7/12/12
Njësiti special në koncertin e Unikkatilit
Unikkatil në Prishtinë, kompania Powow Entertainment ka zbuluar detaje të organizimit të kësaj ngjarje që ka ngjallur shumë interesim.
Organizatorët e koncertit kanë njoftuar se:
Biletat do të jenë në shitje deri në ora 18:00 të së shtunës – 14 korrik, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë mbetur vetëm edhe disa bileta të fundit ”Unik ”.
Dyert e stadionit do te hapen diten e koncertit ne ora 16:00 dhe do te mbyllen ne ora 21:00.
Sigurimi do te jete strikt dhe do te beje kontrollimin e çdo personi qe hyne ne stadium dhe do te konfiskoj te gjitha mjetet e ndaluara, si shkrepsa, thika, pije dhe mjete te tjera te forta.
Ne çdo hyrje dhe ne stadium do te kete pjesëtar te Njesisë Speciale ROSU si dhe pjesëtarë nga Policia e rendit publik.
Poashtu kanë njoftuar se çdo bilete do te skenohet ne hyrje te stadionit. Njesiti i Policise do te jete prezent bashkë me pjestaret e sigurimit dhe nese persona te caktuar do te tentojne te hyne me bileta fallco, do te arrestohen.
Ndërkohë, vetëm pesë ditë pasi që biletat kanë dalë në shitje, Powow Entertainment ka konfirmuar se stadiumi i Prishtinës me 15 korrik nuk do të jetë i zbrazur.
Alba Morina, nga Powow ka deklaruar më herët për Indeksonline, se kanë ngelur edhe shumë pak bileta:
“U kisha thënë edhe atyre që si kanë blerë biletat, të nxitojnë dhe t’i blejnë sepse janë duke u shitur në një masë shumë të madhe”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment