7/13/12
Ledri Vula largohet nga muzika
Tashmë pothuajse është e sigurt – sipas informatave të para, anëtari i grupit Skillz, Ledri Vula, ka vendosur të heqë dorë nga muzika.
Kështu bën të ditur faqja zyrtare e labelit BabaStars në Facebook, që ka publikuar një fotomesazh të anëtarit tjetër të Skillz, Visarit, në të cilën konfirmohet largimi i Ledrit nga muzika.
“Pas një kohe sot u takova me mikun tim Ledrin. Pas shtatë viteve karrierë, Ledri ma dha lajmin që tash e tutje ai më nuk do të vazhdojë me muzikë. Po ndihem i obliguar t’ju sqaroj të gjithë juve që na keni përkrahur gjithmonë, se unë, Visari, do të vazhdoj me muzikën e Skillz. Me shumë dashuri, SkiviUndercover”, shkruan në fotomesazh.
Nga ana tjetër, edhe vet Ledri në Tëitter ka konfirmuar largimin nga muzika, duke përshëndetur të gjithë fansat e tij dhe duke i falënderuar për përkrahjen.
Ende nuk dihen arsyet e largimit të Ledrit, por një gjë është e sigurtë – incidentet e fundit me Noizyn dhe konflikti muzikor me të, ashtu sikurse problemet në jetën private, mund ta kenë detyruar Ledrin të largohet, por pa marrë parasysh kësaj, ai do të mbetet gjithmonë ikonë e hip-hopit shqiptar, si një prej më të mirëve ndonjëherë.
Plagoset Big Mama, vdes shoqëruesi i saj
Këngëtarja Big Mama ka pësuar një aksident të rëndë me skuterë (motor uji), duke u plagosur rëndë, ndërsa miku i saj Lirim Jusufi ka ndërruar jetë. Mediat maqedonase janë ndarë lidhur me të ndjerin. Disa thonë se Lirim Jusufi ishte i dashuri i Big Mama (Besiana Kasami) , kurse të tjera thonë se ai ishte një mik i saj i ngushtë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Liqenin e Ohrit, një kilometër larg Strugës. Zëdhënësi i Policisë së Ohrit, Stefan Dimovski deklaroi se jetën e ka humbur një 27 vjeçar nga Debreshti i Tetovës, i cili ishte me punë të përkohshme në Danimarkë.
Ai së bashku me këngëtaren Big Mama po drejtonin motorin e ujit në Liqenin e Ohrit në orët e mbrëmjes, dhe në një moment kanë humbur drejtimin dhe janë përplasur në ujë, me ç'rast motori me shpejtësi të lartë ka goditur në kokë shoqëruesin e Big Mamës, Lirim Jusufi, 27 vjecar, i cili nga goditja e rëndë është fundosur disa metra në thellësi të Liqenit.
Një grup tjetër ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë viktimën me plagë të rënda, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Strugës, mirëpo edhe përkundër ndërhyrjes mjekësore ai ka ndërruar jetë në orën 20.00. Këngëtarja Big Mama ka pësuar tronditje të thellë dhe se është në gjendje të rëndë shpirtërore, duke pasur edhe lëndime trupore.
Aksidenti ka ndodhur sot kur ka hyrë në fuqi ndalesa për vozitjen e motorëve në ujë nëpër liqene nga ora 11 deri në ora 18 dhe e njejta ndalesë do të vlejë deri më 31 gusht.
Në Liqenin e Strugës nga fillimi i sezonit kanë ndodhur tre fatkeqësi të tilla, me persona të plagosur
7/12/12
Njësiti special në koncertin e Unikkatilit
Unikkatil në Prishtinë, kompania Powow Entertainment ka zbuluar detaje të organizimit të kësaj ngjarje që ka ngjallur shumë interesim.
Organizatorët e koncertit kanë njoftuar se:
Biletat do të jenë në shitje deri në ora 18:00 të së shtunës – 14 korrik, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë mbetur vetëm edhe disa bileta të fundit ”Unik ”.
Dyert e stadionit do te hapen diten e koncertit ne ora 16:00 dhe do te mbyllen ne ora 21:00.
Sigurimi do te jete strikt dhe do te beje kontrollimin e çdo personi qe hyne ne stadium dhe do te konfiskoj te gjitha mjetet e ndaluara, si shkrepsa, thika, pije dhe mjete te tjera te forta.
Ne çdo hyrje dhe ne stadium do te kete pjesëtar te Njesisë Speciale ROSU si dhe pjesëtarë nga Policia e rendit publik.
Poashtu kanë njoftuar se çdo bilete do te skenohet ne hyrje te stadionit. Njesiti i Policise do te jete prezent bashkë me pjestaret e sigurimit dhe nese persona te caktuar do te tentojne te hyne me bileta fallco, do te arrestohen.
