirjeta në një bisedë të realizuar për ‘’Panorama plus’’, ku tregon se në plan të parë ka marrjen e një shtëpie në Gjenevë të Zvicrës. ‘’Në planet e mia është një shtëpi në Gjenevë.
Mendoj nëse je person i mirë me zemër, Zoti të sheh dhe t’i sjell gjithë të mirat’’, thotë Bajramaj. Ndërsa e pyetur për djaloshin i cili i ka rrëmbyer zemrën, ajo tregon: ‘’Është si ta them, alegro me shije në veshje si unë (qesh), i dashur, paraqitje fizike të mirë, sy të shkruar dhe buzëqeshje të ëmbël, por dhe sjellje të mirë.
Rrallë gjen të tillë, me pak fjalë si dihet, së shpejti mund të kemi dasmë… Edhe astrologia më ka thënë në emisionin ‘’E diell’’ se në të 25-at takon një person të fuqishëm dhe me dashuri të vërtetë, me të cilin mund të kesh martesë (qesh). Të jem unë e para nga gocat e “BB” që martohen, vërtet jam e lumtur!”, përfundon ajo.
Ndërsa ne nuk ngurruam të kontaktojmë edhe Burim Fejzullahun, djaloshin me të cilin është në lidhje Mirjeta, i cili me profesion është drejtor gjeneral në kompaninë ku punon Mirjeta ‘’Po, kemi 5 muaj bashkë dhe e them me plot gojën se është dashuri.
Mirjeta është ajo që kam kërkuar si një dhuratë nga Zoti, është një vajzë e ëmbël, e sjellshme dhe shumë e dashur, me një zemër floriri. Jemi njohur në punë, të dy së bashku punojmë në një kompani europiane ‘’publik relative’’, shitje shtëpie dhe biznese të tjera.
Adelina Ismajli bllokon plazhin e Vlores ( Video )
Adelina Ismajli, intervista ekskluzive në... by TopChannelAlbania
Adelina Ismajli, intervista ekskluzive ne Top Channel.Do te mjaftonte nje dalje ne festival qe Adelina Ismajli te fitonte statusin e ikones! E kopjuar, e imituar, e dashur apo e perfolur prej 20 vitesh ajo eshte e vetmja qe gezon statusin e dives se pop-it ne trojet shqipfolese!Prej 10 vitesh, Adelina nuk ka shkelur ne televizionet shqiptare perjashto ketu nje dalje ose me sakte nje hyrje ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, ne “Big Brother Albania”.Intervistat e saj kane qene shume te rralla, per te mos thene inekzistente, por ne kete dekade shtypi roze e ka dashuruar Adelina Ismajlin si asnje kengetare tjeter!Kopertina revistash dhe faqe te para me shumice ne cdo fundjave! Turbullirat ne jeten e saj personale nuk e kane zbehur aspak yllin e saj profesional!Megjithate, Adelina ne Shqiperi nuk kendon prej aq shume kohesh sa me siguri brezi qe frekuenton sot diskotekat apo lokalet nuk e ka pare kurre ne skene, ndonese eshte e pamundur te gjesh njeri qe te mos njohe emrin e saj.
“Miss Kosova” e 1997-s ka ngjallur kuriozitet me jeten e saj personale dhe sukseseve ne karriere. Ka intriguar me performancat provokative e me karakterin pikant.
Historite e saj te dashurise kane zeven gjithmone vendin e merituar ne shtypin e shkruar, por Adelina vazhdon te jete e perqendruar gjithmone tek profesioni. Per te folur rreth kesaj dhe gjithckaje tjeter ne jeten e saj private, “diva” e popit mberriti ne studiot e Emisionit te Pasdites ne “Top-Channel”, ne nje interviste ekskluzive dhe te gjate qe kurorezoi me sukses nje sezon te plote emisionesh te pasditesh, te mbyllur diten e premte deri ne rihapjen e sezonit te ri ne shtator.
