6/30/12

Mirjeta e Big Brother martohet me 9 gusht (FOTO)


Ajo është përfolur shumë për historitë e saj të dashurisë dhe karakterin e saj të hapur e miqësor. Bëhet fjalë për Mirjeta Bajramaj, një prej banoreve të Big Brother Albania, të vitit të kaluar. Vajza shtatlartë, e cila prej vitesh jeton në Londër duket se ka gjetur dashurinë e saj të vërtetë dhe së shpejti do të lidhë kurorë.

Lajmin e konfirmon vetë vajza, por edhe miqtë e saj, mes të cilëve edhe një prej banorëve që ka ndarë me të shtëpinë e Big Brother, Toros Shahanian. Në statusin e tij të para disa ditëve në rrjetin social facebook ai bën të ditur se Mirjeta Bajramaj martohet më 9 gusht 2012, e padyshim ai është i ftuar në dasmë! Ndërsa i premton mikeshës së vet se “do ta djegim fare zemër”.
Mirjeta Bajramaj është komentuar më parë për historitë e saj të dashurisë me një djalë nga Shkodra, por edhe për lidhjen me një prej banorëve të Big Brother 4, Marielin, djalin shqiptar që vinte nga Italia.
Të dy këto histori dashurie përfunduan në ndarje, por më në fund duket se Mirjeta e ka gjetur djalin e saj të zemrës, ‘’Unë nuk kam qenë kurrë më mirë se tani në vitin 2012, si duket paska qenë për mua. Me punë po eci përpara për ditë e më mirë, kam një punë për t’u admiruar, paguhem mirë dhe në të njëjtën kohë udhëtoj.

Aty kam gjetur dhe të dashurin dhe kam pesë muaj me të, është një djalë shumë i edukuar, i dashur dhe person me zemër të mirë e të madhe, më lumturon shpirtërisht dhe fizikisht’’, thekson Mirjeta në një bisedë të realizuar për ‘’Panorama plus’’, ku tregon se në plan të parë ka marrjen e një shtëpie në Gjenevë të Zvicrës. ‘’Në planet e mia është një shtëpi në Gjenevë.
Mendoj nëse je person i mirë me zemër, Zoti të sheh dhe t’i sjell gjithë të mirat’’, thotë Bajramaj. Ndërsa e pyetur për djaloshin i cili i ka rrëmbyer zemrën, ajo tregon: ‘’Është si ta them, alegro me shije në veshje si unë (qesh), i dashur, paraqitje fizike të mirë, sy të shkruar dhe buzëqeshje të ëmbël, por dhe sjellje të mirë.

Rrallë gjen të tillë, me pak fjalë si dihet, së shpejti mund të kemi dasmë… Edhe astrologia më ka thënë në emisionin ‘’E diell’’ se në të 25-at takon një person të fuqishëm dhe me dashuri të vërtetë, me të cilin mund të kesh martesë (qesh). Të jem unë e para nga gocat e “BB” që martohen, vërtet jam e lumtur!”, përfundon ajo.
Ndërsa ne nuk ngurruam të kontaktojmë edhe Burim Fejzullahun, djaloshin me të cilin është në lidhje Mirjeta, i cili me profesion është drejtor gjeneral në kompaninë ku punon Mirjeta ‘’Po, kemi 5 muaj bashkë dhe e them me plot gojën se është dashuri.
Mirjeta është ajo që kam kërkuar si një dhuratë nga Zoti, është një vajzë e ëmbël, e sjellshme dhe shumë e dashur, me një zemër floriri. Jemi njohur në punë, të dy së bashku punojmë në një kompani europiane ‘’publik relative’’, shitje shtëpie dhe biznese të tjera.

EL RAP DE MESSI QUE CAUSA SENSACION

Adelina Ismajli bllokon plazhin e Vlores ( Video )


Adelina Ismajli, intervista ekskluzive në... by TopChannelAlbania

Adelina Ismajli, intervista ekskluzive ne Top Channel.Do te mjaftonte nje dalje ne festival qe Adelina Ismajli te fitonte statusin e ikones! E kopjuar, e imituar, e dashur apo e perfolur prej 20 vitesh ajo eshte e vetmja qe gezon statusin e dives se pop-it ne trojet shqipfolese!Prej 10 vitesh, Adelina nuk ka shkelur ne televizionet shqiptare perjashto ketu nje dalje ose me sakte nje hyrje ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, ne “Big Brother Albania”.Intervistat e saj kane qene shume te rralla, per te mos thene inekzistente, por ne kete dekade shtypi roze e ka dashuruar Adelina Ismajlin si asnje kengetare tjeter!Kopertina revistash dhe faqe te para me shumice ne cdo fundjave! Turbullirat ne jeten e saj personale nuk e kane zbehur aspak yllin e saj profesional!Megjithate, Adelina ne Shqiperi nuk kendon prej aq shume kohesh sa me siguri brezi qe frekuenton sot diskotekat apo lokalet nuk e ka pare kurre ne skene, ndonese eshte e pamundur te gjesh njeri qe te mos njohe emrin e saj.
“Miss Kosova” e 1997-s ka ngjallur kuriozitet me jeten e saj personale dhe sukseseve ne karriere. Ka intriguar me performancat provokative e me karakterin pikant.
Historite e saj te dashurise kane zeven gjithmone vendin e merituar ne shtypin e shkruar, por Adelina vazhdon te jete e perqendruar gjithmone tek profesioni. Per te folur rreth kesaj dhe gjithckaje tjeter ne jeten e saj private, “diva” e popit mberriti ne studiot e Emisionit te Pasdites ne “Top-Channel”, ne nje interviste ekskluzive dhe te gjate qe kurorezoi me sukses nje sezon te plote emisionesh te pasditesh, te mbyllur diten e premte deri ne rihapjen e sezonit te ri ne shtator.
Tch: Adelina, mireserdhet ne studio. Si e gjeni Tiranen kete here?
Adelina – Kam qene perpara pak kohesh me pune private dhe sa here qe vij eshte gjithmone e me e bukur si qytet, por jane miqte dhe njerezit ata qe e bejne nje vend te bukur ose jo. E verteta eshte se nuk kam shume miq ne Tirane, por rendesi ka sasia dhe jo cilesia.


Tch: Cfare beni tjeter vec punes kur vini ne kryeqytet?
Adelina – Zakonisht vij vetem per pune, por kuptohet, ate kohe te lire perpiqem ta kaloj perkrah miqve dhe mikesha te mia.
Tch: Nuk ju kemi pare prej kohesh ne ekran. Cfare ka ndodhur me ju?
Adelina – Jane shume vite ne pyetje dhe do te mbetemi pese dite ketu nese do t’i shpjegonim me detaje. Nuk e di nese mund te quhet shkeputje ne Shqiperi, ku nuk kam qene aktive ne mediat vizive, por mediat e shkruara i kane percjelle aktivitetet e mia. Pas shpernguljes sime nga Kosova ne Zvicer kam pasur nje bashkepunim me nje dj shume te njohur ne Zvicer dhe kemi bere nje kenge tradicionale, potpuri kengesh, te Shqiperise se Mesme, ne rrymen house, qe korri shume sukses pas leshimit te saj ne shtetet e tjera ku ka shqiptare. Pasrtaj kam bere nje duet me nje kengetar franko-algjerian. Me pak fjale, shume bashkepunime e kontrata pa fund, per te cilat nuk eshte gjithmone interesante te flasesh.
Tch: Gjate ketyre viteve te zena me aktivitete nderkombetare, a keni menduar per Shqiperine?

Adelina – Nuk do te isha ketu nese s’do te kisha menduar. Kisha fiksim te ktheheesha ne nje forme, ndonese kane ardhur breza te rinj qe kane degjuar legjenda urbane per mua, ose kane degjuar nga prinderit dhe fundja kam nje nostalgji dhe deshire te madhe per t’u rikthyer aty ku kam bere kalimin e madh nga adoleshenca ne rini.
Tch: Adelina, nje jete qe e vogel ne skene. A ka qene e veshtire per ju?
Adelina – Jo. Mbase ngaqe nuk njoh jete tjeter jete dhe nuk me duket e veshtire, edhe pse kam deshiruar gjithmone nje jete te zakonshme dhe normale, mbase ngaqe se kam pasur kurre. Kam admiruar fshehurazi jeten e nje njeri te thjeshte, qe ulet perpara televizorit dhe ben thashetheme. Por, kur nga mosha 6-vjecare futesh ne festivale jugosllave, meson qe televizorin ta shohesh jo thjeshte per argetim, por edhe per te thithur mencuri apo kualitete te personave qe sheh ne te. Eshte dicka e ndryshme nga bashkemoshataret e mia qe atehere thjesht argetoheshin.
Tch: Si nje person tejet publik, si perpiqesh te ruash ate pjesen tende personale?
Adelina – Bej shkeputjen sepse jane 26 vite ne pyetje dhe nuk do te mund te mbijetoja ndryshe, edhe pse kamera di te jete edhe nje sabotazh per jeten dhe njeriun faktikisht. Shkeputem automatikisht, sepse gjithmone kam te qarte qe perparesore eshte lumturia ime, shendeti i dhe jeta ime. Eshte me te vertete keshtu, ndonese si shprehje eshte nje klishe qe e thote cdo njeri i famshem qe del perpara kamerave.
Tch: Megjithate, duhet te jete e veshtire te shkeputesh nga jeta profesionale aq thjeshte, kur je nje person publik i ketyre permasave.
Adelina – Jo nuk eshte aspak e veshtire sepse vjen nje moment kur nuk mundesh me. Te jesh qendra e vemendjes per 26 vjet ben qe gjithcka te teprohet dhe te merr malli te jesh thjesht nje njeri si te gjithe te tjeret. Zvicra me ka ndihmuar per kete. Zviceranet jane njerez qe shikojne punet e tyre dhe ne Zvicer nuk isha aspak e njohur fillimisht, ndaj mund te merrja fryme lirshem.
Tch: Si eshte marredhenia juaj me mediat shqiptare? Shume thashetheme jane thene edhe ketu.


Adelina – E kote te komentohen thashethemet, por me duket normale qe mediat shqiptare ka percjelle ate qe eshte transmetuar dhe perfolur ne Kosove. Thashethemet krijohen ne Kosove, ku jane formuar brutalitete, genjeshtra qe i kam dhene me prova qe nuk kane qene keshtu. Une nuk doja te merresha me to sepse nuk e besoja qe njerezit e besonin seriozisht dhe une si ve faj Shqiperise, medias se shkruar shqiptare qe po transmetonte dicka qe eshte marre nga Kosova pa asnje lloj fakti sepse fundja ne nuk kemi nje kontroll mbi ate qe quajme nje shtyp roze… Nuk kam preferuar te komentoj, por atehere kur eshte tepruar dhe me kane shpikur martesa apo dasma, e kam pare te arsyeshme te nderhyj dhe te shkoj deri ne gjyq. Gjithsesi, une di pak per keto, pasi eshte kompania qe menaxhon te drejtat e mia ajo qe merret me kete pune. Di vetem qe aktualisht jam e paditur ne Vlore (qesh).
Tch: Atehere eshte e vertete qe ju keni qene burim trazirash ne Vlore?
Adelina – (Qesh). Trazira eshte nje fjale e madhe, por ne Vlore u xhirua nje videoklip veror. Nuk them qe eshte videoklipi me i mire i veres, por eshte nje gje e bukur e interesante dhe ndoshta vlen te shikohet. Ka shume situate komike brenda dhe estetike te tepruar per shkaqe skenari, por s’dua ta zbuloj te gjithin. Eshte nje situate komike qe ndodh mes dy personazheve dhe ka dy kuptime, jo perqeshje, por kemi ngacmuar pak klipet ballkanike ku ka hiperbolizime te te gjitha lllojeve, qe tek zgjatimet e flokeve, gjestet e tepruara, ngjyrat etj. Ajo qe ndodhi ne Vlore ishte pak komike, sepse videoklipi solli shume terheqje vemendje dhe per pak kohe u bllokua plazhi. Keto kane qene te gjitha trazirat, asgje me shume. Ne fakt, Vlore e kisha imagjinuar ndryshe, si hera e pare qe shkoja kisha rene edhe une pjese e propagandes apo klisheve te ndryshme. Mbase po, sic thoni ju (I drejtohet prezantueses se Pasdites, Lira Burgijes), i mendoja vlonjatet pak te vrazhde, por Vlora eshte nje qytet shume mikprites dhe ashtu jane edhe njerezit ne te. Pjesa qe kane nje krenari te vecante, qe nuk te hapin rrugen ne timon eshte normale. Ne Kosove ndodh gjithashtu keshtu, ndryshe nuk mbijetohet ndryshe (qesh).
Tch: Ne cilen gjuhe eshte ky videoklip?
Adelina – Eshte ne shqip. Kisha marre kritika nga fansat qe te behej dicka shqip, kisha kater dite te lira dhe thashe pse jo. Kur ke nje kenge qe eshte krijuar nga nje mjeshter si Ardit Gjebrea, eshte mekat qe puna te mos behet klip. Ndaj s’donim nje klip te ekzagjeruar, qe te degjohet kenga.
Tch: Partneri juaj ne klip eshte Julian Deda. Duhet te kete shume gjera per te qeshur?
Adelina – Juli ka nje rol pak me ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim, eshte pak me ndryshe. Personalisht, mendoj se ta quash humorist apo aktor eshte e vogel, pasi ai eshte nje artist i vertete. Une kam pasur fatin qe te aktroj edhe me Zef Deden dhe tani me te birin dhe po i thoja Juilit: “Aman mos e bej djalin aktor se do te arrij deri atje njohjen” (qesh).
