4/21/12
Miftari: Njerëz të UÇK-së spiunuan Adem Jasharin e Zahir Pajazitin
Ai ka thënë se i ka raportuar rregullisht Kadri Veselit, nga i cili thotë se ka marrë edhe detyra konkrete. Miftari thotë se gjatë punës së tij e kishte parë kodin e Nazim Bllacës – “Seiko”, ndërsa për vete thotë se e ka pasur kodin “031”. Miftari, që tashmë ka dhënë një deklaratë në Prokurori, thotë se ka edhe fakte. Qindra dosje ka thënë se nuk ia ka dorëzuar SHIK-ut, por i mban ai. Në mesin e tyre edhe pesë CD që ia kishte dhënë Ibush Kllokoqi. Ai ka thënë se gjatë viteve të pasluftës ka pasur oferta nga zyrtarë të lartë të PDK-së për të kryer vrasje me pagesë, por kishte refuzuar. U çon edhe selam që “mos t’ia kërcasin filmin se 500 herë ua bën ma zi sesa Nazim Bllaca”.
4/14/12
Xhipi dhe revolet e policëve, në Serbi
Ministrit serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, duket se i kanë pëlqyer shumë xhipi dhe armët e dy policëve kufitarë të Kosovës, që u arrestuan nga xhandarmëria serbe më 31 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës, afër kufirit me Serbinë. Daçiq ende është duke i mbajtur veturën e Policisë të tipit “Land Rover”, dy pushkët automatike, dy revolet, e pajisjet tjera, të cilat po i bartnin dy policët kufitarë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ditën e arrestimit.
Ministri serb ka liruar dy policët kufitarë në fillim të javës që shkoi, më 3 prill, por nuk ka dhënë ndonjë shenjë se këtë do ta bëjë edhe me xhipin dhe gjërat tjera që po bartnin policët. Pas lirimit ata kishin me vete vetëm uniformën e tyre.
Një burim brenda Policisë së Kosovës ka thënë për “Kohën Ditore” se të dy policët kufitarë të Kosovës po patrullonin me xhipin “Land Rover” (donacion nga Komisioni Evropian), para se të arrestoheshin. /indeksonline/
Qeveria i ka dy javë për shtrirje në veri
Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, i janë dhënë dy javë kohë për të dëshmuar se është duke e përmbushur misionin për vendosjen e rendit dhe të kushtetutshmërisë në tërë hapësirën shtetërore. Këtë mision bashkë më një varg detyrash të tjera atij ia kanë ngarkuar anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, i cili është mbledhur të premten për ta shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes dhe incidenteve të fundit në pjesën veriore të Mitrovicës. Pavarësisht situatës së ndejshme dhe specifikave që ka shteti, anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar nga MPB-ja dhe Policia e Kosovës që ta bëjnë vlerësimin gjithëpërfshirës të situatës së sigurisë dhe të veprojnë konform situatës së krijuar duke përdorur të gjitha mjetet kushtetuese dhe ligjore. Mekanizmave politikë dhe ekzekutivë të sigurisë, mbikëqyrësit parlamentarë u kanë rekomanduar që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët të cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese, armiqësisë a dhunës, si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar. Për t’u përmbushur ky mision MPB-së i është sugjeruar që të bashkëpunojë dhe të koordinohet me mekanizmat e tjerë që janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë.
4/13/12
4/12/12
Mitrovicë, shqiptarët gati për vetëmbrojtje
Gjatë vëzhgimit të Top Channel nëpër lagjet veriore të banuara me shqiptarë, takuam banorë të cilët teksa po flisnin për situatën e vështirë, treguan përgatitjet e tyre.
Qytetarë të thjeshtë të cilët bashkë me familjet e tyre jetojnë në zonat e thella të Veriut të Mitrovicës. Ata flasin për mënyrën se si e kanë kuptuar mesazhin e kryetarit Kastrati, ndërkohë që japin edhe mesazhet e tyre për institucionet e Kosovës.
Një nga arsyet pse
banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës nuk duan të shfaqen përpara kamerës, është frika e konfiskimit të armëve nga Policia e Kosovës. Kjo në fakt është denoncuar në takimin që përfaqësuesit e lagjeve veriore patën një ditë më parë me kryetarin Kastrati.
E gjithë kjo situatë vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt në shtëpinë e tij. Në mungesë të rrugëdaljes dhe mesazheve që u përçohen, shqiptarët kanë hartuar strategjitë e tyre të veprimit kundër institucioneve të Serbisë në këtë pjesë.