Tch: Adelina, mireserdhet ne studio. Si e gjeni Tiranen kete here?
Adelina – Kam qene perpara pak kohesh me pune private dhe sa here qe vij eshte gjithmone e me e bukur si qytet, por jane miqte dhe njerezit ata qe e bejne nje vend te bukur ose jo. E verteta eshte se nuk kam shume miq ne Tirane, por rendesi ka sasia dhe jo cilesia.
Tch: Cfare beni tjeter vec punes kur vini ne kryeqytet?
Adelina – Zakonisht vij vetem per pune, por kuptohet, ate kohe te lire perpiqem ta kaloj perkrah miqve dhe mikesha te mia.
Tch: Nuk ju kemi pare prej kohesh ne ekran. Cfare ka ndodhur me ju?
Adelina – Jane shume vite ne pyetje dhe do te mbetemi pese dite ketu nese do t’i shpjegonim me detaje. Nuk e di nese mund te quhet shkeputje ne Shqiperi, ku nuk kam qene aktive ne mediat vizive, por mediat e shkruara i kane percjelle aktivitetet e mia. Pas shpernguljes sime nga Kosova ne Zvicer kam pasur nje bashkepunim me nje dj shume te njohur ne Zvicer dhe kemi bere nje kenge tradicionale, potpuri kengesh, te Shqiperise se Mesme, ne rrymen house, qe korri shume sukses pas leshimit te saj ne shtetet e tjera ku ka shqiptare. Pasrtaj kam bere nje duet me nje kengetar franko-algjerian. Me pak fjale, shume bashkepunime e kontrata pa fund, per te cilat nuk eshte gjithmone interesante te flasesh.
Tch: Gjate ketyre viteve te zena me aktivitete nderkombetare, a keni menduar per Shqiperine?
Adelina – Nuk do te isha ketu nese s’do te kisha menduar. Kisha fiksim te ktheheesha ne nje forme, ndonese kane ardhur breza te rinj qe kane degjuar legjenda urbane per mua, ose kane degjuar nga prinderit dhe fundja kam nje nostalgji dhe deshire te madhe per t’u rikthyer aty ku kam bere kalimin e madh nga adoleshenca ne rini.
Tch: Adelina, nje jete qe e vogel ne skene. A ka qene e veshtire per ju?
Adelina – Jo. Mbase ngaqe nuk njoh jete tjeter jete dhe nuk me duket e veshtire, edhe pse kam deshiruar gjithmone nje jete te zakonshme dhe normale, mbase ngaqe se kam pasur kurre. Kam admiruar fshehurazi jeten e nje njeri te thjeshte, qe ulet perpara televizorit dhe ben thashetheme. Por, kur nga mosha 6-vjecare futesh ne festivale jugosllave, meson qe televizorin ta shohesh jo thjeshte per argetim, por edhe per te thithur mencuri apo kualitete te personave qe sheh ne te. Eshte dicka e ndryshme nga bashkemoshataret e mia qe atehere thjesht argetoheshin.
Tch: Si nje person tejet publik, si perpiqesh te ruash ate pjesen tende personale?
Adelina – Bej shkeputjen sepse jane 26 vite ne pyetje dhe nuk do te mund te mbijetoja ndryshe, edhe pse kamera di te jete edhe nje sabotazh per jeten dhe njeriun faktikisht. Shkeputem automatikisht, sepse gjithmone kam te qarte qe perparesore eshte lumturia ime, shendeti i dhe jeta ime. Eshte me te vertete keshtu, ndonese si shprehje eshte nje klishe qe e thote cdo njeri i famshem qe del perpara kamerave.
Tch: Megjithate, duhet te jete e veshtire te shkeputesh nga jeta profesionale aq thjeshte, kur je nje person publik i ketyre permasave.