Tch: Por, ndersa Juli eshte partneri juaj ne videoklip, Vali eshte partneri juaj ne jete dhe ne pune, si menaxheri juaj. Kush eshte mashkulli qe ka fituar zemren e nje prej femrave me te bukura dhe te talentuara shqiptare?
Adelina – Eshte e veshtire ta pershkruash ne nje interviste. Ne te vertete, eshte pershtypja dhe pamja qe me kane bere te dashurohem. Ne nje koncert ne Zvicer, ne temperatura teper te larta ai po punonte ne skene gjysme i zhveshur dhe me terhoqi menjehere vemendjen. Vali eshte pronari i nje diskotekte ku do promovoja albumin e kaluar dhe atje e kam njohur. Ne kontaktin e pare, po e mendoja per “dj” ose punetor skene. S’me shkonte mendja qe eshte pronari sepse mamaja ime kishte kontaktuar me te dhe se dija si dukej. Doja gjithsesi te bisedoja me te dhe gjeta si menyre per te folur te shaja gjithcka ne ate klab dhe menyren se si pronari e kishte organizuar. Ai qeshte dhe me degjonte. Ne fund mesova qe ishte pronari. Pa dyshim, menyra ime e joshjes ishte me katastrofikja e ndonje femre ne histori (qesh).
Tch: Por, si lindi ajo shkendije mes jush?
Adelina – Ne ishim miq fillimisht dhe ky eshte nje komponent i vecante i lidhjes dhe bisedonim pa tabu per tema te ndryshme. Vali eshte i rritur ne Zvicer dhe France, ndaj ndihesha e lire me dike qe s’ka paragjykime apo stereotipe. Pastaj lindi ajo kimia midis dy njerezve, jam une ajo qe bera hapin e pare, ne fakt s’mund te quhet as hap, sepse ishte direkt nje puthje. Me pas, ai kembenguli qe ndiente te njejten gje, ndonese s’kishte marre kure kurajo qe ta bente per shkak te respektit qe ndiente ndaj meje.
Tch: A kane baze zerat per dasmen tuaj qe jane degjuar?
Adelina – Ne fakt nuk kemi planifikuar ndonje dasem, vetem po na e beri ndonje gazete, shkojme bejme edhe ndonje tjeter pa problem. Une dhe Vali as qe do e benim publike lidhjen tone, por do te ishte e pandershme qe te kem nje lidhje te fshehte, pasi jam person publik dhe i kam falur gjithe jeten publikut. Prandaj, tani te fsheh lidhjen time s’me duket e ndershme. Besoj se duhet te jete keshtu, qe jeta private te jete sa me private, por gjithsesi kam disa pergjegjesira si person publik.
Tch: Adelina nene?
Adelina – Jo, nuk e kam menduar kete ende. Gjithsesi, se kam menduar ndonjehere seksin e femijes, e rendesishme eshte te jete i shendoshe dhe te kete nje jete te lumtur. Vajze a djale nuk ka rendesi. Megjithate, preferencat e mia personale jane qe ne radhe te pare te jem nene dhe pastaj kengetare. Per momentin jam e perqendruar tek karriera. Kur te vendos te beje femije, nuk do te jem me.
Tch: Adelina, si e mbani trupin gjithmone ne forme?
Adelina – Besoj se te gjithe ata qe ulen ne kete studio thone se eshte gjenetike. Ne rastin im eshte pak edhe ajo, por edhe perpiqem shume. Bej cdo dite 60 minuta not, palester, plus impenjimet e shumta me mbajne te gjithe kohen ne levizje. /top channel/

