2/23/13

Nuk ndryshon veç Big-u, ndryshon edhe Arbana


Nëse ka diçka që nuk ndryshon kurrë në “Big Brother”, ajo është Arbana Osmani. Moderatorja e suksesshme do të drejtojë për të gjashtin vit radhazi reality show-n më të ndjekur nga shqiptarët, “Big Brother Albania”.
Por përveç që këtë vit do të ndryshojë struktura e Big-ut duket se ndryshime do të ketë edhe në punën e Arbanës si moderatore.
“Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit, me formulën e ndryshuar të ‘Big Brother’, ndryshon edhe fokusi dhe puna ime bëhet pak më delikate dhe e vështirë. Gjithsesi, kam preferuar që edhe unë të mos i di sekretet, por t’i zbuloj aty dalëngadalë, bashkë me publikun, sepse unë ‘ Big Brother’ nuk dua veç ta prezantoj, por edhe ta jetoj me çdo emocion që ky spektakël transmeton. Nuk i kam takuar ende konkurrentët dhe nuk e kam parë ende studion, pasi kam qenë në udhëtim gjatë gjithë kohës”, ka thënë Arbana për ‘Bluetooth’.
Arbana ka zbuluar gjithashtu edhe detaje për veshjen e saj gjatë netëve live të këtij spektakli.
“Për veshjet këtë vit, bashkë me stafin e profesionistëve të look-ut që më ndjek, kam vendosur të promovoj artistët e rinj të modës në Shqipëri e Kosovë. Çdo natë do vishem nga një stilist i ri shqiptar, duke i mundësuar lançimin në një program me audiencë të madhe siç është ‘ Big Brother”, është shprehur Arbana.
Nese te pelqeu, Shperndaje!

2/22/13

Volkswagen XL-1, makina që harxhon 1 lt për 100 km (VIDEO)

-->
-->

-->
Në 2002 kreu i përgjithshëm i sektorit të kërkimit dhe zhvillimit në kompaninë gjermane të prodhimit të automjeteve, Volkswagen kërkoi me ngulm ndërtimin e një makine që të harxhojë vetëm 1 litër karburant për 100 kilometra rrugë të përshkuar.
Dhe premtimet mbahen. Sot një makinë e tillë është realitet falë punës 11-vjeçare të grupit të ekspertëve gjermanë. Për të qenë të saktë, thotë Ulrich Hackenberg, kreu i VW, makina harxhon vetëm 0.87 litra në 100 kilometër rrugë.
-->
Si u arrit? Hapi i parë ishte lehtësimi i automjetit. Sic dihet një pjesë e madhe e energjisë motorrike, automjetet e përdorin për të zhvendosur veten e tyre, ndërsa diferenca për të zhvendosur ngarkesën. Modeli XL-1 i Volkswagen peshon vetëm 795 kilogram, rreth 500 kilogram më pak se makinat me të njëjtin volum.

XL-1 është e ndërtuar me plastikë të përforcuar me fibra karboni, ka një motorr turbodiesel dy-pistonësh nga 830 cc, 48 kuaj fuqi në total dhe bëhet fjalë për një sistem hibrid me bateri litiumi 5.5 kWh e rikarikueshme.

XL-1 është më e vogël se një Polo, më e ulët se një Porsche Boxster, pasqyrat e jashtme janë zëvendësuar me kamera të vendosura që transmetojnë sinjalin në monitorin e vendosur në kroskot. Të gjitha këto elemente e ndihmojnë krijesën e VW të reduktojë në maksimum forcën aerodinamike. Rezultatet janë mbresëlënëse, përvec konsumit të paktë, emëtimi i dioksidit të karbonit të XL-1 është vetëm 21 gram për 1 kilometër.
-->



2/20/13

Xhaka, Dorines: Nese fiton Miss Zvicra i propozoj martese

Konkursi i bukurisë “Miss Zvicra” flet shqip. Tri nga 18 kandidatet e këtij evenimenti janë shqiptare nga Kosova: Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku. Dy vajzat e para janë lindur e rritur në Zvicër pas emigrimit të familjeve të tyre, ndërsa bukuroshja Lushtaku së bashku me familjen emigroi kur ishte 6 vjeçe. Më 28 prill do të ketë një fazë seleksionimi, ku 6 nga vajzat do të eliminohen.
Kuriozitet mbetet fakti që 21-vjeçaria Dorina Podrimja prej 11 vitesh është marrë me volejboll dhe prej dy vitesh është e dashuruar me futbollistin kosovar, vëllain e madh të Granit Xhakës, Taulant Xhaka. Mbrojtësi i Grasshopers i ka premtuar modeles së tij se nëse shpallet “Mis Zvicra 2013? do t’i propozojë për martesë.
“Ndihem i lumtur dhe krenar që kam përkrah një femër si Dorina. Është sportiste, e zgjuar dhe ka të gjitha shanset për të realizuar ëndrrat e saj. Është një vajzë që e adhuroj dhe nëse do e fitojë këtë konkurs bukurie, atëherë do t’i paraqes propozimin për martesë”, deklaroi futbollisti me origjinë kosovare, Taulant Xhaka.

2/9/13

Intervista qe nuk mund ta kuptoni asnjehere











2/8/13

Si Te Hapim Nje Shishe Vere Me Kepuce . .









 Online Users



AC Milan vs Sant Angelo 07-02-2013









Granit Xhaka - Skills and Goals