Ministrit serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, duket se i kanë pëlqyer shumë xhipi dhe armët e dy policëve kufitarë të Kosovës, që u arrestuan nga xhandarmëria serbe më 31 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës, afër kufirit me Serbinë. Daçiq ende është duke i mbajtur veturën e Policisë të tipit “Land Rover”, dy pushkët automatike, dy revolet, e pajisjet tjera, të cilat po i bartnin dy policët kufitarë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ditën e arrestimit.
Ministri serb ka liruar dy policët kufitarë në fillim të javës që shkoi, më 3 prill, por nuk ka dhënë ndonjë shenjë se këtë do ta bëjë edhe me xhipin dhe gjërat tjera që po bartnin policët. Pas lirimit ata kishin me vete vetëm uniformën e tyre.
Një burim brenda Policisë së Kosovës ka thënë për “Kohën Ditore” se të dy policët kufitarë të Kosovës po patrullonin me xhipin “Land Rover” (donacion nga Komisioni Evropian), para se të arrestoheshin. /indeksonline/
No comments:
Post a Comment