Premtim Xhandarmërisë në Kosovë (Video)

Kur e pyetën pse betimi tërë është praktikisht i aplikueshëm për mbrojtjen e Kosovës, xhandarmëria të them se këto janë metafora në frymën e Shën Vitus.

Xhandarmëria serbe ka një betim i ri, i cili është nisur zyrtarisht dje. Përmbajtja e betimit të cilin ai mësoi për luftën B92 për Kosovën, pa të cilën nuk ka Serbia. Shkrimtari është Bratislav Dikiç, kreu i xhandarmërisë.

Betimi Xhandarmërisë
Kosova ishte nëna ime,
prejardhja ime është në Kosovë,
stërgjyshërit e mi janë nga Kosova,
historia ime është në Kosovë,
populli serb e mi ka lindur në Kosovë,
minave serbe është bërë në Kosovë. Kosova nuk kanë nënën, jo ne nuk kemi origjinën e Kosovës, Kosova nuk kanë paraardhës, nuk kam asnjë historia e Kosovës, Kosova nuk ekziston pa popullin serb tim, Kosova nuk ekziston pa serbe e mia. popullit serb, vëllezër dhe motra, unë betohem në Zot, unë do të fitojë ose të vdesin me nder, për nderin tim, për prejardhjen time, për familjen time, për Serbinë e mia. Me besim në Zot, Kryqit të Shenjtë dhe Nënë Serbia. Rroftë Serbia!
Kur u pyetën se çfarë "do të fitojë apo të vdesin për Serbinë se Kosova nuk është e mundur pa" Xhandarmërisë thonë se njësitë e MPB-së është festuar Shën Vitus, si lavdinë e tyre, dhe prandaj fokusi i betimit të Kosovës. "Kjo është metaforë e pastër. Ne kemi kërkuar për të treguar shpirtin e St 'Vitus për të kërkuar të historisë dhe mos harroni heronjtë e vjetër të Kosovës dhe të përgjithshme të ditës, si në ditën e Betejës së Kosovës dhe për këtë arsye ajo është e thënë do të fitojë apo të vdesin. Asgjë nuk të bëjë me ndryshimin e qeverisë bën betimin dhe Kosovën simbolike Lidhje me një ndryshim të qeverisë në Serbi. Kosova ka qenë gjithmonë e rëndësishme të kësaj njësie, që nga themelimi i saj deri më sot ", thotë stacion Puzović, PR Xhandarmërisë. Për Philip Švarm, krijuesit e "njësi", e cila merret me ngritjen dhe rënien e JSO-së, kjo këngë, thotë ai, "përpjekje e ngathët në krijimin e unitetit dhe solidaritet". "Mendoj se tani është tregues i tanishëm i patriotizmit, sidomos në këtë marrëdhënie politike që është krijuar në Serbi. Pra, ne jemi partioti, ne kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, do të mbajë një preambulën kushtetuese dhe theksoj rëndësinë mitik poetik të Kosovës, "tha ai. Megjithatë, Antonijeviç Milan, avokatët dhe të drejtave të njeriut aktivist , kjo është një surprizë të pakëndshme për dy arsye: theksi mbi përkatësinë dhe duke luftuar për popullin serb dhe referencat për Kosovën, si i vetëm thelbësor. "Kjo njëjti shqetësim sidomos kur ju shikoni në se kjo njësi do të jenë të angazhuar në zonat multiancionalnim, ajo do të ketë kontakte me kombet drugiunm që duhet të veprojnë në Serbi okakva kështu, Serbia jo vetëm Kosova. Kushtetuta thotë që qeveria serbe i rregulluar, ka shumë kombe të tjera që jetojnë në të dhe ne nuk mund vetëm Preambula e Kushtetutës të mbështeten, kur njerëzit të bëjnë një betim për të mbrojtur këtë vend në mënyrën e përcaktuar për të, "thotë ai. Përndryshe, Më shumë se 3000 pjesëtarë të Xhandarmërisë, nën armatim të rëndë, sistematizimin miratuar kohët e fundit, e praktikisht nën komandën e një njeriu. Me të njëjtën punë, rreth 600 i përkasin një skuadër të veçantë, e cila është strukturë të ngjashme me ushtri se policia.

