2/20/13

Xhaka, Dorines: Nese fiton Miss Zvicra i propozoj martese

Konkursi i bukurisë “Miss Zvicra” flet shqip. Tri nga 18 kandidatet e këtij evenimenti janë shqiptare nga Kosova: Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku. Dy vajzat e para janë lindur e rritur në Zvicër pas emigrimit të familjeve të tyre, ndërsa bukuroshja Lushtaku së bashku me familjen emigroi kur ishte 6 vjeçe. Më 28 prill do të ketë një fazë seleksionimi, ku 6 nga vajzat do të eliminohen.
Kuriozitet mbetet fakti që 21-vjeçaria Dorina Podrimja prej 11 vitesh është marrë me volejboll dhe prej dy vitesh është e dashuruar me futbollistin kosovar, vëllain e madh të Granit Xhakës, Taulant Xhaka. Mbrojtësi i Grasshopers i ka premtuar modeles së tij se nëse shpallet “Mis Zvicra 2013? do t’i propozojë për martesë.
“Ndihem i lumtur dhe krenar që kam përkrah një femër si Dorina. Është sportiste, e zgjuar dhe ka të gjitha shanset për të realizuar ëndrrat e saj. Është një vajzë që e adhuroj dhe nëse do e fitojë këtë konkurs bukurie, atëherë do t’i paraqes propozimin për martesë”, deklaroi futbollisti me origjinë kosovare, Taulant Xhaka.

No comments:

Post a Comment