2/23/13

Nuk ndryshon veç Big-u, ndryshon edhe Arbana


Nëse ka diçka që nuk ndryshon kurrë në “Big Brother”, ajo është Arbana Osmani. Moderatorja e suksesshme do të drejtojë për të gjashtin vit radhazi reality show-n më të ndjekur nga shqiptarët, “Big Brother Albania”.
Por përveç që këtë vit do të ndryshojë struktura e Big-ut duket se ndryshime do të ketë edhe në punën e Arbanës si moderatore.
“Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit, me formulën e ndryshuar të ‘Big Brother’, ndryshon edhe fokusi dhe puna ime bëhet pak më delikate dhe e vështirë. Gjithsesi, kam preferuar që edhe unë të mos i di sekretet, por t’i zbuloj aty dalëngadalë, bashkë me publikun, sepse unë ‘ Big Brother’ nuk dua veç ta prezantoj, por edhe ta jetoj me çdo emocion që ky spektakël transmeton. Nuk i kam takuar ende konkurrentët dhe nuk e kam parë ende studion, pasi kam qenë në udhëtim gjatë gjithë kohës”, ka thënë Arbana për ‘Bluetooth’.
Arbana ka zbuluar gjithashtu edhe detaje për veshjen e saj gjatë netëve live të këtij spektakli.
“Për veshjet këtë vit, bashkë me stafin e profesionistëve të look-ut që më ndjek, kam vendosur të promovoj artistët e rinj të modës në Shqipëri e Kosovë. Çdo natë do vishem nga një stilist i ri shqiptar, duke i mundësuar lançimin në një program me audiencë të madhe siç është ‘ Big Brother”, është shprehur Arbana.
Nese te pelqeu, Shperndaje!

No comments:

Post a Comment