SuperMario, sinjal Spanjës para finales



Italia është kualifikuar në finale të kampionatit evropian Euro 2012, pasi ka mposhtur me rezultat 2:1 Gjermaninë në gjysmëfinalen e zhvilluar në Varshavë Ndeshja filloi në mënyrë të qetë, e në një atmosferë të mirë në Varshavë, ku dominonin gjermanët në numër, por as italianët nuk ishin të heshtur.
Historia e cila flet për Italinë, u tregua në këtë takim, ndonëse edhe ndryshimet e Loew me inkuadrimin e Kroos u treguan negative.
Pas dhjetë minutash lojë, Gjermania bën sulmin e parë. Breshëri goditjesh drejt portës së Italisë ndalen nga Buffon, ndërsa Pirlo largon një top nga vija fatale. Fat i madh për Italinë.
Nga ana tjetër dukshëm u shfaq disponimi i Balotellit, që dy-tri herë dështoi të hapej, por në sytë e këtij leopardi shihej dëshira e zjarrtë për të realizuar.
Gjermania vazhdoi sulmet e vazhdueshme me goditjet nga distanca, të cilat u treguan të dobëta për Gianluigi Buffon, i cili po ashtu ishte tejet në disponim.
Dhe, pasi kaloi bukur dy lojtarë gjermanë, Antonio Cassano edhe më bukur harkoi për Mario Balotellin (20’), i cili ishte i pa përmbajtshëm për Badstuberin, për të shënuar me kokë për 1-0 dhe epërsinë e Italisë
Pas këtij dushi të ftohtë për gjermanët, pasojnë përsëri sulmet e tyre. Podolski dhe Khedira nuk u treguan klinikë para portës, por kur flasim për gjakftohtësi, e kemi një lojtar tjetër në listën tonë.
Një pasim gjenial të Riccardo Montolivos e shfrytëzoi në mënyrë hyjnore Mario Balotelli, i cili i iku grackës së ofsajdit dhe me top vrapoi drejt portës duke e pasur prapa përsëri Badstuberin, por nuk vendosi ta kalonte portierin Neuer, për të vendosur për një goditje nga 16 metra, e cila e la të traumatizuar dhe të shokuar portierin gjerman. 2-0 dhe epërsia e dyfshtë e Balotellit (36’), i cili iu gëzua golit të tretë në këtë kampionat.
Me këtë rezultat mbaroi dhe pjesa e parë, kurse në pushime sigurisht se Loew kishte dy fjalë me mbrojtësit e tij, të cilët nuk ishin kërkah
Pjesa e dytë – Gjermania e filloi këtë fraksion me dy ndryshime. Gomez u largua nga loja, ashtu sikurse Podolski, për të liruar vend për Mario Gomez dhe Marco Reus.
Ishte pikërisht Reus ai që filloi të shfaqej rrezikshëm me disa dalje, duke paralajmëruar një pjesë të dytë të zjarrtë. Pas një gjuajtje të lirë, Marco Reus ishte pranë golit kur në shprehje erdhi supremacia e Buffon, që me ndihmën e shtyllës parandaloi golin.
Në vazhdim prandelli reagoi dhe solli në lojë Alessandro Diamantin në vend të Cassanos, për të stabilizuar lojën dhe pak më vonë në lojë u inkuadrua edhe Thiago Motta, për të forcuar repartin defensiv.
Kështu, Gjermania u hodh në sulm me të gjitha forcat, kurse Italia e forcoi shumë mbrojtjen, duke bërë që nga dy kundërsulme të mos realizonte në portën e zbrazët Marchisio dhe më pas një rast të njëjtë humbi edhe Antonio Di Natale.
Në minutat shtesë, Balzaretti luajti me dorë në zonë, për të detyruar gjyqtarin Stefano Lanoy që të akordojë penalti për gjermanët, të cilën, me sukses e realizoi Mesut Ozil, për të mbajtur gjallë shpresat e gjermanëve në dy minutat e fundit.
Edhe pse rezultati ka mundur të jetë 5:1 për Italinë, ndeshja përfundoi me rezultat 2:1, pasi Gjermania dështoi të realizonte deri në fund.
Në finale Italia do të takohet të dielën më 1 korrik me kampionen aktuale të botës Spanjën. Sfida do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Kievit.

Sa fiton Google për një sekondë!


Paniku i javës së kaluar pas problemeve disa minutëshe të Google u bë shkak për shfaqjen e shumë skenareve të ndryshme në lidhje me problemin.

Por meqë Google nuk bëri ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë problem, atëherë gjithçka që shkruhet mbetet thjesht hipotezë, shkruan Portali Albeu.

Por Adam Thompson, themeluesi i RYP Marketing ka bërë një analizë interesante në lidhje me dëmin që një ndërprerje disa minutëshe mund t'i shkaktojë kompanisë gjigande.

Gjatë analizës së tij, Thompson analizon këtë çështje duke thënë se llogaritja është bërë duke marrë si bazë mesataren vjetore të të ardhurave të Google.

Në vitin 2011, Google realizoi të ardhura rreth 38 miliardë dollarë. Nëse kjo shumë pjestohet me numrin e minutave gjatë një viti (525.600 sekonda), atëherë mund të nxirret përfundimi se fitimi për një minutë është 72.380,95 dollarë.

Në rastin e ndërprerjes 10 minutëshe (aq sa ndodhi javën e kaluar), nxirret përfundimi se për 10 minuta Google ka shënuar një humbje nga të ardhurat në vlerën 725.000 dollarë!