Adelina – Jo nuk eshte aspak e veshtire sepse vjen nje moment kur nuk mundesh me. Te jesh qendra e vemendjes per 26 vjet ben qe gjithcka te teprohet dhe te merr malli te jesh thjesht nje njeri si te gjithe te tjeret. Zvicra me ka ndihmuar per kete. Zviceranet jane njerez qe shikojne punet e tyre dhe ne Zvicer nuk isha aspak e njohur fillimisht, ndaj mund te merrja fryme lirshem.
Tch: Si eshte marredhenia juaj me mediat shqiptare? Shume thashetheme jane thene edhe ketu.
Adelina – E kote te komentohen thashethemet, por me duket normale qe mediat shqiptare ka percjelle ate qe eshte transmetuar dhe perfolur ne Kosove. Thashethemet krijohen ne Kosove, ku jane formuar brutalitete, genjeshtra qe i kam dhene me prova qe nuk kane qene keshtu. Une nuk doja te merresha me to sepse nuk e besoja qe njerezit e besonin seriozisht dhe une si ve faj Shqiperise, medias se shkruar shqiptare qe po transmetonte dicka qe eshte marre nga Kosova pa asnje lloj fakti sepse fundja ne nuk kemi nje kontroll mbi ate qe quajme nje shtyp roze… Nuk kam preferuar te komentoj, por atehere kur eshte tepruar dhe me kane shpikur martesa apo dasma, e kam pare te arsyeshme te nderhyj dhe te shkoj deri ne gjyq. Gjithsesi, une di pak per keto, pasi eshte kompania qe menaxhon te drejtat e mia ajo qe merret me kete pune. Di vetem qe aktualisht jam e paditur ne Vlore (qesh).
Tch: Atehere eshte e vertete qe ju keni qene burim trazirash ne Vlore?
Adelina – (Qesh). Trazira eshte nje fjale e madhe, por ne Vlore u xhirua nje videoklip veror. Nuk them qe eshte videoklipi me i mire i veres, por eshte nje gje e bukur e interesante dhe ndoshta vlen te shikohet. Ka shume situate komike brenda dhe estetike te tepruar per shkaqe skenari, por s’dua ta zbuloj te gjithin. Eshte nje situate komike qe ndodh mes dy personazheve dhe ka dy kuptime, jo perqeshje, por kemi ngacmuar pak klipet ballkanike ku ka hiperbolizime te te gjitha lllojeve, qe tek zgjatimet e flokeve, gjestet e tepruara, ngjyrat etj. Ajo qe ndodhi ne Vlore ishte pak komike, sepse videoklipi solli shume terheqje vemendje dhe per pak kohe u bllokua plazhi. Keto kane qene te gjitha trazirat, asgje me shume. Ne fakt, Vlore e kisha imagjinuar ndryshe, si hera e pare qe shkoja kisha rene edhe une pjese e propagandes apo klisheve te ndryshme. Mbase po, sic thoni ju (I drejtohet prezantueses se Pasdites, Lira Burgijes), i mendoja vlonjatet pak te vrazhde, por Vlora eshte nje qytet shume mikprites dhe ashtu jane edhe njerezit ne te. Pjesa qe kane nje krenari te vecante, qe nuk te hapin rrugen ne timon eshte normale. Ne Kosove ndodh gjithashtu keshtu, ndryshe nuk mbijetohet ndryshe (qesh).
Tch: Ne cilen gjuhe eshte ky videoklip?
Adelina – Eshte ne shqip. Kisha marre kritika nga fansat qe te behej dicka shqip, kisha kater dite te lira dhe thashe pse jo. Kur ke nje kenge qe eshte krijuar nga nje mjeshter si Ardit Gjebrea, eshte mekat qe puna te mos behet klip. Ndaj s’donim nje klip te ekzagjeruar, qe te degjohet kenga.
Tch: Partneri juaj ne klip eshte Julian Deda. Duhet te kete shume gjera per te qeshur?