Ndërkohë, vetëm pesë ditë pasi që biletat kanë dalë në shitje, Powow Entertainment ka konfirmuar se stadiumi i Prishtinës me 15 korrik nuk do të jetë i zbrazur.
Alba Morina, nga Powow ka deklaruar më herët për Indeksonline, se kanë ngelur edhe shumë pak bileta:
“U kisha thënë edhe atyre që si kanë blerë biletat, të nxitojnë dhe t’i blejnë sepse janë duke u shitur në një masë shumë të madhe”.
Dafina mesazh Ledrit per….
Pas shume versioneve mbi rrjedhen e ngjarjeve, megjithate duket se keta te dy kane marredhenie te mira mes vehte.
Dy kengetaret me te perfolur shqiptar te koheve te fundit, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, nuk kane komentuar per media asgje rreth asaj qe eshte shkruar mbi marredheniet mes tyre.
Pas shume versioneve mbi rrjedhen e ngjarjeve, megjithate duket se keta te dy kane marredhenie te mira mes vehte.
Kete e deshmon nje ”cicerime” e Dafines, ne faqen e saj ne rrjetin social Twitter, ku pak minuta pas mesnates ajo i ka uruar Ledrit ditelindjen, duke i uruar ”realizim te te gjitha endrrave”
7/9/12
Shota Baraliu puthet live me një femër tjetër
E veshur me një fustan të bardhë, ajo dukej më elegante se kurrë. Ishte kjo veshja që kishte zgjedhur të vishtë këngëtarja Shota Baraliu në mbyllje të sezonit të “Zonë e Lirë” Ajo është nga të vetmet artiste që nuk ka komplekse e mund të bëjë gjithçka për artin edhe nëse i kërkohet live.
Shota ka mbaruar Akademinë e Arteve për aktore dhe një ndër provokimet që iu bënë në studio nga Çani ishte edhe një puthje kinematografike në buzë më një aktore tjetër të ftuar, Ina Gjonçi. Sigurisht që nuk mund të mendohej se Shota do të kompleksohej për këtë kërkesë.
Kështu, ajo u çua dhe u puth në buzë me Inën. Menjëherë, pas kësaj puthjeje vjen një tjetër, se pse e njëjta kërkesë iu bë më pas edhe Inës, por ajo u mundua që ta anashkalonte duke bërë në fillim një puthje në faqe dhe më pas edhe një në buzë kalimthi.
Këto janë veprime që mund të shihen vetëm në emisionin “Zonë e lirë” që sigurisht do na mungojë për disa të premte me radhë deri në shtator.
Kthehet Kuçi në qeveri?
Kishte dhënë dorëheqje nga dy poste, nga ai i zëvendëskryeministrit dhe nga posti i ministrit të Drejtësisë.
Por shumë shpejt ai mund të kthehet sërish në pozitat e mëparshme.
Burime të “Zërit” kanë thënë se Hajredin Kuçi mund të kthehet shumë shpejt në dy pozitat. Madje sipas këtij burimi, ky kthim i tij mund të ndodh qysh në fillim të kësaj jave.
Mirëpo, edhe vetë Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të shpejtë në Qeveri. Ai ka thënë se sot do ta bëjë publike hapin e ardhshëm të tij.
“Unë do të konsultohem me kryeministrin dhe PDK-në dhe do të vendos. Asnjë shqetësim tjetër ditën e dorëheqjes nuk e kam pasur përveç votimit të atyre neneve. Unë shpreh falënderimin tim për deputetët e pozitës dhe opozitës për votimin në Kuvend dhe mendoj se është një vendim i drejtë, sikurse që mendoj se mediat duhet të kryejnë punën me profesionalizëm” ka thënë Kuçi
Por shumë shpejt ai mund të kthehet sërish në pozitat e mëparshme.
Burime të “Zërit” kanë thënë se Hajredin Kuçi mund të kthehet shumë shpejt në dy pozitat. Madje sipas këtij burimi, ky kthim i tij mund të ndodh qysh në fillim të kësaj jave.
Mirëpo, edhe vetë Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të shpejtë në Qeveri. Ai ka thënë se sot do ta bëjë publike hapin e ardhshëm të tij.
“Unë do të konsultohem me kryeministrin dhe PDK-në dhe do të vendos. Asnjë shqetësim tjetër ditën e dorëheqjes nuk e kam pasur përveç votimit të atyre neneve. Unë shpreh falënderimin tim për deputetët e pozitës dhe opozitës për votimin në Kuvend dhe mendoj se është një vendim i drejtë, sikurse që mendoj se mediat duhet të kryejnë punën me profesionalizëm” ka thënë Kuçi
7/8/12
Adelina Berisha “shkon” në burg

Subscribe to:
Posts (Atom)