6/15/12

Stresi feston ditelindjen duke pergjakur OTR (Video)


Një prej anëtarëve të labelit BABASTARS që bisedohet shumë shpesh është padyshim Stresi.Reperi i njohur nga Shqipëria dihet se ka një të kaluar të keqe me të gjithë grupin OTR e sidomos Noizyn. Përleshjet e tyre të pandërprera vetëm po vazhdojnë e nuk po dihet se cfarë kahje do të marrin në ditët në vijim. Publikimi i fundit i demos së “diss-it” për Noizyn,si duket i ka hasur te dyve probleme duke përfunduar me grushta. Stresi si dhuratë për ditëlindje i dhuroi vetes një revole dhe një kapelë të njërit prej anëtarëve të grupit OTR. Ai sapo ka publikuar një videoklip ku shihet qartë se në dorë mban një revole dhe në kokë një kapelë që ai pohon se janë të Onzinos. Onzino është njëri prej shokëve më të mirë të Noizyt ndërsa ishte edhe njëri prej viktimave gjatë përleshjes në Zurich. Ende nuk dihet saktë se a janë të vërteta këto fjalë por priten në vijim edhe akte të tjera prej Stresit.

No comments:

Post a Comment