Adelina – Juli ka nje rol pak me ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim, eshte pak me ndryshe. Personalisht, mendoj se ta quash humorist apo aktor eshte e vogel, pasi ai eshte nje artist i vertete. Une kam pasur fatin qe te aktroj edhe me Zef Deden dhe tani me te birin dhe po i thoja Juilit: “Aman mos e bej djalin aktor se do te arrij deri atje njohjen” (qesh).
Tch: Por, ndersa Juli eshte partneri juaj ne videoklip, Vali eshte partneri juaj ne jete dhe ne pune, si menaxheri juaj. Kush eshte mashkulli qe ka fituar zemren e nje prej femrave me te bukura dhe te talentuara shqiptare?
Adelina – Eshte e veshtire ta pershkruash ne nje interviste. Ne te vertete, eshte pershtypja dhe pamja qe me kane bere te dashurohem. Ne nje koncert ne Zvicer, ne temperatura teper te larta ai po punonte ne skene gjysme i zhveshur dhe me terhoqi menjehere vemendjen. Vali eshte pronari i nje diskotekte ku do promovoja albumin e kaluar dhe atje e kam njohur. Ne kontaktin e pare, po e mendoja per “dj” ose punetor skene. S’me shkonte mendja qe eshte pronari sepse mamaja ime kishte kontaktuar me te dhe se dija si dukej. Doja gjithsesi te bisedoja me te dhe gjeta si menyre per te folur te shaja gjithcka ne ate klab dhe menyren se si pronari e kishte organizuar. Ai qeshte dhe me degjonte. Ne fund mesova qe ishte pronari. Pa dyshim, menyra ime e joshjes ishte me katastrofikja e ndonje femre ne histori (qesh).
Tch: Por, si lindi ajo shkendije mes jush?
Adelina – Ne ishim miq fillimisht dhe ky eshte nje komponent i vecante i lidhjes dhe bisedonim pa tabu per tema te ndryshme. Vali eshte i rritur ne Zvicer dhe France, ndaj ndihesha e lire me dike qe s’ka paragjykime apo stereotipe. Pastaj lindi ajo kimia midis dy njerezve, jam une ajo qe bera hapin e pare, ne fakt s’mund te quhet as hap, sepse ishte direkt nje puthje. Me pas, ai kembenguli qe ndiente te njejten gje, ndonese s’kishte marre kure kurajo qe ta bente per shkak te respektit qe ndiente ndaj meje.
Tch: A kane baze zerat per dasmen tuaj qe jane degjuar?
Adelina – Ne fakt nuk kemi planifikuar ndonje dasem, vetem po na e beri ndonje gazete, shkojme bejme edhe ndonje tjeter pa problem. Une dhe Vali as qe do e benim publike lidhjen tone, por do te ishte e pandershme qe te kem nje lidhje te fshehte, pasi jam person publik dhe i kam falur gjithe jeten publikut. Prandaj, tani te fsheh lidhjen time s’me duket e ndershme. Besoj se duhet te jete keshtu, qe jeta private te jete sa me private, por gjithsesi kam disa pergjegjesira si person publik.
Tch: Adelina nene?
Adelina – Jo, nuk e kam menduar kete ende. Gjithsesi, se kam menduar ndonjehere seksin e femijes, e rendesishme eshte te jete i shendoshe dhe te kete nje jete te lumtur. Vajze a djale nuk ka rendesi. Megjithate, preferencat e mia personale jane qe ne radhe te pare te jem nene dhe pastaj kengetare. Per momentin jam e perqendruar tek karriera. Kur te vendos te beje femije, nuk do te jem me.
Tch: Adelina, si e mbani trupin gjithmone ne forme?
Adelina – Besoj se te gjithe ata qe ulen ne kete studio thone se eshte gjenetike. Ne rastin im eshte pak edhe ajo, por edhe perpiqem shume. Bej cdo dite 60 minuta not, palester, plus impenjimet e shumta me mbajne te gjithe kohen ne levizje. /top channel/
Subscribe to:
Posts (Atom)