Javes qe kaloi, reperi i mirenjohur Noizy ndodhej ne Prishtine per te mbajtur nje koncert me anetaret e grupit OTR, nen masa te rrepta sigurie, per shkak te konfliktit ende te ndezur me grupin e mirenjohur kosovar Baba Stars, me Getoar Selimin ne krye.Por pavaresusht konflikteve te shumta me keta artiste nga Kosova, Noizy nuk i ka humbur kurre fanset femra atje, sidomos ato adoleshente qe bien koke e kembe brenda me te.Keshtu ka ndodhur pikerisht para disa ditesh, kur nje vajze nga Prishtina ka postuar ne profilin e saj ne Facebook disa foto intime me Noizyn,

Noizy nga ana e tij është përfolur gjithmonë për marrëdhënie të shumta me femra të njohura, edhe pse ai nuk ka pranuar të flasë për ndonjë lidhje konkrete. Ashtu si të gjithë artistët që janë në treg, duket se dhe Noizit i intereson më shumë të prezantohet në publik me statusin “single”. Ndërkohë që duket se vajzat e Prishtinës janë të dhëna më shumë pas tij. Në koncertin e tij të fundit edhe pse u shfaq si armik i Getoar Selimit, kishte shumë femra që shtyheshin për të blerë bileta për ta parë nga afër. Veç këngëve dhe hiteve të tij, ai ka performuar edhe këngën e fundit, të cilën ua kishte dedikuar “Baba Stars”. Pasi ka performuar këngën e fundit, ai ka thënë se kjo këngë nuk është asgjë në krahasim me atë që “Baba Stars” i ka dedikuar atij, pra një album të plotë. Pas koncertit, Noizy ka filluar të ‘’çmendet’’ pas femrave në klub, ndërsa fotot ekskluzive nga kjo ngjarje, teksa disa femra ledhatohen me reperin duke iu ulur atij në prehër, u botuan ekluzivisht javën e kaluar te gazeta “Panorama”. Noizy është komentuar si reperi i vetëm që ka një jetë vërtet interesante. Ai është bërë baba shumë i ri, në Londër, pas një lidhjeje me një vajzë më të madhe në moshë, dhe është baba i vajzës me emrin Leandra.
No comments:
Post a Comment